Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ofendime raciste e shkelma ne fytyre, shqiptari bie ne koma  Empty Ofendime raciste e shkelma ne fytyre, shqiptari bie ne koma

Fri 25 Jan 2013 - 12:08
Ofendime raciste e shkelma ne fytyre, shqiptari bie ne koma  25c6fcae-4113-4fe5-95ba-a56f56c90b99---0-

Artan Meta, viktima 45-vjeçare e sherrit, ishte punonjës i barit "Mondial" në Villasor.
Një shqiptar 45-vjeçar, tepër i adhuruar në qytezën e Villasor, është shtruar në Reanimacion, në gjendje kome. Gjithçka ka ardhur si përfundim i një debati, që ka pasur me një klient. Viktima me kombësi shqiptare dhe me profesion shitës në një bar, i tërhoqi vëmendjen klientit, i cili goditi makinën shpërndarëse të cigareve, që nuk i kishte dhënë kusurin për blerjen e bërë.
Si pasojë e kësaj ka nisur një diskutim i zjarrtë, që ka përfunduar me sharje raciste dhe me shkelma në fytyrë ndaj atij që është identifikuar si Artan Meta, i cili ishte punonjës i barit "Mondial". Viktima e agresionit është transportuar menjëherë në spitalin e Brotzu në Kaljari, ku është shtruar për reduktimin e një emtatome të zgjeruar në kafkë. Tami gjendet i shtruar në gjendje kome farmakologjike. Episodi ndodhi sot në mëngjes dhe protagonist i agresionit ishte një 18-vjeçar, i cili është denoncuar në prokurori për shkaktimin e dëmeve të rënda.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi