Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Ajo...
Ajo...
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 21467
<b>Hobi</b> Hobi : .
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te shpia Re
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011

Dashuria e parë, kujtimi më i mirë Empty Dashuria e parë, kujtimi më i mirë

Sun 27 Nov 2011 - 22:21
Në adoleshencë njeriu riorganizon interesat e tij dhe befas i shfaqen dëshira të reja në planet e jetës. Gjatë periudhës së adoleshencës çdonjëri ka pasur kujtime nga jeta dhe mbase disa prej tyre kanë mbetur kujtime të paharruara të jetës së tyre.Festim Hashani është ndër të shumtët e bashkëmoshatarëve të tij që kujtimet e jetës i ruan me mjaft xhelozi. “Çdo njeri është sprovuar nga jeta, ndonëse jeta është e tillë dhe të krijon momente qofshin të mira apo jo të mira. Pra jeta të sjell shumë të papritura dhe me këtë dua të them se edhe unë kam pasur momente mjaft të shumta në jetën time dhe ato më kanë mbetur kujtime të pashlyera. Mund të them se kam shumë kujtime që i ruaj me nostalgji, vlen të ceket koha e fillimit të dashurisë nga e cila përfshihemi të gjithë. Fillimi i saj mbetet kujtimi më i mirë i jetës sime”, ka thënë ai.

Përveç kujtimeve të mira, shpeshherë adoleshentët përfshihen edhe nga situata jo të lakmueshme dhe disa prej tyre kanë kujtime që s’do të donin t’i përsëritnin kurrë. Ankthi, trishtimi, vuajtjet e depresioni e shoqërojnë këtë moshë dhe janë tepër të rrezikshme për të ardhmen e tyre, për shëndetin, por edhe për zhvillimin e personalitetit të tyre, në qoftë se nuk tregohet kujdes. Kjo do të thotë se me adoleshentët duhet biseduar sinqerisht, ngrohtësisht dhe me durim.

Tringa Basholli ka mjaft shumë kujtime të mira në jetë, por ajo thotë se jeta i ka sjellë edhe kujtime që nuk mund t’i harrojë asnjëherë. “Mund të them se deri më tani ruaj disa kujtime shumë të mira, por kam edhe kujtime jo të mira që fatkeqësisht më mbesin në kokë. Kujtim më të mirë kam ditën e përgatitjes së maturës dhe padyshim mbrëmjen që s’ mund ta harroj kurrë”, thotë ajo.

Edhe Labinot Bajgora ka disa kujtime të mira të jetës që nuk i harron kurrë dhe këto kujtime thotë se lidhen më së shumti me shkollën e mesme dhe atë fillore. “Ne të rinjtë kemi më shumë kujtime nga shkolla, disa kujtime i kam nga ditët që iknim nga orët e mësimit, disa kujtime lidhen me ndjenjën e dashurisë së parë, madje besoj se tërë adoleshentët dashurinë e kanë kujtim më të paharruar të jetës dhe shumë pak kam kujtime që më kanë sjellë fatkeqësi në jetë. Prandaj çdo i ri duhet trajtuar dhe mësuar sa më mirë. Adoleshenca nuk është një revolucion, është veçse një periudhë evolucioni ku spikasin dukshëm tiparet e fëmijërisë”, shprehet ai.

Sipas Labinotit, edukimi i adoleshentit duhet të përfshijë përgatitje të mjaftueshme për punë, përdorim inteligjent të kohës së lirë dhe adoptim shoqëror. Nëpërmjet zbulimit dhe zhvillimit të aftësive individuale, ai do të marrë kënaqësi dhe njohuri. Nëpërmjet ushtrimit të vazhdueshëm do të rrisë aftësitë përshtatëse e do të bëhet me i prirë për të provuar kënaqësinë e suksesit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi