Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Martesa: Dashuria e Mirë Për Shëndetin Tuaj Empty Martesa: Dashuria e Mirë Për Shëndetin Tuaj

Sun 5 Aug 2012 - 21:23
Martesa: Dashuria e Mirë Për Shëndetin Tuaj Martesa-580x250
A është martesa e mirë për shëndetin? Në përgjithësi hulumtimet sugjerojnë se është. Të martuarit jetojnë më gjatë, kanë qasje më të mirë ndaj kujdesit shëndetësor, bëjnë jetë më të mirë seksuale, përjetojnë më pak stres, kanë jetë-stil të shëndetshëm, dhe në krahasim me të pamartuarit, kanë përqindje më të ulët të sëmundjes së zemrës, diabetit dhe depresionit.Lista e dobive shëndetësore që vijnë me martesën është e gjatë, në fakt në Amerikë Departamenti i Shërbimeve Njerëzore dhe Shëndetësore e ka bërë këtë pjesë kryesore të kampanjës kombëtare mediale dyvjeçare duke shpenzuar 5 milion dollar për të promovuar dobitë dhe gëzimin e martesës.

Por këtu ka diçka që duhet të dini – meshkujt dhe femrat nuk marrin dobitë e njëjta shëndetësore nga martesa. Jeta seksuale e një mashkullit me gjithë gjasat përmirësohet më shumë se sa ajo e femrës përderisa rreziku i femrës ndaj depresionit tenton të zvogëlohet më shumë nga marrëdhëniet afatgjata siç është martesa.

Në realitet nuk do të thotë se është e nevojshme të martohesh, kuptohet nëse kjo është diçka që nuk ua merr mendja se duhet ta bëni tani. Meshkujt dhe femrat arrijnë shumë dobi shëndetësore vetëm duke jetuar së bashku apo thjeshtë duke qenë në lidhje të qëndrueshme afatgjate, sugjerojnë hulumtimet.

John Gallacher, hulumtues në Universitetin e Mjekësisë Cardiff në Wales, i cili së fundmi ka publikuar një letër në BMJ Journal për dobitë shëndetësore të marrëdhënieve, thotë, “Nuk mendoj se medoemos është çështje e martesës; por më shumë çështje e nivelit të përkrahjes sociale dhe të lidhjes reciproke.”

Jetëgjatësia: Martesa ofron dobi shëndetësore si: jetë më të gjatë. Në krahasim me të pamartuarit, të martuarit kanë jetë mesatarisht më të gjatë dhe shumë më pakë kanë gjasa të vdesin në moshë të re.

Martesa është veçanërisht e mirë në shmangien e aksidenteve fatale, dhunës dhe telasheve tjera, që janë më të zakonshme tek të rinjtë, thotë Michael Murphy, profesor i demografisë në Shkollën Ekonomike të Londrës dhe autor udhëheqës i studimit të 2007ës. Por, pa marr parasysh moshën, jetëgjatësia e mashkullit duket se përfiton më shumë nga martesa se sa ajo e femrës.Sh.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi