Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dashuria dhe martesa – “një detyrim” jo i përjetshëm Empty Dashuria dhe martesa – “një detyrim” jo i përjetshëm

Sun 27 Oct 2013 - 0:18
Dashuria dhe martesa – “një detyrim” jo i përjetshëm 5251a54af02df
Fustani i bardhë, lulet, dasma...ceremonia tradicionale, mbetet një ëndërr për shumëkënd. Në epokën e bashkëjetesës çfarë i shtyn të rinjtë ta zgjedhin këtë institucion? A është një prirje romantike...

"Dhurata më e bukur që më ka bërë i dashuri im është fakti se një ditë më pyeti: Dëshiron të martohesh me mua?", rrëfen një 34-vjeçare. "Nuk do ta harroj kurrë: ai në gjunjë para meje me një unazë në dorë, ishte kaq emocionuese..."

Statistikat thonë se çiftet gjithnjë e më shumë zgjedhin të bashkëjetojnë, e megjithatë fustani i bardhë mbetet ëndërr e shumë vajzave. Është një moment në jetë që mbetet gjithnjë i fiksuar në kujtesë dhe përherë e më pak arsyet që sillnin martesën dikur nga arsyet që e sjellin atë sot ngjajnë me njëra-tjetrën: Më parë, martesa zyrtare ishte një arsye për t'u larguar nga shtëpia prindërore; për të kënaqur dëshirat e prindërve, familjarëve deri edhe njerëzve të fisit; për të zyrtarizuar marrëdhënien seksuale; për të mos u gjykuar nga fqinjët dhe njerëzit që rrethojnë jetën e çiftit. Për të mos harruar pastaj se vetëm në fillim të shekullit XX martesa ishte kusht, ndërsa bashkëjetesa pa martesë ishte jo vetëm e ndaluar, por edhe e dënuar me ligj. Por sot është një kohë krejt tjetër. Atëherë: çfarë i shtyn sot çiftet për të dashur një dasmë? Dashuria natyrisht, edhe pse sot nuk është më nevoja që të presësh martesën për t'u dashuruar me dikë.
Dashuria dhe martesa – “një detyrim” jo i përjetshëm Weddings-slide3
Një pranim i çiftit
"Prej 35 vjetësh kam menduar se isha duke pritur martesën. Të dëgjoja dikë të më thërriste "zonjë".. Në të vërtetë, pranimi i çiftit në nivelin vetjak është i mundur me bashkëjetesën. Por, vetëm me martesën çifti merr një dimension publik. Në një epokë në të cilën tradhtia është banalizuar, ku shumëkush ndahet apo divorcohet pa problem, të tjerë përkundrazi pohojnë dëshirën për t'u lidhur me martesë në një mënyrë, siç e mendojnë së paku në fillim, të përjetshme. Mesa duket, dëshmitare e dashurisë është vetë shoqëria.

Një tjetër arsye është edhe dëshira për të pasur fëmijë, ndonëse sot një përqindje e lartë fëmijësh lindin nga bashkëjetesa. "Nxitja psikologjike e mëmësisë ose atësisë luan ende një rol të rëndësishëm", shpjegojnë psikologët. Dhe në fakt ka shumë që e dëshmojnë këtë. "Jetoja me të dashurën time prej 5 vjetësh dhe në një moment filluam seriozisht të dëshironim një fëmijë. Pikërisht në këtë moment vendosëm të bënim martesën", - thotë Armiri, 37 vjeç.

Të rinjtë e sotëm janë plotësisht të vetëdijshëm për brishtësi në e çiftit dhe martesën e shohin si një mjet për ta përforcuar. Rritja e vazhdueshme e numrit të divorceve nuk duhet të jetë megjithatë një frenë për ëndrrën e "dashurisë së përjetshme". Përkundrazi, është kthyer në një nxitje. Ose më mirë të thuhet, të rinjtë kërkojnë tek martesa pikërisht mbrojtjen nga ndarja e mundshme. Dhe funksionon, sepse martesa është një përzierje e pasionit dhe sensit të sigurisë që vjen nga zyrtarizimi i lidhjes.
Dashuria dhe martesa – “një detyrim” jo i përjetshëm Wedding_wallpaper_09d95
Tradita që po rikthehet
Fustani i bardhë, banketi, dasma... një ëndërr që ka të bëjë ende me vajzat e brezit të sotëm, me të cilën janë përkundur qysh nga fëmijëria. "Dua të jem princesha që i thotë 'po' princit të kaltër!". Edhe nëse nuk e thonë krejt kështu, ka shumë që e mendojnë, e dëshirojnë. "Duhet të jetë e bukur, emocionuese", besojnë.

Për më tepër, gjithnjë e më shumë vajzat e fejuara ëndërrojnë që të kenë një martesë nga ato të vjetrat fare. Duket sikur ritet që teorikisht duhet të fashiteshin për shkak të vjetrimit të tyre nga koha, janë rikthyer për t'u përvetësuar...Por jo krejtësisht ashtu siç kanë qenë, sepse të rinjtë shpikin dhe krijojnë, përziejnë rite e rregulla të reja e të vjetra, të çuditshme sa më shumë, me të vetmen arsye që ta bëjnë ditën e martesës së tyre të paharrueshme, për veten, por mbi të gjitha për të tjerët...(sepse po të ishte vetëm për vete, do të martoheshin në një ceremoni të ngushtë që nuk bie në sy). Pra, dëshira për t'u pranuar shoqërisht si një çift është aq e madhe sa ka rikthyer në modë edhe ritet e vjetra.

"Po", por me rezerva
Nuk duhet keqkuptuar: rikthimi i madh te martesa nuk shënon një hap prapa. Dhe kjo ka të bëjë me faktin që ka një ndryshim thelbësor: në të kaluarën martesa ishte një nevojë, një detyrim i përjetshëm. Sot është një gjë që zgjidhet mes skemave të tjera të mundshme, bashkëjetesës, lidhjeve të lira. Dhe mbi të gjitha, nuk e përjashton mundësinë e ikjes: rruga mbetet e hapur nëse gjërat nuk funksionojnë, pavarësisht zyrtarizimit të lidhjes... Fundja, rikthimi te martesa ndodh në kohën kur divorci nuk është më tabu. Martesa e sotme ka sukses sigurisht për autonominë e saj: qysh në fillim bëhet një bashkim i bazuar mbi zgjedhjen e gjithsecilit, pa detyrime familjare, sociale ose kulturore. Brenda çiftit ekziston edhe bindja se martesa mund të jetë një vetërealizim, ama me vetëdijen se jo gjithçka mund të realizohet brenda çiftit dhe se nuk duhet parë si i vetmi burim sigurie dhe mirëqenieje.

Sepse është thënë "po", por pa pasur ndërmend "një detyrim të përjetshëm" apo dënim për të qëndruar përgjithnjë bashkë me çdo kusht.

Martesa është bërë, siç thonë dhe psikologët, një angazhim simbolik. Edhe pas kësaj një çift mundet të rrijë bashkë, por duke pasur me vete edhe përmasën e lirisë: kjo është kërkesa e të martuarve të sotëm. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi