Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
jeta.17
jeta.17
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 400
<b>Hobi</b> Hobi : lEXIMI
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : KOSOV
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2011

10 zbulimet më të papërshtatshme shkencore. Empty 10 zbulimet më të papërshtatshme shkencore.

Mon 28 Nov 2011 - 13:20
Message reputation : 100% (1 vote)
Shkenca shpesh herë ka arritur në disa përfundime surprizuese mbi botën në të cilën jetojmë. Këto zbulime kanë përmbajtur doza të larta ndikimi ndaj secilit prej nesh si në mënyrën e jetesës ashtu dhe në perceptimin që kemi ndaj vetes dhe planetit. Por a janë disa fakte më mirë të paditura se sa të diskutuara nga publiku i gjerë global? Sigurisht që shkenca është e lavdishme dhe shpesh shërben si një mekanizëm qartësie në qendër të një bote kaotike. Por shpesh herë duhet thënë se zbulimet shkencore janë kundërintuitive dhe disa herë shokuese për të gjithë ne. Pikërisht në këtë drejtim ekzistojnë dhjetë dhe më shumë zbulime të cilat na kanë ndryshuar mendësinë dhe përqasjen tonë tonë ndaj jetës.



1. Toka nuk është qendra e universit



Kemi pasur 400 vjet kohë për t’u mësuar me këtë ide, por ajo vazhdon të shqetësojë një pjesë të madhe të intelektit tonë. Kjo pasi të gjithë mund të shohim se dielli shfaqet në lindje, përshkon të gjithë qiellin gjatë ditës dhe në fund ulet në perëndim, ndërkohë që Toka është e qëndrueshme dhe e palëvizshme. Kur Koperniku propozoi mundësine se në vend të kësaj teorie është toka dhe planetet e tjerë të cilët lëvizin rreth diellit ai u prit me skepticizëm të lartë pasi ofronte një teori e cila do të duheshin disa gjenerata për ta përshkruar. Shkencëtari italian Galileo Galilei shkoi dhe më larg se idea e Kopernikut. Ai përdori një teleskop për të ofruar fakte mbi teorinë e tij të tokës në formë heliocentrike dhe jo të rumbullakët. Por disa nga bashkëkohësit e tij u shqetësuan aq shum nga zbulimi sa as pranuan të përdorin teleskopin për të analizuar teorinë. Përplasja me besimin e kohës dhe me njohjet e të gjithëve ishte aq e lartë sa autoriteti i Kishës e cilësoi Galileon si heretik dhe e dënoi nën ligjet e rrepta të inkuizicionit.



2. Mikrobet po fitojnë betejën kundër ilaçeve



Antibiotikët dhe vaksinat kanë shpëtuar me mijëra jetë njerëzish. Pa ekzistencën e tyre shumica prej nesh do të ishin larguar nga jeta në moshë të re si pasojë e poliomelitit, gripit të rëndë apo viruseve të tjera. Por disa mikrobe kanë rezultuar me një hap zhvillimi më të madh se ai i mjekimeve dhe për pasoj mënyrat e kurimit të tyre ende po vonojnë. Në këtë drejtim shkenca thotë se virusi i gripit evolon aq shpejt sa vaksina e sotme është e panevojshme dhe e pafuqishme për të njëjtin grip në vitin e ardhshëm. Momentalisht spitalet janë të tej mbushur me bakterin rezitues ndaj antibiotikut të quajtur Stafilokok i cili mund të shndërrohet nga një mikroqelizë në një infeksion i cili rrezikon jetën. Për më tepër po shfaqen dhe sëmundje të tjera të përftuara nga kafshët si virusi ebola nga majmunët, SARS nga brejtësit si dhe gripi i shpendëve apo gripi i derrave. Për të mos harruar dhe turbekulozn, sëmundja e cili shumë vjet më parë mori jetën e disa nga mendjeve më të shquara të njerëzimit duket se po rishfaqet në ditët e sotme pasi sipas analizave ky virus ka zhvilluar një rezistencë ndaj ilaceve të përdorura. Mund të themi se dhe në shekullin e 21-të është e mundur vdekja nga mallrat e zakonshëm të konsumit.



3. Janë zhdukur rracat njerëzore në të shkuarën, ndoshta dhe ne jemi një e tillë



Paleontologët kanë identifikuar pesë pika në historinë e tokës kur, për cfarëdo arsye si impakte të asteroidëve, shpërthime vullkanike apo ndryshime klimaterike, kanë eliminuar dhe zhdukur shumicën e rracave në kohët e kaluara. Pikërisht koncepti i zhdukjes në kohën e shpalljes së tij u prit me mosbesim dhe u desh kohë që të implementohej në mendjet e njerëzve. Sot, sipas pjesës më të madhe të biologëve, ne ndodhemi në qendër të zhdukjes së gjashtë masive. Tek sa njerëzit u spostuan nga një kontinent në tjetrin, shumë kafshë të cilat kishin ekzistuar për mijëra vjet nisën të zhduken si elefantët europianë, kangurët gjigantë në australi apo dinosaurët në Azi. Por edhe pse kjo valë rezulton e rrezikshme, njerëzit vazhdojnë të përshpejtojnë procesin e zhdukjes me anë të gjuetisë, shkatërrimit të habitateve, shpikjen e specieve të reja apo përhapjen e qëllimshme dhe paqëllimshme të sëmundjeve.



4. Ushqimet e shijshme nuk bëjnë mirë pë shëndetin



Në vitin 1948, një studim nga Massachusetsi përfshiu më shumë se pesë mijë rezidentë në një analizë të faktorëve të rrezikshëm ndikues në sëmundjet e zemrës. Ky studim si dhe të tjerë me baza epidemologjike ambicioze kanë treguar se ndikim të lartë ndaj sëmundjeve të zemrës, mbytjes, diabetit, disa llojeve të kancerit dhe probleme të tjera shëndetsore, kanë kryesisht dhe ushqimet e shijshme. Byftek, bërxollë, patate të skuqura, vezë, ëmbëlsira me krem pasticerie, mesa duket përmbajnë doza të larta rreziku për të gjithë ne. Sigurisht që dhe disa ushqime të tjera të shijshme janë të shëndetshme si për shembull manaferrat, arrat apo vera e kuqe nuk janë të dëmshme për shëndetin, por përsëri në një mesatare të përgjithshme tregon shenj negative të tyre. Shija elegante njerëzore u zhvillua në kohërat e mungesave. Në atë kohë bënte sens që paraardhësit tanë gjahtarë të shtonin në ushqimet e tyre kripën apo sheqerin. Por sot, kur jeta është më se sedentare dhe restorantet nuk mungojnë, këto teprica, edhe pse të shijshme, janë shumë të dëmshme.



5. E=MC2



Ekuacioni i famshëm i ndërtuar dhe zbuluar nga Albert Einstein është me siguri një ndër zbulimet më brilante dhe më të bukura shkencore, por në të njëjtë kohë përfaqëson dhe një rrezik të lartë. Fuqia e shpjeguar sipas ekuacionit tregon se C2, apo shpejtësia e dritës shumëzohet me veten. Por kur zotëron këtë multiplikator, nuk nevojitet ndonjë masë e madhe, le të themi plutoni, për të krijuar energjinë e nevojshme për të shkatërruar një qytet të tërë.



6. Mendja juaj në fakt nuk është e juaja



Frojdi mund dhe të ketë gabuar në përshkrimin e disa detajeve, por një ndër idetë e tij kryesore, se shumica e sjelljeve, besimeve dhe emocioneve tona janë të drejtuara nga faktorë të cilët nuk i njohim, ka rezultuar më se korrekte. Për shembull nëse ndiheni të lumtur, optimist dhe ambicioz, mjafton të shikoni motin. Ditët me diell kanë efektin ti bëjnë njerëzit më të gëzuar dhe social. Një tjetër faktor është se sa më shumë të shohësh një njeri apo një send, aq më shumë ai të pëlqen. Ne përdorim disa andekdota apo përgjithësime të gabuara, keqinterpretojmë informacione për të mbështetur konceptet tona dhe jemi shpesh herë lehtësisht të manipulueshëm nga detaje të parëndësishme. Vendimet, ndjenjat, kërkesat, kënaqësitë, dështimet apo përfitimet tona shpesh herë nuk vijnë fare nga ato që mendojmë ne.



7. Kemi ardhur nga majmunët



Darvini me teorinë e tij të evolucionit mbi selektimin natyror mund dhe të jetë frymëzues. Ndoshta nga njohuritë mbi ndryshimet dhe zhvillimet e shumta gjeologjike të tokës dhe të kafshëve. Pikërisht aftësia për të vlerësuar dhe për të kuptuar natyrën është një armë e cila duhet të na bëj të ndihemi të vecantë, por ajo thjesht na lejoi të kuptojmë nuk jemi asgjë më shumë se një variacion i trupit dhe mendjen së një primati, apo majmuni. Njerëzit ndoshta mund të kenë aftësi të tepruara për të krijuar mendime abstrakte, por ne jemi më të dobët, më të ngadaltë dhe më pak të shëndetshem se ta. Gjithsesi fakti se jemi pasardhës të majmunëve nuk ka se si të jetë një fakt i ngushullues për të mos thënë i gëzueshëm.



8. Kulturat dhe shoqëritë janë përfshirë në sakrifica njerëzore



Le të themi se jemi në prag të vdekjes dhe po përgatisim një cantë për ta marrë me vete në jetën përtejme. Cfarë do të marrim? Dy monedha për drejtuesin e varkës së botës së vdekur? Disa lule apo isa karamele për të njohurit? Nëse do të ishit faraon në Egjiptin e Lashtë, do të kishit therur dhe varrosur shërbëtorët së bashku me ju për tiu shërbyer dhe në jetën tjetër. Ndërkohë konkubinat sakrifikoheshin në Kinën e Lashtë për të shërbyer dhe pas vdekjes. Ndërkohë Aztekët therrën dhe vranë dhjetra mijëra njerëz për të inaguruar disa nga ndërtimet e tyre. Në fakt është e vështirë që të dallosh faktet nga hamëndësimet kur bëhet fjalë për këto rituale. Sakrifica shpjegohet në bibël, në mitologjinë greke, në epokën romake si dhe në shumë tekste të lashta. Pikërisht në këtë drejtim disa nga zbulimet arkeologjike kanë treguar se në të shkuarën ishte shumë i zakonshëm rituali i vrasjes dhe ndonjëherë rituali i ngrënie së njerëzve.



9. Tashmë e kemi ndryshuar klimën për shekullin e 21-të



Mekanizmat e ndryshimit klimatik në fakt nuk janë dhe aq të komplikuara. Ne djegim mbetje fosile produkti i së cilës është dioksidi i karbonit. Ky i fundit përfshihet në atmosferë dhe zotëron nxehtësinë duke ngrohur sipërfaqen e planetit. Pasojat e kësaj janë të dukshme : akullnajat po shkrijnë, lulet po çelin më shpejt, ndërsa njerëzit dhe kafshët po spostohen drejt lartësive për të jetuar në temperatura më të ulta. Akoma më shqetësues është fakti se dioksidi i karbonit dergjet në atmosferë për qindra vjet dhe ne sapo kemi filluar të përjetojmë efektet e ndryshimit klimatik të induktuar nga njeriu. Për të mos thënë se parashikimet në lidhje me këtë fakt rradhiten nga të dëmshme tek katastrofike.



10. Universi është i përbërë nga efekte që nuk mund as t’i imagjinojmë



Çfarëdo që ju shkon në mendje kur duhet të përfytyroni Universin si planetet, yjet, galaksitë, vrimat e errëta apo pluhuri planetar, përbëjnë vetëm 4% të tij. Pjesa tjetër vjen në dy forma të errëta apo të paditura: materie e errët në rreth 23% dhe energji e errët në 73%. Shkenctarët dhe mund të kenë një ide të paqartë mbi kuptimin e materies së errët, por ata nuk kanë absolutisht asnjë ide se cfarë është energjia e errët. Tentativat për të zgjidhur këtë injorancë ka mobilizuar breza të tërë astronomësh mbi rimendimin e një kozmologjie fizike me qëllim rivalizimin dhe pse jo kalimin e revolucionit të shpallur nga Galileo në një pasdite në qyetin e Padova-s.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi