Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si mendoni ju,si duhet te veprojne??... Empty Si mendoni ju,si duhet te veprojne??...

Mon 28 Nov 2011 - 16:41
Po flisja sot me nje shoqe,dhe krejt rastesisht ra fjala tek njerezit qe te nderhyjne ne jeten tende,perfshi ketu edhe prinderit....Po me tregonte nje histori qe kishte ndodh ne Shkoder dhe qe prinderit ishin pak a shume ne udhekryq...

Ne nje familje pas 3 gocash lind nje cun,e cdo gje duket se shkon mire...Rreth 6 muajsh cuni eson nje aksident(te cilat sja di tamam hollesite),dhe i hiqet degjimi,si rrjedhoje femija nuk mundet as te flase me vone...Rritet cuni dhe e cojne ne Tirane ne nje shkolle per shurdh-memecet...Djali atje perparon,meson te flase me gjuhen e tyre,gjithashtu dhe familja...Pasi kthehet ne shtepi,pasi mbaron shkollen ne nje moshe 24 vjecare,xhaxhai e merr si ndihmes ne punishten e tij...Aty krejt rastesisht njihet me vajzen e nje punetori,e cila dhe kjo shurdh-memece...Qe ne fillim xhaxhai i cunit dhe babai i vajzes vene re afrimitetin e dy te rinjve dhe fillojne te bejne te mundur largimin e tyre pak nga pak....Xhaxhai,i jep pushime cunit te mos duket per nje periudhe ne punishte,ndersa babai i vajzes e nis gruan dhe vajzen ne plazh(Velipoje),me pushime....
Keshtu ne pamje te pare duket sikur ceshtja u zgjidh....
Problemi fillon kur vajza merr lek fshehtas prinderve,i hip makines dhe shkon ne Shkoder te takoje cunin....Prinderit e cunit te habitur,prinderit e goces te shqetesuar ku ka ik goca....Prinderit e cunit lajmerojne,prinderit e goces qe goca juaj eshte tek ne...Mblidhen familjaret dhe te dy,cifti,pohon se duhen,se duan te fejohen...E ema e goces mbeshtet gocen e saj dhe eshte dakord qe lidhja e tyre te behet zyrtare...Edhe tana kane te drejte te jetojne jeten,te perjetojne dashurine,sipas mundesive qe kane...
Babai i goces dhe asnjeri nga prinderit e cunit nuk e aprovojne kete fejese...Ata mendojne,qe kjo lidhje eshte e deshtuar,pasi aftesite e kufizuara te ketyre,nuk lejojne per te formuar dicka te shendoshte...
Gjeja e pare,ata do jetojne bashke,do behen me femije,si do degjojne femijen,kur qan,kur rrezohet??Si do kuptojne zhurmat e ndryshme qe ndodhin ne shtepi?Apo duhet sezben te jetoje me to nje person i trete??...
Cifti nuk lekundet o do jetojne bashke o ska,prinderit sdine cte bejne...

Si mendoni ju,si duhet vepruar?...Duhet lene qe keta te dy te jetojne dashurine e tyre,pavaresisht aftesivete kufizuara qe kane,apo ti largojne nga njeri-tjetri??...Apo ndoshta duhet nje njeri te rrije 24 ore ne 24 me to??...Po flasim ne kushtet e Shqiperise....





Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi