Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Afrodiziaket me te mire per nje jete plot pasion  Empty Afrodiziaket me te mire per nje jete plot pasion

Tue 29 Nov 2011 - 2:48
Tek disa ushqime ekzistojnë disa sekrete erotike. Zbulojeni pushtetin e tyre afrodiziak dhe shtojeni dëshirën tuaj seksuale.AkulliAkulli ju ndihmon te testoni ndryshimet e temperaturës ne fillim te aktit. Me duart tuaja te ftohta ju do i jepni një tjetër ndjesi partnerit. Përgatisni disa copa akulli tek te cilat hidhni pak mjaltë dhe do e shihni ndjesinë qe do japin ne gojën tuaj dhe atë te partnerit.Havjari
Havjari stimulon qarkullimin e gjakut si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. A e dinit qe domethënia e fjalës havjar është “Buka e te dashuruarve”?. Paguani pak me shume gjate një mbrëmjeje për te kaluar momente kënaqësie. Shoqërojeni edhe me një gote vodka te freskët! Kâma-Sutra rekomandon te konsumoni një doze te madhe për te rigjetur formën seksuale.

Koktejet

Një koktej mund te ngjalle dëshirën seksuale me shume sesa ju e mendoni. Ndërmjet filtrit te dashurisë dhe pluhurit magjik, kjo përzierje e ëmbël mund te nxite shume kënaqësi. Pijeni ne një gote me partnerin dhe ndani edhe te njëjtën pipe. Zbukurojeni gjithmonë koktejin tuaj me pak kanelle, vanilje apo xhenxhefil.

Për te përgatitur këtë koktej ju mund te përdorni 2 shege. Hiqjani kokrrat dhe hidhini ne 2 gota (ose edhe ne një te vetme). Hidhini 2 luge gjelle mjaltë, vere te kuqe dhe i luge kafeje kanelle. Lëreni ne frigorifer për dy ore dhe me pas shijojeni.

Shafrani

Shafrani është një erzë shume e çmuar. Ajo ka veti afrodiziake, por mbi te gjitha kur e përdorim ne ushqim, ndihmon tretjen dhe nuk te le te shëndoshesh. Është shume e mire nëse përdoret edhe pas vaktit., por ne sasi te vogla. Mos e teproni sepse mund t’iu sjelle edhe gjumë.

Hidhni 14gr pluhur shafrani ne 1 litër ujë dhe ziejeni për 15 minuta. Pini nga një gote për 10-15 dite.

A e dinit se shafrani konsiderohet si një afrodiziak shume i mire sidomos për femrat? Ai vepron tek mitra dhe heq dhimbjen gjate ciklit. Ai gjithashtu ndihmon ne lubrifikimin me te madh te vagjinës.

Tërshëra

Tërshëra është plot hormone bimore dhe rrit se tepërmi dëshirën seksuale! Ajo ndihmon për te larguar problemet provizore dhe mundëson një ekuilibër nervor.

Për te përgatitur një përbërje duhet te veproni kështu. Merrni rreth 30gr tërshëre dhe ziejeni ne 1 litër ujë për 15 minuta. Lëreni te ftohet dhe konsumoni 1 deri dy gota ne dite. Edhe nëse bëni çdo jave një banje me tërshëre do e rrisnit shume dëshirën seksuale.

(marre nga topSanté)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi