Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
jeta.17
jeta.17
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 400
<b>Hobi</b> Hobi : lEXIMI
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : KOSOV
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2011

Gjyshi dhe gjyshja më të rinj në Britani Empty Gjyshi dhe gjyshja më të rinj në Britani

Tue 29 Nov 2011 - 11:01
Gjyshi dhe gjyshja më të rinj në Britani Gjyshe


Gjyshi dhe gjyshja më të rinj në Britani janë vetëm 29 dhe 30 vjet. 30-vjeçarja Kelly John dhe ish i dashuri i saj, 29-veçari Shem Davies, u bënë gjyshe dhe gjysh pasi e bija e tyre Tia kishte lindur muajin e kaluar.
Një javë pas lindjes, Tia kishte festuar ditëlindjen e 15-të të saj. I dashuri i saj, Jordan Williams, me të cilin është në lidhje 18 muaj, gjithashtu ka 15 vjet. Edhe pse është shumë e re, Tia për britaniken People.com tha se nuk i vie keq pasi që tani në moshe të re është bërë nënë.
“Nuk planifikoja që ditëlindjen time të 15-të ta kaloj në spital me beben time, por Gracy është dhurata më e mirë që do ta kisha marrë. Nuk kam dert që isha vetëm 14 vjeçe kur mbeta shtatzëne dhe që jam shumë e re të jem nënë. Tani më nuk ndjehem si fëmijë. Edhe nëna ime ishte në të njëjtën moshë kur më lindi mua dhe është gjendur shumë mirë. Kemi lidhje të shkëlqyeshme. Nuk mund të paramendoj nënë më të mirë se ajo” – tha Tia.
Megjithatë, ajo nuk do të ishte e gëzuar nëse e vogla Gracy një ditë kur do të ketë 14 vjeç të i thotë të ëmës së saj se është shtatzëne. “Do të isha e shqetësuar. Nuk do të isha e gëzuar, por unë e di më mirë se të gjithë se këto punë mund të ndodhin. Do ta kisha bërë të njejtën që e bëri nëna ime, gjegjësisht do ta kisha respektuar vendimin e saj për shtatzani dhe do ta kisha mbështetur plotësisht” – pranoi ajo.
Lindja e Gracy kishte qenë problematike, sepse tek Tia (nëna e saj) kishte ca komplikime, andaj lindja ishte cezariane dhe menjëherë pas lindjes ajo u transferua në dhomën për kujdes intenziv, sepse ishte e vogël dhe e dobët.
Për fat të mirë, Gracy çdo ditë bëhet gjithnjë e më e fortë dhe familja e saj janë shumë të gëzuar për atë.
“Jemi shumë të gëzuar që Gracy po përparon. Gëzohem shumë me Tia-n. Ajo do të jetë nënë briliante. Në fillim nuk isha i gëzuar që ka ngelur shtatzëne aq herët, por e kalove edhe atë” – tha gjyshi i ri.
Tia dhe i dashuri i saj nuk do të jetojnë sëbashku, të paktën viteve të ardhshme. Tia do të jetojë me të ëmën e saj, e cila planifikon të kujdeset për beben e vogël deri sa Tia është në shkollë.
“Tani për tani, Tia do të mbetet me mua dhe babain e saj Karl. Unë do të kujdesem për Gracy-n kur Tia do të jetë në shkollë. Ajo duhet të mbarojë arsimin e saj. Ajo është mjaft e mençur dhe nuk dua që tani pasi është bërë nënë, të ndaloje me sukseset e reja në jetën e saj” – theksoi Kelly.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi