Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Te prekurit me AIDS Greqia rritje 53 vetem brenda nje viti Empty Te prekurit me AIDS Greqia rritje 53 vetem brenda nje viti

Tue 29 Nov 2011 - 15:20
Te prekurit me AIDS Greqia rritje 53 vetem brenda nje viti Aids_2Numri i të prekurve nga sëmundja AIDS ka shënuar një rritje të pashembullt prej 53%, vetëm Brenda një viti në shtetin grek. Të prekurit nga virusi HIV, shkaktar i sëmundjes AIDS, kanë arritur në 800 vetë vetëm brenda një harku kohor prej dhjetë muajsh. Duke iu referuar statistikave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë greke mesohet se sëmundja është përhapur kryesisht nga përdorimi i shiringave të drogës, emigracionit ilegal në rritje të vazhdueshme si dhe nga prostitucioni i jashtëligjshëm. Sipas të dhënave të këtij raporti vetëm nga përdoruesit e drogës ka një rritje prej 1260% nga një vit më parë që janë infektuar me virusin HIV.

Specialistët deklarojnë se një tjetër shkak i përhapjes me hapa galopantë i virusit HIV, janë edhe kushtet e vështira socio-ekonomike që po kalon Greqia. Tronditje për mbarë opinionin publik ka përbërë edhe deklaratat e mjekëve të cilët njoftojnë se ka persona që infektohen qellimisht me virusin HIV në mënyrë që të përfitojnë ndihmën ekonomike për këtë kategori prej 700 eurosh.

Reagimi ka qënë i menjëhershëm për këtë bilanc alarmant, Organizmi Kundër Lëndeve Narkotike, OKANA, ka njoftuar se do të shpërndaje falas mbi 200.000 shiringa dhe kontraceptive për përdoruesit e lëndeve narkotike. Në përpjekje për t’i vënë sadopak fre përhapjes së AIDS-it. Sipas të dhënave zyrare rezultojnë 11340 raste me HIV AIDS në Greqi, nga të cilët 2152 kanë humbur jetën, 5500 vazhdojnë dhe marrin mjekimet dhe 3235 të tjerët janë diagnostifikuar me virusin HIV

Lexoni me shume per temën: Te prekurit me AIDS Greqia rritje 53 vetem brenda nje viti tek www.albanians.gr
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi