Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Japonia, vendi i beqarëve Empty Japonia, vendi i beqarëve

Tue 29 Nov 2011 - 23:13
Shumica e japonezëve nuk kanë një të dashur dhe nuk e duan një të tillë, ishte përfundimi i një studimi qeveritar. Në një anketë të gjerë të popullsisë, u provua se 61% e meshkujve të pamartuar midis moshës 18 dhe 34 vjeç nuk janë të përfshirë në një lidhje, ashtu si edhe më shumë se gjysma e femrave.Në anketën e fundit të vitit 2005, tendenca për të qëndruar vetëm ishte më e ulët. Japonia është një prej vendeve me lindshmërinë më të ulët në vend dhe pritet që gjatë shekullit të XXI, popullsia prej 120 milion banorësh e ishullit të reduktohet në mënyrë drastike.Midis atyre që janë beqarë, një në katër shprehen se as që kanë ndërmend të kërkojnë për një partner. Disa cituan vështirësitë ekonomike në formimin e familjes, ndërsa të tjerë pamundësinë e gjetjes së një partneri të mirë pas moshës 25-vjeçare, si shkaqet kryesore të vendimit të tyre.

Shumë prej femrave pretenduan gjithashtu se mendojnë që jeta si beqare i përshtatet shumë më tepër se sa martesa. Më shumë se një e katërta e meshkujve dhe femrave beqare midis moshës 35-40 vjeçare nuk kanë patur asnjëherë një raport seksual.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi