Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

250 Proverba per Dashurine Empty 250 Proverba per Dashurine

Wed 30 Nov 2011 - 0:02
Pershendetje te gjitheve.
Ne vijim te kesaj teme do te keni mundesine qe te lexoni
250 Proverba te thena per Dashurine, nga njerez te shquar
dhe nga Filozofe me emer.

Shpresoj qe t'ju pelqejne sadopak.

Lexim te kendshem.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

250 Proverba per Dashurine Empty Re: 250 Proverba per Dashurine

Wed 30 Nov 2011 - 0:02
1. Dashuria e parë i ngjan borës së parë, rrallë ndonjëherë mbetet.
Finlandeze.


2. Barra e madhe mund për deve, dashuria e madhe mund për zemër.
Mongoleze


3. Dhuratë e mirë nga i dashuri është edhe një tufë bari.
Azerbejxhane


4. Dashuria as nuk mundet të blihet, as nuk mundet të shitet. Çmimi i vetëm i dashurisë është dashuria.
Angleze


5. Dashuria është e verbër, por shihet prej së largu.
Italiane


6. Vetëm dashuria mund ta ndërtojë brenda një nate Murin Kinez.
Koreane


7. Jeta pa dashuri është si viti pa pranverë.
Suedeze


8. Me atë që duhemi, tallemi më së shumti.
Franceze


9. Çdo ndarje është një pjesë e vogël e vdekjes.
Fmnceze


10. Bukuria për një herë, dituria për gjithë herë.
Shqipe


11. Bukuria është si lulja kur lulëzon, por shpejt vyshket.
Italiane


12. Bukuria është premtim i fatit.
Stendali



13. Të bukura janë vetëm ato gjëra, që nuk na interesojnë.
Uajldi


14. Ishte e bukur si gruaja e huaj.
Morandi


15. Ari është i bukur, por bukuria ia tajkalon.
Masingjeri


Bukuria e vërtetë, si dhe mençuria e vërtetë është shumë e thjeshtë dhe e kuptueshme për të gjithë.
Gorki


16. Bukuria është diç shtazarake nëse nuk përshkohet edhe me mençuri.
Demokriti


17. Bukuria frenon çdo zemërim.
Gëte


18. Në gjumë dhe në errësirë çdo gjë është e bukur.
Vidmari


19. Bukuria e tërheq vjedhësin më tepër se ari.
Shekspiri


20. Gruaja e bukur e vera e ëmbël, farmak për zemër.
Shqipe


21. Bukuria është burimi i të gjitha dashurive dhe fatkeqësive të mëdha.
Lakorderi


22. Vetëm e vërteta është e bukur.
Dekarti


23. Bukuria është letra që i rekomandohet zemrës.
Shopenhaueri



24. Qeni për qenin është më i bukuri, ashtu si njeriu për njeriun.
Epiharmi


25. Të bukurit janë të bukur vetëm pse janë të rrethuar nga të shëmtuarit.
Shezali
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

250 Proverba per Dashurine Empty Re: 250 Proverba per Dashurine

Wed 30 Nov 2011 - 0:03
26. Mbretëresha e vetme e vërtetë është bukuria e gruas: sundon posa të paraqitet.
Shileri


27. Nuk është e bukur ajo që është e bukur, por e bukur është ajo që ju pëlqen.
Italiane


28. Bukuria është burim i pashtershëm i gëzimit për atë njeri që di ta gjejë këtë burim.
Kareli


29. Të bukurave çdo gjë u falet.
Boigny


30. Bukuria gjithmonë u sjell femrave dhe meshkujve më shumë dhembje se sa gëzim.
Tomazeu


31. Dashuria e parë është më e ëmbël se mjalti i bletëve.
Dctgestane


32. Dashuritë e para janë si dhëmbët e parë: dalin pa dhembje dhe ua lëshojnë vendin të tjerëve.
Dyma i Ri


33. Dashuria e parë është shumë e madhe dhe njëkohësisht shumë e vogël.
Hygo


34. Nga të gjithë budallallëqet që bën një vajzë, më i madhi është dashuria e saj e parë.
Kocebu


35. Njeriu ka shumë dashuri të mëdha e të vogla në jetë, por ka vetëm një dashuri të parë.
Dostojevski


36. Në dashurinë e parë gruaja do dashnorin, në të tjerat do dashurinë.
La Roshfitko

37. Ai që të detyron të qash, ai edhe të do.
Shqipe


38. Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s'ka asnjë shije.
S.Frashëri


39. Kur njeriu e ka zemrën plot me dashuri, shpirti i ushqehet me shpresa.
P.Vasa


40. -Pse dashuron?
-Që të lirohem prej një pjese tjetër të dhembjes që s'e shterr puna krijuese dhe që të frymëzohem për punë.
Qosja


41. Dashuria dyshon dhe beson me të njëjtën forcë.
Xoxa


42. Të dashurosh do të thotë të robërohesh nga vetvetja.
Spasse


43. Kush nuk mund të tregojë sa dashuron, ka njohur vetëm një dashuri të dobët.
Petrarka


44. Dashuria është iluzion.
Uajldi


45. Mësoni, mësoni, mësoni dhe do të bëheni të arsimuar; dashuroni, dashuroni, dashuroni dhe do të bëheni të mëdhenj.
Tomaseu


46. Në dashuri nuk është rritur askush.
Eemarku


47. Dashuria dhe fati ndërlidhen kështu që k'ush është imun në dashuri, imun është edhe në fat.
Sheli


48. Kush dashuron nuk guxon të flasë për viktima.
Bjernsoni


49. Në qoftë se askush nuk na do, atëhere as veten tonë nuk e duam.
De Stali


50. Në dashuri është e mundur të falësh shumëçka, por jo edhe të harrosh.
Shamfori
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

250 Proverba per Dashurine Empty Re: 250 Proverba per Dashurine

Wed 30 Nov 2011 - 0:03
51. Dashuria ka dy përcjellës: të mirën dhe durimin.
Aligieri


52. Dashuria ushqehet me shpresë.
Lao Ce


53. Dashuria është si ngarja e automobilit: starton ngadalë, vozit shpejt, por frenon vetëm kur është, shumë 5 vonë.
Sagani


54. Kush ndalet të mendohet për dashuri, nuk dashuron më.
Kocebu


55. Dashuria bën çudira çdo ditë: ajo dobëson të fuqishmin, forcon të dobëtin, nga i mençuri bën budallain, i nga budallai të mençurin, favorizon pasionet dhe zhduk arsyen. Me një fjalë, i përmbys gjërat.
Polaku


56. Të jesh i dashuruar do të thotë më tepër se të jesh i pasur, sepse do të thotë të jesh i lumtur.
Tileri


57. Kam lexuar diku se dashuria është kapitulli i parë në librin e madh të mosmirënjohjes.
Sandi


58. Dashuria është çështje e ndjenjave e jo e dëshirave. Nuk mund të dashuroj pse dua, e më së paku pse duhet, andaj dashuria e obliguar është e marrë.
Kanti


59. Dashuria fitohet me dashuri.
Spanjolle



60. O zot, kur të vdes, ruaje në qetësinë tënde vetëm një fjalë për mua:"Kam dashuruar".
Tagora


61. Dashuria çdoherë është fillimi i dijes, siç është zjarri fillimi i dritës.
Lagerlefi


62. Derisa dashuria është e verbër, s'ka arsye për ndarje.
Z.Lençi


63. Dashuria është ndoshta i vetmi shikim i përkryer që mund ta hedhim në amshim.
Hajsi


64. Gjendja e dashurisë si duket është e vetmja gjendje normale e shpirtit të njeriut.
Çehovi


65. Të dua më shumë se dje, e më pak se nesër.
Zheraldi


66. Kam pirë që t'ju harroj. Por për fat të keq, kur jam dehur, ju kam parë dyfish.
Ashardi


67. Dashuria është një lindje e re.
Gjermane


68. Dashuria është pëlhurë që thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qëndisje.
Volteri


69. S'është i mirë gardhi me ristela, as dashuria në fqinjësi të mirë; i mirë është gardhi me dërrasa dhe dashuria në largësi.
Rumune


70. Sa më shumë gjykohet, aq më pak dashurohet.
Shamfori


71. Atje ku ka më shumë dashuri, atje edhe dhembja është më e madhe.
Qosja



72. Për dashnorin s'ka gjë më të ëmbël se lotët kur fshi-hen në duart e së dashurës.
S.Frashëri


73. S'ka diell pa dritë, as njeri pa dashuri.
Gëte


74. Mundet ndonjëherë të harrohet çka është dashuria?
Ruso


75. Dashuria është një ngjarje botërore, por private.
Polgari

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

250 Proverba per Dashurine Empty Re: 250 Proverba per Dashurine

Wed 30 Nov 2011 - 0:03
76. Të ndahesh vetëm pse më nuk e do është budallallëk, njësoj si të martohesh me dikë vetëm pse e do.
Gabori


77. Dashuria është përmbajtja e vetme e gjërave në këtë kohë të pakuptimtë.
Habe


78. Kur njeriu dashuron, dëshiron të bëj diçka, prandaj dëshiron të sakrifikojë, dëshiron të shërbejë.
Heminguei


79. Dashuria është si rrobat: kënaqësi është kur i ndërron shpesh.
Fleçeri


80. Ta kërkosh me arsye rrugën tek dashuria, është njësoj si të kërkosh diellin me qiri.
Rumi





81. Në qoftë se dashuron, askush nuk mund të të bëj gjë.
Kieopatra


82. Miqësia dhe dashuria janë dy lule në një rrënjë. Vetëm se dashuria ka disa petale më shumë.
Klopshtoku


83. Ku sundon dashuria nuk ka as të mëdhenj as të vegjël.
Japoneze


84. Në qoftë se miqësia nuk përmban dashuri, dashuria përmban miqësi.
De Kosteri


85. Dashuria është e amshuar deri sa zgjat.
Renie


86. Ikja është fitoria e vetme në dashuri.
Bonaparti


87. Dashuria është më e vjetra, më e reja, e vetmja ngjarje botërore.
Rikerti


88. Të dashurosh nuk do të thotë të jesh i lumtur, do të thotë të zgjedhësh vuajtjen tënde.
Gogoli


90. Dashuria është shpesh rezultat i kurorëzimit
Molieri


91. I frikohemi vetëm atij që e duam.
Tolstoi


92. Dashuria është si sëmundja infektuese: sa më tepër njeriu frikësohet aq më tepër e pëson.
Dekobra


93. Dashuria lind nga besimi, jeton nga shpresa por vdes nga mëshira.
Monteskie


94. Dashuria është si supa: lugët e para janë shumë të nxehta, të fundit shuraë të ftohta.
Manjani


95. Dashuritë e mëdha janë të rralla, siç janë të rralla veprat e mëdha.
Adleri


96. Kur ndonjë dashurie i vjen fundi, të dobëtit kukasin dhe menjëherë gjejnë dashnore të reja, kurse të mençurit me kohë i kanë pasur të rezervuara.
Uajldi



97. Tragjedia e madhe e jetës nuk është se njerëzit vdesin, por se pushojnë së dashuruari.
Momi


98. Dashuria nuk ka vite. Ajo lind çdoherë.
Paskali


99. Kush vjen për mirë troket në derë; kush dashuron, derën e gjen të hapur.
Tagora


100. Ngrije urën e dashurisë deri në diell, vetëm ajo na lidh me jetën, vetëm ajo na lidh me njerëzit.
Ali Podrimja
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

250 Proverba per Dashurine Empty Re: 250 Proverba per Dashurine

Wed 30 Nov 2011 - 0:04
101. Dashuria i ka ligjet e veta të zhvillimit, stinët e veta jetësore si lulja , jeta e njeriut. Ajo ka pranverën e hershme, verën e nxehtë dhe, pas tyre, vjeshtën e cila për disa është e nxehtë, e ndritshme dhe frutdhënëse, ndërsa për disa të tjerë e ftohtë, e zymtë dhe e mjerë.
Bjelinski


102. Në fillim të dashurisë dashnorët flasin për të ardhmen, e kur ajo është nga fundi, flasin për të kaluarën.
Karlo


103. Dashuria është zjarr i furishëm. Atë s'mund ta shuajë dot as uji i bekuar. Madje as gjaku. Pregeli


104. Dashuria? Në fillim fjalë të mëdha, pastaj fjalë të pakta e në fund fjalë të shumta.
Pajeroni


105. Të lutem, më duaj pak, në qoftë se dëshiron të më duash gjatë.
Herriku


106. Dashuria është çelës që tek njeriu çel çdo gjë.
Hoperi


107. Dashuria është fati, të cilin ia japim njeri-tjetrit.
Sandi


108. Dashuria është i vetmi pasion që nuk duron as të kaluarën, as të ardhmen.
Balzaku


109. S'ka dyshim që dashuria është fshehtësi e pashpjegueshme.
Myse


110. Asnjëherë nuk dashuron mjaft, në qoftë se nuk dashuron shumë.
Peshi


111. Njerëzve u pëlqen më shumë dashuria se martesa, për këtë arsye romanet janë më argëtues se historia.
Shetmfori


112. Të dashurosh do të thotë të duash një tjetër më shumë se veten.
Femau


113. Dashnorët në botë shohin vetëm veten, harrojnë se i shohin të tjerët.
Platoni


114. Kur dashuron, edhe majmuni të duket i bukur, kur nuk dashuron nuk të pëlqen as lulja lotos.
Kineze


115. Njerëzit më tepër mundohen për bukën dhe dashurinë.
Japoneze


116. Dashuria asnjëherë nuk lind në shpirtin e prishur.
Ikbali


117. Vajza më shumë i beson dashurisë, se sa nënës së vet.
Gëte


118. Nuk është vështirë të dashurosh, vështirë është ta shprehësh atë.
Myse


119. Dashuria lind, jeton dhe vdes në sy.
Shekspiri


120. Të frikësohesh nga dashuria do të thotë të frikësohesh nga jeta, e ata që frikësohen janë tri herë të vdekur.
Raseli


121. Çdo dashuri kalon, kurse mosmarrëveshjet mbesin përgjithmonë.
Dostojevski


122. Më duket se mund të dashurojnë shumë vetëm ata që dinë edhe të urrejnë shumë.
Cezari


123. Në qoftë se je njeri bëj dashuri, në qoftë se je lule bëhu mimozë.
Hygo


124. Më mirë të dashurosh dhe të humbësh, se sa asnjëherë të mos humbësh.
S.Bemardi


125. Të dua sepse më dhe dashurinë. E dua dashurinë sepse ma dhe ti.
Bodleri
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

250 Proverba per Dashurine Empty Re: 250 Proverba per Dashurine

Wed 30 Nov 2011 - 0:04
126. Një dashuri është, por kopje të saja ka me mijëra.
La Rosh*****o


127. Nga gjithë pasionet, dashuria është më e fuqishmja, ajo në të njëjtën kohë sulmon zemrën, kokën dhe vetëdijen.
Volteri


128. Dëshira dhe dashuria janë krahë për vepra të mëdha.
Gëte


129. Dashuria është prore fisnike dhe e bukur, por e vërteta kujdeset që ajo të kalojë nëpër pyllin e hithërave.
Keseli


130. Ç'është risia? Një ëndërr. Ç'është dashuria: përmbajtja e ëndrrës.
Kierkegardi


131. Dashuria është hapësirë dhe kohë e matur me zemër.
Prusti


132. Pas dashurisë nuk ka gjë tjetër, veç vdekjes.
Zola

133. Më fatkeq nga të gjithë njerëzit është ai që nuk dashu-ron më, e që nuk mund të harrojë dashurinë e parë.
Mickijeviçi


134. Dashuria është jeta, është lumturia që ia mbush zemrën, është atmosfera ku ajo merr frymë si të dojë, është himni i amshuar që ia drejton krijuesit.
Pashko Vasa


135. Dashuria është fizikë, ndërsa martesa kimi.
Dyma


136. Dashuria është si zogu, që më shumë dëshiron dënim nga një dorë se lëmoshë nga dora tjetër.
Koltoni


137. Në dashuri është e lejuar çdo gjë: himni, tradhtia, mashtrimi.
La Fonteni


138. Rruga më e gjatë për në varr është rrruga e dashurisë
Spamjolle


139. Dashuria sheh përmes syzeve magjike, të cilat bakrin e shndërrojnë në ar, varfërinë në pasuri e guralecët në margaritarë.
Servantesi


140. Kur njeriu ka dashuri, s'ka frikë.
Konfuçi


141. Edhe në kasollen më të vogël ka vend për dy të dashuruar.
Shileri


142. Dashuria është moralisti më i këndshëm dhe më i qetë.
Bekoni


143. Dashuria platonike është vullkan pa erupcion.
Pitigrili


144. Dashuria është ajo pa të cilën nuk mund të jetohet.
Remarku


145. Shumicës së njerëzve u duhet më shumnë dashuri, se sa e meritojnë.
Ebner -Eshenbahu


146. Dashuria nuk fitohet, ajo vjen vetvetiu.
Ueselmani


147. Dashuria është tërë jeta e gruas, kurse një episod në jetën e mashkullit.
De Stali


148. Dashuro të tjerët nëse do të të dashurojnë.
Seneka


149. Sigurisht, është vështirë të jesh pa dashuri tek ende ke dëshirë të dashurosh, por shumë më vështirë të të dashurojnë kur nuk e do më dashurinë.
Kurtleni


150. Ai u martua me të sepse e dashuroi. Ajo e deshti atë,sepse u martua.
Gilli
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

250 Proverba per Dashurine Empty Re: 250 Proverba per Dashurine

Wed 30 Nov 2011 - 0:04
151. Ç'është dashuria? Rast i volitshëm për dhembje të gjatë.
Eminesku


152. Koha zakonisht është e bukur, kur bën dashuri.
Stivensoni


153. Besnikët njohin vetëm anën triumfuese të dashurisë, kurse të pabesët edhe tragjiken.
Vilde


154. Më ëmbël se dashuria nuk ka, por pas saj vjen urrejtja.
Longfellou


155. Dashuria ua merr mendtë atyre që i kanë dhe ua jep atyre që nuk i kanë.
Didroi


156. Kur dikush dashuron, ai fillon ta mashtrojë vetveten dhe përfundon duke mashtruar të tjerët.
Uajldi


157. Antitezë e dashurisë nuk është e thënë të jetë përherë urrejtja. Mund të jetë një dashuri e re.
Kotarbinski


158. Kur njeriu kupton pse dashuron, atëhere pushon së dashuruari.
Jesenski



159. Në dashuri është mbret ai që dashuron më së shumti.
Helvecinsi


160. Dashuria që mund të vdesë nuk ka qenë dashuri.
Auerbahu


161. Engjejt e quajnë gëzim i qiellit, djajtë e quajnë vuajtje e skëterrës, njerëzit e quajnë dashuri.
Hajne


162. Turpi është mëkat i madh kundër dashurisë.
Fransi


163. Dashuria është epshi më pëshpëritës.
Uilsoni


164. Në luftë është si në dashuri: për të përfunduar duhet t'i shihet fundi.
Haksli


165. Dashuria është e verbër, miqësia përpiqet të mos shohë asgjë.
Bismarku


166. Ata që vdesin duke dashuruar mbesin shehitë.
Muhameti


167. Të jesh i dashuruar në vetvete, është idilë që zgjat tërë jetën.
Uajldi


168. Dashuria është si lufta: fillon lehtë, por mbaron vështirë.
Menkeni



169. Shumë njerëz që gjatë tërë jetës kanë dashuruar mund të flasin më pak mbi dashurinë, se sa fëmija i cili e ka humbur qenin para një dite.
Uajlderi


170. Jeni të përshëndetur gjithë ju që dashuroni! Mallkuar qofshin ata që asnjëherë nuk kanë pasur dashuri; më shumë mallkuar ata që ua pengojnë dashurinë të tjerëve.
Shënim pompejan


171. Dashurojmë, sepse dobësitë i kemi të njëjta
Suifti


172. Dashuria është ethe: ajo lind dhe zhduket, kurse dëshira e njeriut para saj nuk ka kurrfarë hise.
Stendali


173. Në dashuri si dhe në luftë, e drejta gjithmonë është në anën e të fortit, andaj femra që dashurojmë gjith-monë do të ketë të drejtë.
Myse


174. Sqarimi i dashurisë është shkatërrimi i dashurisë.
S.Bernardi


175. Dashuria është si fati: nuk do që të vrapohet pas saj.
Gotje
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

250 Proverba per Dashurine Empty Re: 250 Proverba per Dashurine

Wed 30 Nov 2011 - 0:05
176. Më mirë të mos kesh fare, se sa ta humbësh dashurinë.
Hebeli


177. Nuk është i dashuruar ai që nuk dashuron gjithmonë.
Euripidi


178. Kush do drurin i do edhe degët e tij.
Molieri


179. Në dashuri, edhe shumë është pak.
Bomarshe


180. Biseda më interesante e dashnorëve është kur heshtin.
Furnie


181. Dashuria është sëmundje e rëndë e shpirtit.
Platoni


182. Në dashuri nuk ka shaka. Shumica fillojnë të shtiren se janë të dashuruar, që pastaj të jenë vërtetë të dëmtuar.
Dosi


183. Të mos jesh asgjë dhe të mos duash asgjë, është njësoj.
Fojerbahu


184. Të gjithë ne jemi rezultat i dashurisë dhe i dalldisë.
Bajroni


185. Gjuha e dashurisë ështënë sy.
Fleçeri


186. Dashuria është dobësia më fisnike e mendjes.
Drajdeni


187. Tragjedia e secilës dashuri është zemërgjerësia.
Momi


188. Për dashuri, jo për urrejtje unë jam lindur.
Sofokliu


189. Lufta më e madhe e jetës sonë është dashuria.
Zilahi


190. S'ka dashuri zjarrin e të cilës nuk e shuan martesa.
P.Vasa


191. Të martohesh do të thotë t'i dyfishosh përgjegjësitë dhe të humbasësh gjysmën e të drejtave.
Shopenhaueri


192. Martesa është shkencë.
Balzaku


193. Njeriu gjithmonë ka dhe mund të bëjë punë më të rëndësishme se sa të martohet.
Niçe


194. Të ndershmit martohen shpejt, të mençurit kurrë.
Servantesi


195. Njeriu martohet pse nuk gjykon, pastaj shkurorëzohet pse ka durim dhe në fund martohet sërish pse harron.
Salakru


196. Martesa vjen pas dashurisë, mu si tymi pas zjarrit.
Shamfori


197. Martesa; Kështu quaj dëshirën e dyshes që dëshirojnë të shndërrohen në një, por do të bëhen më shumë se dy.
Niçe


198. Lidhja martesore është shkollë e lartë altruiste.
Balzaku


199. Mosha ideale e mashkullit për martesë është rreth moshës nëntëdhjetë vjeçare, dy minuta para vdekjes.
Sinatra


200. Martesa ka probleme të shumta, por jeta e vetmuar nuk ka kurrfarë kënaqësie.
Xkonsoni
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

250 Proverba per Dashurine Empty Re: 250 Proverba per Dashurine

Wed 30 Nov 2011 - 0:05
201. Martesa është varr i dashurisë, e gruaja kryqi mbi të.
Safiri


202. Nuk ka njeri më komik se filozofi i martuar.
Niçe


203. Martesa e lumtur edhe sot përbëhet prej treshes: burrit, gruas dhe televizorit.
Buhvaldi


204. Martesa e dështuar është kur gruaja kalon aq kohë në kuzhinë sa ç'ka kaluar para pasqyrës para fejesës.
Tuholski


205. Mosmarrëveshjet në martesë më së shpeshti fillojnë kur gruaja flet shumë, e burri dëgjon pak.
Tuvimi


206. Shumë martesa janë dënime me vdekje, ekzekutimet zgjasin me vite.
Strindbergu


207. Bashkëshortët jetojnë më gjatë se të vetmuarit. Mirëpo, për ata kjo është dënim.
Houpi


208. Martesa është shkolla më e mirë e rendit, e mirësisë, e njerëzisë.
Mirabo


209. Martesa është fushëbeteja ku mbaron liria personale.
Bekoni


210. Ekziston vetëm një zgjidhje për martesën pa dashuri: kjo është dashuria pa martesë.
Hiçkoku


211. Martesa i ngjan vdekjes, sepse shumë njerëz arrijnë të përgatitur.
Tomaseu


212. Sido që të jetë, martohuni. Nëse merrni grua të mirë do të jeni të lumtur, nëse merrni grua të keqe, do të bëheni filozof.
Sokrati


213. Ai që ende s'është martuar, ende s'ka bërë ndonjë ga-bim të madh.
Ginisi


214. Martesa pa fëmijë është si dita pa diell.
Latine


215. Martesa është përpjekje që t'i zgjidhim problemet së bashku, probleme që, po të ishim vetëm, kurrë nuk do t'i kishim.
Sagani



216. Nuk ka rëndësi me kë martohet njeriu, sepse është e sigurt se mëngjesin e ardhshëm do ta kuptojë që ai ka qenë dikush tjetër.
Rogjersi


217. Martesa shkon urtë e butë si vallja, plot shfaqje pleqërishte; pastaj vjen pendimi me këmbë të shtrembëra, që shkon përherë e më shpejt derisa zbret në fund të varrit.
Shekspiri


218. Martesa e bërë në sajë të kuptueshmërisë shpeshherë është më e suksesshme, se sa ajo e krijuar në sajë të dashurisë.
Bekoni


219. Martesë e mirë do të ishte ajo midis burrit të shurdhër dhe gruas së verbër.
Montenji


220. Martesa nuk është gjë tjetër veçse një krijesë e çuditshme për të nxirë jetën e njeriut.
Tolstoi


221. Në martesën fatlume njeriu do mësuar se s'është më i lirë, por edhe nuk guxon të mësohet se është i martuar.
Laubi


222. Sidoqoftë, më mirë të jesh i martuar se i vdekur.
Molieri


223. Dashuria është tërë ajo që pas martesës mbetet pendesë.
Tueni


224. Martesa është ferr dhe parajsë.
Gjermane



225. Puthja i ka gdhendur buzët.
Jakov Xoxa
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

250 Proverba per Dashurine Empty Re: 250 Proverba per Dashurine

Wed 30 Nov 2011 - 0:05
226. Puthjet janë lajmëtaret e zemrës.
Midëltoni


227. Momenti më i bukur në dashuri, qe vërtetë na deh, është hyrja: puthja.
Zheraldi


228. Duhet ditur se puthja e parë nuk jepet me buzë por me sy.
T.Bernardi


229. Puthjet për gratë janë si gotat e verës për ne: një pastaj edhe një, derisa nuk shtrihemi.
Linderi


230. Kur puthja flet shumë, atëhere sigurisht nuk punohet për botimin e parë.
Houpi


231. Të puthësh është si të pish ujë deti. Sa më shumë të pish aq më shumë ndien nevojë.
Firdusi


232. Kam puthur dhe kam pirë, gruan dhe cigaren e parë, të njëjtën ditë; prej atëhere s'kam pasur kohë kurrë më për cigare.
Toskanini


233. Oshëtima e puthjes nuk është aq e vrullshme si e topave, por vrulli i saj zgjat më shumë.
Holmsi


234. Njerëzit puthen që të mos grinden.
Sartri


235. Urrejtja dëmton shëndetin.
Dekarti


236. Mendojmë se jemi të pastër, ngase urrejmë atë që nuk e dëshirojmë.
Jursenari


237. Vetëm dashurohet dhe urrehet pa arsye.
Renardi


238. Kur urrehet deri në moshën dyzet vjeçare, urrehet përgjithmonë.
Konfuçi


239. Urrejtja është e shkurtër, kurse dashuria e pakufishme.
Mistrali


240. Njerëzit gjithmonë urrejnë më së shumti atë që më së tepërmi e lakmojnë.
Menkeni


241. Ashpërsia lind frikën, por vrazhdësia lind urrejtjen.
Bekoni


242. Luftën e ka krijuar natyra, urrejtjen e ka gjetur njeriu.
Çapeku


243. Xhelozia ushqehet me dyshim: ajo shndërrohet në çmendi ose zhduket fare në çastin kur nga dyshimi kalon në siguri.
Morrisi


244. Aty ku ka dashuri, aty ka xhelozi.
Shekspiri


245. Xhelozia lind çdoherë me dashurinë, mirëpo jo çdoherë vdes me të.
Shopenhaueri


246. Vetëm qentë dashurojnë pa xhelozi.
Gorki


247. Zëri i xhelozisë është zëri i natyrës, kërkon monogaminë.
Xhoberti



248. Asgjë nuk eshtë më e ëmbël dhe më e fortë se zemra.
Lihternbergu



249. Mendimet e mëdha vinë nga zemra.
Vovennargu



250. Arsyeja nuk më ka mësuar për asgje: gjithë ç'di më ka dhënë, më ka zbuluar zemrën.
Tolstoi

Sponsored content

250 Proverba per Dashurine Empty Re: 250 Proverba per Dashurine

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi