Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Teste mbi dashurinë! Empty Teste mbi dashurinë!

Sun 24 Apr 2011 - 1:37
Message reputation : 100% (1 vote)
Jo gjithmone ndarja nga partneri/parnerja mund te shkaktoje vuajtje.Ka raste kur njeri eshte me mire me vaten sesa me ate qe ka ne krah.Po te ju si mund te ndikoje ndarja nga partneri?Do te jeni me mire , apo me keq pa te ?
Beni testin per ta zbuluar .

Test : Je më mirë me, apo pa të?

1.Pjesen me te madhe te kohes e kalon ...

A. Me parnerin/ren.
B. Vetem.
C. Me miqte.


2. Sa shpesh te ndodh te ndihesh sikur partneri/rja te kufizon ne zgjedhjet e tua ?

A. Kurre.
B. Nganjehere.
C. Shpesh.


3. Je me entuziast/e te kalosh pushimet ...

A. Me partnerin.
B. Me familjen.
C. Me miqte.


4. Si i merrni vendimet ?

A. Vendosim te dy.
B. Vendos vete per çdo gje.
C. Ai/ajo do te vendose per gjithçka.


5. Kur ai/ajo nuk eshte me ty ...

A. E mendon gjthe kohen.
B. Je mesuar me kete fakt.
C. Mundohesh te argetohesh gjithesesi.


6. Sa shpesh grindeni ?

A. Rralle.
B. Ndonjehere.
C. Sa here takoheni.


7. Do te deshiroje ...

A. Qe historia juaj te zgjate pergjithmone.
B. Qe ai/ajo te kalonte me shume kohe me ju.
C. Qe ai/ajo t'i merrte me teper ne konsiderate deshirat tuaja.


8. Cfare do te ndryshonit tek partneri/rja juaj ?

A. Asgje.
B. Neglizhencen.
C. Kokefortesine.


9. Si ndiheni kur jeni me te ?

A. Jashtezakonisht i/e lumtur.
B. Shume mire, por nganjehere me duket sikur kjo eshte e njeanshme.
C. Nganjehere ai/ajo behet i/e bezdisur.

10. Nese jeni grindur, kush perpiqet i pari per t'u pajtur ?

A. Te dy, nuk ka radhe.
B. Zakonisht ti.
C. Zakonisht ai/ajo.


me shume A
Per ju partneri eshte nje pjese shume e rendesishme e jetes suaj, prandaj as qe e mendoni te ndaheni prej tij/saj.Duket qe jeni nje çift qe shkoni mire dhe qe vendosni bashke per çdo hap qe ndermerrni ne jete.Pershtatja juaja eshte per t'u admiruar.Ju mendoni se keni gjetur personin e duhur me te cilin mund te kaloni jeten.
Urojme qe gjithçka te jete reciproke dhe te jeni gjithmone te lumtur ashtu siç do te donit ju.


me shume B
Ju e vuani shume mungesen e partnerit/res edhe pse lidhja juaj nuk eshte pa probleme.Ne fakt, duke qene se pjesen me te madhe te kohes e kaloni pa te, sigurisht qe do te ishte me mire te ndaheshit dhe te gjenit dike qe ju pershtatet me shume.Megjithate, edhe sikur te merrni vendimin per t'u ndare per ju nuk do te ishte aspak e thjeshte.Me gjithe mosperputhjet, ju ndiheni i/e dashuruar.
Nuk ju duket se ka ardhur momendti te mendoni me shume per veten ?

me shume C
Pa dyshim qe ju do te ishit me mire pa te.Partneri/rja juaj eshte shnderruar ne nje njeri qe ju bezdis dhe qe shpesh mundoheni ta shmangni.Ne fakt eshte e çuditshme qe vazhdoni akoma te jeni kashke, por me sa duket historia juaj eshte kthyer ne rutine.Deshirat tuaja shpesh nuk perputhen dhe ai/ajo shpesh eshte nje pengese qe ju te beni zgjedhjet tuaja siç do te donit.
Mendoni nje moment, ndoshta ka ardhur koha te jetoni ashtu siç doni, pa qene i/e varur prej askujt.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Teste mbi dashurinë! Empty Re: Teste mbi dashurinë!

Wed 27 Apr 2011 - 11:58
me shume A
Per ju partneri eshte nje pjese shume e rendesishme e jetes suaj, prandaj as qe e mendoni te ndaheni prej tij/saj.Duket qe jeni nje çift qe shkoni mire dhe qe vendosni bashke per çdo hap qe ndermerrni ne jete.Pershtatja juaja eshte per t'u admiruar.Ju mendoni se keni gjetur personin e duhur me te cilin mund te kaloni jeten.
Urojme qe gjithçka te jete reciproke dhe te jeni gjithmone te lumtur ashtu siç do te donit ju.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi