Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Programi që zhbën “photoshop”-in Empty Programi që zhbën “photoshop”-in

Wed 30 Nov 2011 - 1:34
Në botën e modës dhe të “showbizz”-it, fotografitë e vërteta thuajse nuk ekzistojnë më. Yjet e kinemasë dhe të pasarelave duket sikur jetojnë në një botë perfeksioni, me trupat e tyre që nuk kanë asnjë defekt dhe fytyrën pa asnjë rrudhë. Për ta, nuk ka asnjë porcion magjik që zgjat rininë, por vetëm një program i mrekullueshëm, i quajtur “photoshop”.Organizatat e shëndetit kanë protestuar prej kohësh ndaj këtyre modifikimeve, duke pretenduar se ato krijojnë probleme tek shumë të rinj, që priren të kenë një përfytyrim perfekt dhe të paarrtishëm të trupit të tyre.Si rrjedhojë, dy informaticienë kanë arritur të krijojnë një program, i cili është në gjendje të marrë një foto dhe ta kthejë atë në origjinale, duke zhbërë efektin e “photoshop”-it.

Programi prezantuar gjatë ditës së martë përdor një softuer të ndërlikuar, i cili është në gjendje të identifikojë dy lloj ndryshimesh të ndodhura në fotografi. Atë gjeometrik, përsa i përket linjave trupore dhe që shihen më shumë në “dobësimin” artificial të këmbëve, barkut apo krahëve dhe atë fotometrik, i cili është në gjendje të dallojë heqjen e celulitit, rrudhave dhe defekteve të tjera trupore nga fotografia origjinale.

Pas ekzaminimit, programi është në gjendje të japë një vlerësim nga 1-5, ku 1 janë fotografitë e pandryshuara dhe 5 ato që pothuajse nuk kanë më asgjë origjinale.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi