Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja edhe disa këngë për të bërë dashuri Empty Ja edhe disa këngë për të bërë dashuri

Thu 1 Dec 2011 - 1:03
Të bësh dashuri me muzikë në sfond është shumë bukur. Kështu thonë shkencëtarët e Universitetit amerikan të Jale, por në të njëjtin mendim janë edhe disa muziko-terapistë.Edhe nëse preferoni qetësinë nën carcafë, hidhini një sy listës muzikore që ju propozojmë...ndoshta mund të ndërroni mendje. Nuk është një klasifikim tradicional, por një seleksionim i melodive që mund t'ju frymëzojnë gjatë një marrëdhënies tuaj me partnerin.Don´t know why (Norah Jones) - Pianoja dhe instrumentat e tjerë shkrihen rreth jush, zëri i këngëtares është magjepsës.Forbidden Colors (Ryuichi Sakamoto) -Muzika ju bën që të fluturoni me partnerin tuaj.
Sexual Healing (Marvin Gaye) - Të bësh dashuri cdo ditë, e mban mjekun larg prej jush; kështu thotë një prej gjenive të muzikës soul e R&B. Një melodi që mund të jetë krijuar vetëm për seksin.

Feel good vibe (Feel Good Production) - Hipnotizuese, manjetike, e parezistueshme. Në sfond kjo melodi është zgjedhje shumë e mirë.
In the air tonight (Phil Collins) - Vetëm këtu mund ta gjesh të gjithë atmosferën që përshkruan gjendjen tënde shpirtërore.

Upside down (Diana Ross) - Mënyra më e mirë për ta bërë partnerin tënd që të ndihet mbi re.

I Want Your Sex (George Michael) - Ritmi i nxehtë dhe djallëzor, por në asnjë moment vulgar, shoqëruar me zërin perfekt të këngëtarit është zgjedhje e mirë.

Natural Woman (Aretha Franklin) - Mbretëresha e zërit, në një klasik të përshtatshëm në të gjitha kohërat. Muzika e duhur për një marrëdhënie shumë të nxehtë...

Walk on the wild side (Lou Reed) -Zëri është i thellë dhe i lotë, atmosfera metropolitane, realiteti i afërt. Një melodi që mund t'i ndezë kujto fantazitë seksuale.

Sex Machine (James Brown) - Eshtë e pamundur që të mos lëvizësh gjithë pjesët e trupit ndërsa dëgjon këtë mrekulli funk të të gjitha kohërave.

Bolero (Ravel) - Imagjinoni një spirale që ju përfshin gjithë trupin në mënyrë hipnotizuese...këtë ju dhuron kjo melodi./tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi