- jeta.17Komplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 400
Hobi : lEXIMI
Vendndodhja : KOSOV
Anetaresuar : 20/11/2011
Kriza “e ka goditur” edhe Babadimrin
Thu 1 Dec 2011 - 11:55
Fëmijët amerikanë për festat e fundvitit kanë shprehur dëshira që të marrin si dhuratë një iPad ose telefon, kompjuterë tjerë tablet, por ka pak shanse që Babadimri t’ua plotësojë dëshirat pasi edhe atë “e ka goditur” kriza financiare.
Për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, shumë kompani të specializuara këshillojnë Babadimrat që të mos premtojnë shumë dhurata për më të vegjlit të cilët së shpejti do të ulen në prehrin e tyre nëpër shkolla ose nëpër ndonjë qendër tregtare.
Përkundër krizës në letrat e tyre fëmijët i kanë kërkuar Babadimrit më shumë dhurata, ku aparatet elektronike zënë vendin kryesorë.
Në shkollën për Babadimra në Michingan, kandidatët mësojnë se si t’i përshtaten situatës ekonomike dhe t’ua sqarojnë fëmijëve se nuk mund të kenë çfarë dëshirojnë.
Bile edhe fëmijët të cilët nuk janë materialist të mëdhenj dinë të kenë dëshira të paplotësueshme – që babai të gjejë një punë, për shembull.
“Po përpiqemi t’i orientojmë fëmijët në kërkesa sa më realiste, duke u thënë se Babadimri për shkak të krizës është detyruar të kursejë sivjet”, i tha gazetës New York Times njëri prej babadimrave të sivjetshëm, duke shtuar se prindërit janë shumë falënderues për këto fjalë të mira për fëmijët.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi