Pas naftes, vjen edhe kriza e cokollates
Sat 21 Apr 2012 - 3:22
Bota mund të përballet me një krizë në furnizimin me çokollatë, si rrjedhojë e paqëndrueshmërisë politike e ekonomike në zonat ku prodhohet kakao dhe rritjes së madhe të kërkesës nga vendet në zhvillim.
Profesori David Guest, i Universitetit të Sidneit, paralajmëroi të martën se nëse nuk do të gjendet një mënyrë për të modernizuar në mënyrë të menjëhershme procesin e konvertimit të kokrave të kakaos në çokollatë, atëherë kërkesa botërore për këtë produkt nuk do të përballohet më nga prodhuesit duke nisur nga viti 2020.
Aktualisht, rajonet ku prodhohet kakaon renditen midis më pak të zhvilluarave në botë dhe fermerët përballen me sfida të shumëfishta, për kultivimin e bimës, ndërsa ka shumë pak gjasa që prodhimi të arrijë të rritet në mënyrë të ndjeshme, pa e vendosur këtë treg si përparësi në shumë shtete. Aktualisht, kakao rritet në zonat e Afrikës Perëndimore, Amerikës së Jugut, Azisë Juglindore dhe Paqësorit, të gjitha në zona të kërcënuara nga ndryshimet klimaterike, paqëndrueshmëria politike, epidemitë dhe brejtësiet e pakontrolluar. Aktualisht, në një vit prodhohen 3,6 milionë tonë çokollatë, por në mënyrë që të përballohet rritja e pritur e kërkesës kineze deri në 2012, do të nevojitet që prodhimi të rritet edhe me një milionë tonë më shumë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi