Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kriza financiare hyn edhe ne dhomen e gjumit Empty Kriza financiare hyn edhe ne dhomen e gjumit

Mon 13 Feb 2012 - 0:04
Nëse po përpiqeni të rindizni zjarrin e pasionit në prag të Shën Valentinit, kjo mund të kërkojë më shumë përpjekje se zakonisht.Lodhja dhe stresi i shkaktuar nga kriza ekonomike, të kombinuara shpesh edhe me rutinën, kanë ndikuar ndjeshëm edhe në marrëdhëniet në çift.Sipas një studimi të kryer në Britaninë e Madhe, më shumë se një e katërta e çifteve shprehen se jeta e tyre seksuale është reduktuar në krahasim me një vit më parë. Për këtë, femrat fajësojnë lodhjen e përditshme, ndërsa meshkujt shqetësimin që lidhet me të ardhurat.“Shumë njerëz punojnë me orë më të zgjatura, nën stres dhe një pjesë të kohës merren me fëmijët. Në këto kushte, seksi ka dalë paksa jashtë vëmendjes”, thotë Linda Kelsey, autore e studimit.Anketat treguan se një e katërta e meshkujve u shprehën se partnerja e tyre e kishte humbur interesin në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa këtë ankesë shprehën edhe 15 për qind e femrave.

91 % e të anketuarve u shprehën se ishin të tërhequr nga partnerët e tyre, duke fajësuar presionet e jashtme për rënien e aktivitetit seksual.

Sipas Paula Hall, e cila merret me terapinë e çifteve, nuk është surprizues fakti që shqetësimet financiare janë kthyer në arsyen kryesore të humbjes së interest për seks. “Kur jemi të stresuar, trupi ynë prodhon hormone që ndikojnë negativisht në libido”, thotë ajo.

Ajo shpjegon edhe arsyen se pse dëshira seksuale bie dy herë më shumë te femrat se te meshkujt.

“Kjo nuk do të thotë se femrat janë dyfish më të lodhura se meshkujt, por faktorët si lodhja dhe rënia e humorit mund të ndikojnë më shumë në libidon e tyre. Meshkujt kanë 40 herë më shumë testosteron sesa femrat, çka bën që dëshira seksuale e tyre t’i mbijetojë lodhjes dhe stresit”, thotë ajo, duke sugjeruar që problemet financiare të lihen jashtë dhomës së gjumit.

“Gjeni kohën për t’i harruar shqetësimet që lidhen me paratë dhe mendoni pozitivisht. Dhe mbi të gjitha fokusohuni në faktin që seksi është diçka për të cilën nuk ju duhet të paguani”, këshillon ajo./ikub/


Edituar për herë të fundit nga Aяjαиα në Mon 13 Feb 2012 - 12:41, edituar 1 herë gjithsej
E askujt
E askujt
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1473
<b>Hobi</b> Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/12/2011

Kriza financiare hyn edhe ne dhomen e gjumit Empty Re: Kriza financiare hyn edhe ne dhomen e gjumit

Mon 13 Feb 2012 - 9:56
po ma do mendja qe kur je ne stres , ske mendje per kshu gjerash Kriza financiare hyn edhe ne dhomen e gjumit 2300608110


:Z
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi