Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Super operacioni, 20 persona në pranga gjatë 24 orëve Empty Super operacioni, 20 persona në pranga gjatë 24 orëve

Thu 1 Dec 2011 - 16:00
Super operacioni, 20 persona në pranga gjatë 24 orëve PoliciaTIRANË- Plani i masave të reja të Policisë së Tiranës për forcimin dhe garantimin e sigurisë publike është kurorëzuar ditën e djeshme me arrestimin e 20 personave për vepra të ndyshme penale.

Sektori i Antidrogës i Policisë së Tiranës ka arrestuar në dy operacione të ndara 12 persona, të cilët akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në operacionin e koduar “Eskorta” janë sekuestruar në afërsi të Aeroportit të Rinasit 150 kg marijuanë. Operacioni i zhvilluar në orët e para të mëngjesit në rrugën nacionale Tiranë-Krujë, ka cuar në arrestimin e 6 personave dhe sekuestrimin e 3 automjeteve, ku ishte fshehur lënda narkotike.

“Në sajë të një hetimi intensiv disa mujor u arrit goditja në kohë e kësaj linje shpërndarjeje me shumicë dhe tregtimi në kryeqytet. Lëndë e cila dyshohej se kultivohej në qytetin e Krujës, me qëllim tregtimin e saj në Tiranë. Mësohet se shtetasit kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjeteve të policisë ku këto të fundit me synim ndaljen e automjeteve kanë qëlluar në drejtim të gomave duke plagosur kështu në pjesën e këmbës shtetasin Olgert Musta, i cili aktualisht po merr mjekim në spital dhe është jashë rrezikut për jetën”,- theksoi zëdhënësja e Policisë së Tiranë, Alma Katragjini.

6 të tjerë u arrestuan mbrëmë rreth orës 23:45, në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë pranë disko “Venu”, në një banesë private, ku iu sekuestrua lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Gjatë natës, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Forcat Speciale “RENEA”, bën të mundur kapjen në qytetin e Pukës të shtetasit Ervin Meta 24-vjec i shpallur në kërkim dhe dënuar me 15 vjet burgim për vrasje me dashje.

Ky shtetas, në bashkëpunim me vëllain e tij, dyshohet se me datë 10 qershor të vitit 2009, pas një konflikti për motive të dobta, kanë goditur me armë të ftohtë thikë, jashtë ambjenteve të lokalit “X club” në rrugën e Durrësit në Tiranë, shtetasin Jetmir Ferhati, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Operacioni i koduar ‘Bobinat’ i Komisariatit numër 6, ka venë në pranga 4 persona. Këta shtetas me precedentë të mëparshëm penal u arrestuan në flagrancë në zonën e Unazës së Re, pasi kishin vjedhur 5 bobina bakri transformatorësh të energjisë elektrike. Komisariati nr. 6 ka dokumentuar për këta shtetas dhe materialet për 6 vjedhje të tjera të ndodhura në zonën e Kombinati gjatë muajve të fundit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi