Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Operacioni, policia bllokon 27 makina të vjedhura, 4 në pranga Empty Operacioni, policia bllokon 27 makina të vjedhura, 4 në pranga

Sun 27 Nov 2011 - 18:54
Operacioni, policia bllokon 27 makina të vjedhura, 4 në pranga 48819_1TIRANË- 52 makina të bllokuara, nga të cilat 27 të vjedhura jashtë vendit, dhe 4 persona të arrestuar është bilanci i operacionit ‘Vjeshtë 2011’ të ndërmarrë nga Policia e Shtetit.

“Janë kontrolluar dhe janë kryer verifikimet për përkatëse për rreth 432 automjete të ndryshme, nga të cilat janë bllokuar 27 automjete pasi nga verifikimi në sistemin e Interpolit kanë rezultuar të vjedhura jashtë vendit. Nga ky operacion janë bllokuar gjithashtu edhe 25 automjete të tjera, të cilat nga verifikimet e kryera kanë rezultuar me mangësi në dokumentacion”,- bëri me dije zëdhënsësja për mediat e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë mësohet se gjatë kontrollit të policisë është bërë e mundur që të bllokohen dhe 4 armë zjarri pistoleta të llojeve të ndryshme, si dhe një sasi e konsiderueshme municioni, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas. Operacioni i Policisë së Shtetit do të vijojë në të gjithë qytetet e vendit.

27 AUTOMJETET QË KANË REZULTUAR TË VJEDHURA JASHTË U GJETËN NË:
- Berat, 7 automjete
- Korçë, 4 automjete
- Elbasan, 4 automjete
- Vlorë, 2 automjete
- Tiranë, 6 automjete
- Shkodër, 2 automjete
- Lezhë, 2 automjete
- Fier, 1 automjet
- Gjirokastër, 1 automjet

(el.me/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi