- jeta.17Komplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 400
Hobi : lEXIMI
Vendndodhja : KOSOV
Anetaresuar : 20/11/2011
8 rregulla të komunikimit me fëmijët
Thu 1 Dec 2011 - 23:48
1. Bini në nivel të fëmijës
Gjithmonë flitni me fëmijën në nivelin e tij. Vogëlushët duhet gjithmonë ti përshtaten të rriturve dhe botës tyre, prandaj shpesh e kanë ndjejnën e mospërshtatshmërisë.Gjunjëzohuni ose uluni pranë tij që ta shikoni në sy përderisa flisni. Në këtë mënyrë i jepni të kuptojë që jeni të interesuar për atë se çfarë ka për të thënë.
2. Bëhuni natyralë
Fëmija nuk do të ju kuptojë nëse gugasni, do të mendojë që kjo mënyrë e të folurit është e drejtë dhe do të mundohet të ju imitojë.
Bëhuni natyrale ndersa flisni me vogëlushin tuaj. Nuk keni nevojë që me dyvjeçarin tuaj të flisni sikur të ishte foshnje. Nëse ekzagjeroni gjestet tuaja dhe ndërroni lartësinë e zërit, fëmija sigurisht që do të ju imitojë dhe do të mendojë që ky lloj i të folurit është normal.
3. Bëhuni të durueshëm
Bëhuni të durueshëm, sepse fëmijët e vegjël ndoshta nuk munden që të tregojnë aq shpejt se çfarë mendojnë, çfarë duan apo çfarë ndjejnë sikurse të rriturit. Shpesh ndodh që fëmijët të belbëzojnë kur dëshirojnë që të thonë diçka shpejtë, për këtë i thuani me qetësi dhe me durim që të flasë më ngadalë, sepse keni mjaft kohë që ta dëgjoni.
4. Gjeni kohë për fëmijën tuaj
Gjithmonë gjeni kohë që ta ndëgjoni fëmijën tuaj kur dëshiron diçka të ju tregojë, madje edhe nëse jeni në punë, e cila mund të presë natyrisht. Kur e ndëgjoni fëmiun me interesim, e stimuloni të shprehë mendimet dhe idetë e tij.Gjithashtu, mund të mësoni shumë gjëra se si e shikon botën fëmiu juaj dhe tiparet që e mbizotërojnë atë, gjë që mund të ju ndihmojë në edukimin e tij.
5. Mundohuni ta kuptoni fëmijën tuaj
Ndonjëherë do ta keni të vështirë për të kuptuar se çfarë dëshiron fëmija tju tregojë, sidomos kur sapo ka filluar komunikimin. Është e rëndësishme që ti bëni me dije fëmiut që jeni të interesuar të dini se çfarë po ju tregon po që nuk po e kuptoni. Nëse iu spjegon me duar apo ju tregon se çfarë dëshiron, përsëritini disa herë emrin e objektit që dëshiron, para se ti plotësoni dëshirën.
6. Mësoni të ndëgjoni fëmijën tuaj
Fjalët dhe reagimet janë shumë të rëndësishme, prandaj mos reagoni me nënqeshje në intereset apo bëmat e fëmiut por mundohuni ti kuptoni. Edhe nëse ju duket që diçka që ju tregon fëmiu është pa rëndësi apo pa kuptim, mësoni ta ndëgjoni, sepse në mesin e shumë informacioneve mund të fshihet ndonjë shumë e rëndësishme.
7. Vëzhgoni fëmijën ndersa komunikon me fëmijët tjerë
Vëzhgoni fëmijen se si komunikon me fëmijët tjerë. Asnjëherë mos e ndërpritni bisedën e tyre (vetëm nëse vjen deri te konflikti), ndërsa nëse vëreni që fëmija nuk di të thotë ndonjë fjali apo ka belbëzuar, mundohuni që më vonë në shtëpi ta përmirësoni.
8. Dëgjoni mendimin e fëmijës tuaj
Ne fillim pyeteni për mendimin, se çfarë dëshiron të hajë, me çfarë të luaj, ndërsa më vonë flisni për ndjenjat. Sigurisht në fillim nuk do ti kuptojë fjalët, por do ti ndjejë mirë emocionet, prandaj nuk do të befasoheni se sa mirë e kupton ndjenjën pozitive dhe negative.Në këtë mënyrë fëmija që i vogël mësohet të shprehë se çfarë ndjen dhe të mos turpërohet nga kjo gjë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi