Shtatë rregulla për ta luftuar hipertensionin
Fri 13 Jan 2012 - 0:40
Hipertensioni është sëmundja më e përhapur në 20 vitet e fundit. Në Amerikë, një në tre të rritur vuajnë nga ky problem, që mund të shkaktojë pamjaftueshmëri kardiake apo patologji të tjera të rënda. Hipertensioni ose i quajtur ndryshe si “vrasësi i heshtur” mund të godasë për vite të tëra një person pa dhënë sinjale të qarta, por ndërkohë mund të dëmtojë zemrën, enët e gjakut, veshkat dhe organe të tjera. Pikërisht për këtë arsye njeriu duhet të bëhet doktor i vetes dhe të kujdeset për atë çfarë ka në dorë. Ndiqni disa këshilla për një stil jete më të mirë, me qëllim parandalimin e prekjes nga kjo sëmundje. Ja 7 rregulla thelbësore që mund të na përmirësojnë jetën. 1. Kontrolloni veten në tavolinë Konsumoni dietën që lufton hipertensionin, me bazë frutash, zarzavatesh, drithërash dhe derivatesh të qumështit. Konsumoni shumë potasium që ju ndihmon të mbani nën kontroll tensionin. Evitoni yndyrnat. 2. Kujdes me kripën Limitoni përdorimin e kripës në ushqimet tuaja. Kur uleni ne tavolinë hiqeni kripën, ndërsa kur të hani ushqime gjysmë të gatshme apo të konservuara bëni kujdes me konsumimin e tyre. 3. Mbani nën kontroll stresin Përpiquni që të mos stresoheni. Merrni frymë thellë, shkoni në vende të qeta dhe flini gjumë mjaftueshëm. 4. Mbani peshën ideale Mjafton që të eliminoni disa kilogramë që te ndjeni direkt permiresimin e tensionit te gjakut. Po ashtu edhe fizikisht do të dukeni më mirë. 5. Zgjidhni një sport dhe praktikojeni Një shëtitje e gjatë në ditë do t’ju bëjë shumë mirë. Bëjeni shëtitjen rregullisht dhe do ta shihni se do tensioni i lartë do të rregullohet. 6. Mos e ekzagjëroni me alkoolin Alkooli rrit presionin e gjakut edhe tek personat e shëndetshëm, ndaj kujdes nëse vuani nga hipertensioni. Pini maksimumi një gotë alkool në ditë nëse jeni gra, ose jeni në njëfarë moshe dhe dy gota nëse jeni meshkuj. 7. Mos pini duhan Duhani dëmton rëndë shendetin tuaj dhe këtë e keni parasysh sa herë që merrni në dorë paketën. Por para se të ndizni një cigare kujtohuni se duhani shkatërron enët e gjakut. Nëse jeni konsumatorë të rregull, idealja do të ishte ta linit duhanin, por nëse e keni të vështirë përpiquni ta reduktoni atë. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi