- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
40 gjarpërinj “dhuratë” administratës, për të luftuar korrupsionin
Sat 18 Aug 2012 - 12:39
Një mënyrë krejt të veçantë ka gjetur një person i indinjuar nga shërbimet administrative, për t’u hakmarrë. Ai ka gjetur një mënyrë krejt të veçantë për të trembur punonjësit e administratës dhe… për të luftuar burokracinë.
Ngjarja ka ndodhur në Indi. Protagonist ishte një person që merrej me gjarpërinj. Në fakt, në vendin tonë nuk quhet profesion hipnotizues gjarpërinjsh, por në Indi kjo është një punë si gjithë të tjerat.
Pra, një profesionist në fushën e gjarpërinjve, vendosi t’u ofronte një mjedis më të mirë gjarpërinjve të tij dhe bëri një kërkesë në zyrat përkatëse, për të përfituar vendin nga shteti. Kërkesa e tij i ishte aprovuar me gojë, por përgjigje zyrtare nuk kishte marrë ende. Kaluan dy vjet citon alb-observer.com dhe Hakul vazhdonte të ishte në pritje. “Unë jam një njeri konservator. Kërkova mbështetjen e qeverisë, por pas një periudhe kaq të madhe kohe që prisja me durim, nuk mora përgjigje, ndaj nuk kisha zgjidhje tjetër”, tha ai.
Ndaj, bëri një hyrje mjaft interesante në zyrat e shërbimit rregjistrimit të pasurisë, duke lënë përdhe 3 thasë që kishin brenda plot 40 gjarpërinj helmues. Mes tyre ndodheshin edhe 4 kobra mbretërore!
Videon që po publikojmë më poshtë, e ka botuar në ueb gazeta britanike “Telegraph”. Aty do të shikonin zyrtarët të kenë hipur mbi karrige e tavolina të tmerruar.
Si përfundim, erdhi një brigadë e posaçme dhe i mblodhi të gjithë gjarpërinjtë, por nuk dihet ende fati i tyre. /alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi