Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Njohuri rreth foljeve. Empty Njohuri rreth foljeve.

Sun 4 Dec 2011 - 21:20
Klasifikimi i foljeve ne zgjedhime

Zgjedhim quhet teresia e formave te shtjelluara qe merr folja sipas vetes, numrit, menyres e kohes, si edhe e formave te pashtjelluara.

Zgjedhimi ne gjuhen shqipe eshte dy llojesh: vepror dhe jovepror. Format e ndryshme, qe merr folja gjate zgjedhimit te saj, jane sintetike dhe analitike.

Format sintetike te foljes ndertohen:

1. Me ane te mbaresave vetore, p.sh.: la-j, la-n, la-jme, la-ni...
2. Me ane te nderrimeve fonetike, qe peson tema e foljes, p.sh. njoh : njeh.
3. Njeherazi me ane mbaresash vetore dhe nderrimesh fonetike, p.sh.: dal - dol-a.
4. Me ane prapashtesash temeformuese te plotesuara ndonjehere edhe me mbaresa vetore, p.sh.: la-fsh-a.
5. Me ane te supletivizmit, te plotesuar edhe me mbaresa vetore ose me prapashtesa temeformuese, si p.sh.: jam - qe-she, qe-ne.
6. Me ane te perngjitjes, p.sh.: qen-kam, qen-kesha.


Format analitike te foljes ndertohen:

1. Me ane te foljeve ndihmese kam dhe jam, p.sh.: kam lare, kisha lare, pata lare, paskam lare, paskesha lare..
2. Me ane te pjesezave formante, p.sh.: te laj, te laja, duke lare, pa lare..

Foljet e rregullta te se shqipes se sotme ndahen ne tri zgjedhime:

- Ne zgjedhimin e pare përfshihen foljet me teme ne zanore ose tog zanoresh, qe ne veten e pare njejes te kohës se tashmë narrin mbaresen -j, si: puno-j. Ky zgjedhim perfshin shumicen e foljeve.

- Ne zgjedhimin e dytë përfshihen foljet me teme ne bashketingellore, si: hap. Ky zgjedhim ka pushuar se qeni prodhimtar.

- Ne zgjedhimin e tretë përfshihen foljet me teme ne zanore, qe ne te tri vetat e njejesit te kohës se tashmë te mënyrës deftore dalin me mbarese zero, si: ve, ze,di. Ky zgjedhim perfshin një numer te vogël foljesh dhe nuk është prodhimtar.
Zgjedhimi i parë

Ndahet ne dy grupe:

1. Foljet qe ne dy vetat e para njejes te se kryeres se thjeshtë marrin tingullin kundër hiatit - v - midis temës dhe mbareses vetore.

Ky grup ndahet ne dy nengrupe:
Grupi 1:
a) Foljet me teme me zanore - o - ose -e -, qe ne shumesin e se kryeres se thjeshtë si edhe ne pjesore e zberthejne zanoren fundore te temës ne një tog zanoresh: -ua, -ye, si:
puno-j puno-v-a / punua -m punua-r
rrefe-j rrefe-v-a / rrefye-m feefye-r

b) Foljet me teme me tog zanoresh -ua-, -ye-, qe ne njejesin e se kryeres se thjeshtë e mbledhin atë ne -o-, perkatesisht -e-, si:
shkrua-j shkro-v-a / shkrua-m shkrua-r
lye-j le-v-a / lye-m lye-r


Grupi 2: Foljet me teme me zanore, qe nuk e zberthejne këtë ne tog zanoresh as ne te kryeren e thjeshtë e as ne pjesore, si:
la-j la-v-a / la-me la-re
fshi-j fshi-v-a/ fshi-me fshi-re


2. Ato folje qe e zgjerojne temën ne te kryeren e thjeshtë dhe ne pjesore.

Ky grup ndahet ne dy nengrupe:
Grupi 1: Foljet, qe ne te kryeren e thjeshtë dhe ne pjesore e zgjerojne temën me prapashtesen -t- : arri-j, gjë-j, mba-j. P.sh.:
arri-j arri-t-a arri-t-a
gjë-j gjet-a gjet-u-r
mbaj-j mbajt-a mbajt-ur

Grupi 2: Perfshin foljet bëj dhe hyj e ndonjë tjetër, qe ne te kryeren e thjeshtë (vetëm ne njejes) dalin me teme te zgjeruar me - r - .
be-j ber-a ber-e
hy-j hyr-a hyr-e

Zgjedhimi i dytë

Zgjedhimi i dytë ndahet ne dy grupe:

Grupi 1: Perfshihen ato folje, qe dalin me te njëjtën teme ne të ardhmën, ne te kryeren e thjeshtë dhe ne pjesore, si: vendos vendos-a vendos-r

Grupi 2: Perfshihen ato folje, qe pesojne nderrim zanoresh ne te tashmen ose ne te kryeren e thjeshtë, ose ne te dyja këto kohe.

Ky grup ndahet ne tri nengrupe:
1. Foljet qe ne te kryeren e thjeshtë pesojne ndërrimin -e- : -o- ose -je-: -o-, perkatesisht -a-: -o-, si:
heq hoq-a heq-ur
dal dol-a dal-e

2. Foljet me teme te zgjeruar te tipit perkas, qe pesojne ndërrimin zanor -a-: -e-, ne veten e dytë e te tretë njejes te kohës se tashmë te mënyrës deftore dhe qe ne te kryeren e thjeshtë dalin ose me teme te pazgjeruar ose edhe me temën e zgjeruar te se tashmes duke pësuar ndërrimin -e-: -i-. P.sh.:
flas/flet fol-a fol-ur
trokas/troket troki-t-a trokit-ur
therras/thërret therr-a/therrit-a thirr-ur

3. Foljet shkas, ngas dhe gergas, te cilat pesojne ndërrimin -a-: -e-, ne veten e dytë e te tretë njejes dhe ndërrimin -e-: -i-, ne veten e dytë shumes te se tashmes, ndera ne te kryeren e thjeshtë dhe ne pjesore dalin me teme ne zanore, d.m.th. nuk e kanë tingullin fundor te temës se kohës se tashmë. Foljet e këtij grupi marrin mbaresa vetore të njëjta si ato te nengrupit 2 te grupit 1 te zgjedhimit të parë. P.sh. ngas/nget, nga-va, nga-re.

Zgjedhimi i tretë

Ky zgjedhim ndahet ne tri grupe:

Grupi i 1: Perfshihen ato folje, qe ne kohën e tashmë dalin me teme ne zanore, kurse ne te kryeren e thjeshtë (vetëm ne njejes) dalin me teme te zgjeruar ne -r-. Këtu hyjne foljet vë, zë, përzë dhe nxë, te cilat ne te kryeren e thjeshtë nderrojne edhe zanoren -ë- ne -u-, si:
vë vur-a ve-ne
zë zur-a ze-ne

Grupi i 2: Perfshihen ato folje, te cilat ne kohën e tashmë dalin më me teme ne zanore, kurse ne te kryeren e thjeshtë dalin me teme ne bashketingellore. Këtu hyjne foljet di, fle dhe ngre, qe ne te kryeren e thjeshtë dhe ne pjesore e zgjerojne temën me prapashtesen -e-, si:
di dit-a dit-ur
fle fjet-a fjet-ur
ngre ngrit-a ngrit-ur

Grupi i 3: Ne këtë grup përfshihen foljet pi dhe shtie, te cilat ne dy vetat e para (njejes) te se kryeres se thjeshtë marrin tingullin -v- para mbareses vetore:
pi piva pi-rë
shtie shti-v-a shtë-në

Foljet e parregullta

Foljet e parregullta ndahen ne dy grupe kryesore: supletive dhe josupletive

1. Foljet e parregullta supletive:
ja-m qe-shë qe-në
ka-m pat-a pas-ur
bie prur-a prur-e
bie ra-shë rë-në
ha hëngr-a ngrë-në
jap dha-she dhë-në
rri ndenj-a ndenj-ur
shoh pa-shë pa-rë
vi-j erdh-a ardh-ur


2. Foljet e parregullta josupletive
the-m tha-shë thë-në
dua desh-a dash-ur
lë la-shë lë-në
vdes vdiq-a vdek-ur
vete vajt-a vajt-ur
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Njohuri rreth foljeve. Empty Re: Njohuri rreth foljeve.

Sun 4 Dec 2011 - 21:22
Kuptimet kryesore te formave gramatikore te foljes


Mënyra deftore
Me anë te kësaj mënyrë, folesi e paraqit si te vërtetë veprimin e emertuar nga folja. E, kur folesi deshiron ta mohoje ose te shprehe pasiguri për këtë vertetesi, atëherë e shoqeron foljen e mënyrës deftore me pjesezen e mohimit nuk a s', perkatesisht me pjesezen e dyshimit ndoshta, mbase, kushedi etj. Mënyra deftore i ka te tri kohët themelore: te tashmen, te shkuaren dhe të ardhmën.



Mënyra habitore
Me anë te kësaj mënyrë, shprehet ne përgjithësi modaliteti i vertetesise, i shoqëruar edhe me ndjenjen e habise se folesit për një veprim te papritur, qe është kryer ne te shkuaren ose qe kryhet ne castin e ligjerimit. Anasjelltas, kur folesi shpreh habine për moskryerjen e një veprimi ne te shkuaren ose ne castin e ligjerimit, atëherë i shoqeron format e mënyrës habitore me pjesezen e mohimit nuk ose s': -- C'ju paska ngjare? Dhe unë s'paskam ditur gjë! Nepermjet mënyrës habitore folesi mund te shprehe edhe dyshimin ose mospajtimin e tij ndonjëherë edhe ironi lidhur me një thënie a pohim te një tjetri: -- Të ju o folka shumë e s'u punueka gjë! Mënyra habitore pra ka dy kohe kryesore: te tashmen dhe te shkuaren.



Mënyra lidhore
Me anë te kësaj mënyrë, shprehet kryesisht modaliteti i mundesise. Ne disa perdorime ajo shpreh edhe modalitetin e deshires ose te detyrimit. Pra, me anë te mënyrës lidhore folesi e paraqit si te mundshme, perkatesisht te deshirueshme ose te detyrueshme kryerjen e veprimit te emertuar nga folja: -- Duhet te përpiqemi gjithnjë për te miren e vendit tonë: ta ndertojme dhe ta rindertojme, ta zbukurojme atë. Mënyra lidhore ka dy kohe: te tashmen dhe te shkuaren.



Mënyra kushtore
Me anë te kësaj mënyrë shprehet modaliteti i mundesise. Folja e perdorur ne mënyrën kushtore tregon një veprim qe mund te kryhej, po të vertetohej një kusht i caktuar. Kushti zakonisht shprehet me anë te një fjalie te varur kushtore, kallezuesi i se cilës është një folje ne te pakryeren e lidhores ose ne me se te kryeren e saj. Por, mund te shprehet edhe me anë te ndajfoljes ndryshe, ose me anë te një togu te ndertuar nga parafjala me ose pa dhe një emër: -- Po pse cuditesh? Të isha unë ne vendin tënd, ç'do të beje ti? Pa ndihmën tënde, s'do t'ia kisha dalë mbane kësaj pune. Po te kisha ato para qe ke ti, do të ndihmoja kombin tim. Ndryshe, s'po bëhet gjë. Mënyra kushtore ka dy kohe: te tashmen dhe te kryeren.



Mënyra deshirore
Me anë te kësaj mënyrë shprehet modaliteti i deshires ne formë urimi ose mallkimi: -- U befsh atdhedashes! Mënyra deshirore ka dy kohe: te tashmen dhe te kryeren.



Mënyra urdherore
Me anë te kësaj mënyrë shprehet modaliteti i deshires ne formë urdhëri, kërkesë, këshillë, porosie, lutjeje, grishjeje, lejimi etj. Ne fjalite me kuptim mohor para urdherores vendoset pjeseza e mohimit mos: -- Lini fjalët, bëni pune! Mos u percani!
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Njohuri rreth foljeve. Empty Re: Njohuri rreth foljeve.

Sun 4 Dec 2011 - 21:23
Formimi i foljeve
Foljet e gjuhës shqipe mund te jenë fjale te parme, te prejardhura, te perbera ( te perngjitura).


Folje te parme
Janë ato folje, qe nuk janë formuar nga ndonjë fjale tjetër me anë ndajshtesash ose me anë konversioni. P.sh.: rrefej, mesoj, hap, mbyll, heq etj.

Nuk merren si folje te parme:
- foljet qe formojne cifte antonimike te tipit: ngarkoj:shkarkoj, ngul:shkul etj. Foljet e këtij tipi, te të cilat kuptimi antomik del nga kundervenia e parashtesave perkatese, merren si fjale te prejardhura.
- foljet e huazuara qe ne gjuhën shqipe mund te analizohen, pasi krahas tyre përdoren edhe fjalët e parme, prej te cilave ato janë formuar. Të tilla janë foljet e tipit: autorizoj (autor), neutralizoj (neutral) etj..
- foljet e tipit gezoj, lemoj, levdoj etj., te të cilat zanorja e temës fjaleformuese është reduktuar ne -ë- gaz, lime, lavd.


Foljet e prejardhura
Janë ato folje te formuara kryesisht nga emrat, nga vete foljet si edhe nga mbiemrat e ndajfoljet. P.sh.: për-dor, z-bukuroj, për-hap, pun-o-j etj..

Foljet e prejardhura formohen:
- me anë te prapashtesash: pun-o-j, uj-it
- me anë te parashtesash: për-hap, për-dor.
- me anë prapashtesash e parashtesash njekohesisht: për-gjithë-so-j, z-bukur-oj.


Foljet e perbera
Foljet si fjale te perbera ne gjuhën shqipe janë te pakta. Midis tyre vendin kryesor e zënë kompozitat percaktuese te tipit ndajfolje + folje. Por ka edhe ca folje te pervera nga një emër dhe një folje. Me te shumta janë raste kur si gjymtyre e pare e foljes se perbere sherben ndajfolja bashke ose para, si: bashke-bisedoj, bashke-punoj, para-ndaloj, para-shtroj etj.

Ka edhe formime te tjera te këtij tipi, ne te cilat gjymtyra e pare është një ndajfolje tjetër (mirë, keq, tej), e cila percakton mënyrën e kryerjes se veprimit te shprehur nga gjymtyra e dytë e fjalës se perbere. Të tilla janë foljet: mirepres, mirembaj, keqkuptoj, keqperdorur, tejkaloj etj.

Ne foljet e perbera: buzeqesh, duartrokit etj., gjymtyra e pare sherben për te percaktuar veprimin e shprehur nga gjymtyra e dytë. Kështu, buzeqesh "qesh me buzë".
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Njohuri rreth foljeve. Empty Re: Njohuri rreth foljeve.

Sun 4 Dec 2011 - 21:24
Format e shtjelluara dhe te pashtjelluara te foljes

Ne baze te mundesise ose te pamundesise për te ndryshuar sipas vetes e numrit, format gramatikore te foljes ndahen ne dy grupe: te shtjelluara dhe te pashtjelluara.

Të shtjelluara: hyjne format e ndryshme gramatikore te kohëve, te menyrave deftore, habitore, lidhore, kushtore, deshirore dhe urdherore.
Të pashtjelluara: hyjne format e ngurosura te pjesores: lare, te percjellores: duke lare, te formes se pashtjelluar mohore: pa lare, si edhe format e pashtjelluara te tipit për te lare e me te lare.

Format e shtjelluara dhe te pashtjelluara te foljeve kalimtare kanë nga dy pale trajta: një pale për zgjedhimin vepror dhe një pale për zgjedhimin jovepror.

Kategoria gramatikore te vetes tek folja

Shpreh lidhjen midis folesit dhe kryefjales te fjalise. Kategoria gramatikore e vetes shprehet me anë mbaresash te posacme.

Folja ka tri veta:
Veten e pare: kur kryefjala e fjalise përfaqëson vete folesin
Veten e dytë: kur kryefjala e fjalise përfaqëson bashkebiseduesin
Veten e tretë: kur kryefjala e fjalise përfaqëson një a disa frymore a sende, qe s'marrin pjesë ne bashkebisedim.

Kemi edhe dy grupe tjera te kësaj kategorie gramatikore:
a) Foljet njevetore
b) Foljet pavetore

Foljet njevetore: qe mund te kenë një kryefjale te shprehur ose te nenkuptueshme.

Të tilla janë:
- foljet qe emertojne veprime karakteristike për kafshet dhe qe, si rrjedhim përdoren vetëm ne veten e tretë: kukarit (pula)
- foljet qe tregojnë dukuri atmosferike ose natyrore: bleron (livadhi etj)
- foljet e tipit: (s'më) besohet, (me) duket etj.
- disa folje kalimtare, si: di, lejoj, them etj.
- edhe foljet: jam, vij, shkoj, dal etj., ne shprehje te tilla: (s') është mirë - më vjen mirë

Foljet pavetore: qe nuk kanë kryefjale te shprehur, as te nenkuptueshem.

Të tilla janë:
- disa folje ose shprehje foljore qe emertojne dukuri atmosferike: vetetin, bubullin etj.
- foljet me vlerë module: duhet dhe do
- folja kam ne veten e tretë njejes, kur përdoret me kuptimin e foljeve: ndodhet, ekziston.
- disa folje jokalimtare ne formë joveprore te shoqeruara ose jo me një pjesez mohimi. s'shkohet, s'rrihet etj.

Folja

-Foljet janë fjalët që tregojnë një veprim ose gjendje p.shpunoj,lexoj,vallëzoj etj.
-Foljet janë fjalë të ndryshme dhe kanë trajta të llojllojshme.
-Trajtat e tyre foljt i marrin sipas vetave,numrave,sipas diatezave,mënyrave dhe siapas kohëve.
Foljet ndahen në dy klasa të mëdha:
1.Foljet kalimtare
2.Foljet jokalimtare
-1.Foljet kalimtare janë ato folje veprimi i të cilave i kalon një personi ose sendi tjetër,d.m.th që pranojnë një kundrinor.
P.sh.Beni cdo ditë lexon gazetën.
-Pra foljet ndahen në folje me kuptim të plotë p.sh(shkruaj,laj etj).
-Foljet ndihmëse p.sh.(kam,jam).
-Foljet janë gjysmëndihmëse(duhet,lypset etj).
Foljet ndihmëse janë ato që shërbejnë për të formuar format e përbëra të foljes.
Foljet gjysmëndihmëse janë:
1.Këpujore
2.Modale
3.Aspektore
Foljet këpujore-janë p.sh jam,emëroj,shpall,dukem etj. lidhim pjesën emërore të kryefjalës me kallëzuesorin e kryefjalës.
Foljet modale-janë p.sh mund,duhet,lypset,do,kanë etj, shërbejnë për ta paraqitur veprimin e shprehur nga folja që e ndjek,si të mundshëm,të lejueshëm,të detyrueshëm ose të domosdoshëm.
Foljet aspektore-që shënojnë fillimin p.sh:filloj,nis,zë,bëj,marr dhe mbarimin e një veprimi p.sh mbaroj,pushoj etj.
Sponsored content

Njohuri rreth foljeve. Empty Re: Njohuri rreth foljeve.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi