Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje veshtrim rreth botes. Empty Nje veshtrim rreth botes.

Sat 30 Jun 2012 - 23:04
Message reputation : 100% (1 vote)
Sa lloje ka ne toke?

''Jemi akoma ne medyshje te madhe se sa lloje ekzistojne,e kjo nxjerr ne pah boshllekun domethenes ne njohurine baze qe kemi per jeten ne toke'',-thone shkencetaret,kerkimet e te cileve i gjejme ne revisten PLOS BIOLOGY.Edhe pse ata kane llogaritur se ekzistojne rreth 8,7 milione lloje gjallesash-nje shifer qe luhatet me afro nje milion plus apo minus-specialiste te tjere mendojne se ky numer mund te jete diku mes 3 deri ne 100 milione.Gjer tani vetem 1,2 milion nga keto lloje jane klasifikuar,dhe mendohet se me kete ritem mund te duhen mbi 1.000 vjet per te klasifikuar pjesen tjeter.''Me keta hapa te ngadalte ne pershkrimin e llojeve,disa lloje do te zhduken pa e marre vesh fare se kane ekzistuar,''-thone hulumtuesit.

Arkeologji me satelit

Arkeologet po perdorin nje metode te re per te diktuar zonat me interes per ta.Ata po perdorin mjete analitike per te interpretuar fotografite me rezolucion te larte,me rreze infra te kuqe te bera nga sateliti.Per shembull,eshte raportuar se nga imazhet e marra nga nje lartesi 700 km mbi Egjipt jane zbuluar vendodhjet e 17 piramidave te panjohura me pare,1.000 varreve te lashta dhe gati 3.000 vendbanimeve te zhdukura.Ngaqe fotografite me rreze infra te kuqe arrijne te depertojne ne siperfaqen e tokes,me kete teknologji po zbulohen siluetat e strukturave te harruara prej kohesh e te varrosura qe nuk duken me mbi dhe.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Sat 28 Jul 2012 - 23:23
Trazirat kane lene vraga

Nje ankete e zhvilluar ne Irlanden e Veriut tregon se konflikti politiko-fetar i atjeshem ka lene vraga.Ky konflikt,qe nga vendesit njihet me emrin ''the Troubles'' (trazirat),zgjati gati tre dekada dhe beri qe dy te tretat e popullsise te perjetonin incidente traumatike.Nje universitet irlandez zbuloi se gati 1 ne 10 njerez ne Irlanden e Veriut,ne nje faze te caktuar te jetes,do te kene vuajtur nga stresi post-traumatik.(The University of Ulster's Bamford Centre for Mental Health and Wellbeing)Sic e cileson gazeta THE IRISH TIMES,kjo eshte''nje nga shifrat me te larta'' ne gjith boten.Gazeta shton se ky konflikt ''ishte nder konfliktet me te keqija,duke pasur parasysh raportin e viktimave me popullsine qe ishte 1 me 500''.

Moti ekstrem eshte bere ''me se i zakonshem''

Ne Shtetet e Bashkuara,moti po behet gjithnje e me i pazakonshem.Ajo qe me pare konsiderohej mot ekstrem-permbytjet masive,thatesira fatale dhe stuhite e tmerrshme te bores-tani eshte bere ''me se i zakonshem''.Ne nje eveniment te organizuar nga Lidhja e Shkencetareve Aktiviste,klimatologia Kethrin Hejho ne Universitetin Teknologjik te Teksasit,tha para kolegeve:''Jemi mesuar me disa kushte atmosferike,por sot po ndodhin shume te tjera me te cilat nuk jemi mesuar.'' Ajo dhe eksperte te tjere besojne se dora e njeriut po shkakton ndryshime klimatike dhe mot te paqendrueshem ne mbare boten.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Tue 28 Aug 2012 - 22:53
Vetekontrolli,celesi per stabilitet

''Sipas disa studimeve,mungesa e vetekontrollit gjate femijerise a adoleshences eshte tregues se,kur te rritet,personi mund te kete probleme shendetesore,me pak stabilitet ekonomik dhe nje dosje penale''-thote revista TIME.U studiuan mbi 1.000 veta nga lindja deri ne moshn 32 vjecare.''Ata qe [ne femijeri] ishin me impulsive,acaroheshin kollaj dhe mezi pritnin tu plotesohej deshira ose tu vinte radha'',kur u rriten ishin rreth tri here me te prirur te kishin shendet te dobet,te ardhura te pakta,te ishin prinder te vetem dhe te kishin kryer nje krim.Sidoqofte,''vetekontrolli mund te mesohet''-thote revista TIME.Pastaj shton;''Shkollat dhe familjet qe i mesojne femijet te permiresojne sjedhjen qe ne moshe te njome,ndihmojne qe te behen te rritur me te shendetshem dhe me te qendrueshem.''

Nje mesim per shoferet problematike

Autoritetet ne Indi po provojne metoda te reja me shoferet me problematike,duke i vene si polic trafiku.Qellimi eshte ti ndihmojne shoferet te kuptojne sa e veshtire eshte te merresh me kaosin qe shkaktojne ata.Tani,ne vend qe thjesht ti ndaloje e ti gjobite,policia ne Gurgaun,ne veriperendim te Indise,po u kerkon shofereve edhe te bashkohen me policet e te drejtojne trafikun per gjysem ore ose me shume.Disa shofere e pranojne se tani kane ndryshuar qendrim.''Ne Gurgaun,veme 1.000 [gjoba] cdo dite per shkaktaret e trafikut-thote BARTI ARORA,zevendeskomisare e policise vendese.-Keshtu,mund te kemi edhe 1.000 ''police'' te tjere cdo dite.''
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Tue 18 Sep 2012 - 20:41
Turizmi mjekesor ne Azi

Gjithmone e me shume paciente nga pjese te ndryshme te botes po udhetojne jashte vendit per nje kujdes mjekesor cilesor,shpesh me nje pjesez te cmimit qe do paguanin ne vendin e tyre.Ne gazeten BUSINESS WORLD thuhet se deri me 2015,ne Filipine priten nje milion ''turiste mjekesore'' ne vit,e po e njejta shifer pritet ne Korene e Jugut deri me 2020.Edhe India,Malajzia,Singapori dhe Tajlanda jane vende te lakmuara.Nuk behet fjale vetem per perendimore qe kerkojne sherbimin e ortopedit,kardiologut a te mjekeve te tjere.Sic thuhet ne artikull,edhe shume kineze te pasuruar kohet e fundit,shkojne tek kirurgu plastik me fotografite e ''njerezve te famshem qe duan t'u ngjajne.''

Shume e per lume

Teknologjia shpesh i detyron punonjesit te bejne njekohesisht dy a me shume detyra te nderlikuara dhe t'u pergjigjen pyetjeve ne cast.Mirepo,''punetoret qe bejne shume gjera njeherazi,i bejne shkel e shko'',sic thote Kliford Nasi,drejtuesi i LABORATORIT te KOMUNIKIMIT mes NJEREZVE dhe MEDIAS NDERVEPRUESE ne UNIVERSITETIN e STENFORDIT,SHBA.Sipas te dhenave,ata qe bejne disa gjera njeheresh jane shpesh te stresuar,shperqendrohen me kollaj nga gjera te kota,nuk mendojne thelle,e keshtu u shpetojne hollesi te rendesishme.Nasi rekomandon;''Kur nis nje pune,per 20 minuta mos bej asgje tjeter vec saj.Kjo te stervit te perqendrohesh,te mendosh thelle.''
Juventini
Juventini
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 8638
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/10/2011

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Tue 18 Sep 2012 - 22:19
''Kur nis nje pune,per 20 minuta mos bej asgje tjeter vec saj.Kjo te stervit te perqendrohesh,te mendosh thelle.''

Me se e sakte kjo...
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Thu 25 Oct 2012 - 20:23
Stresi ne qytetet e medha

Sipas revistes polake Przekroj,studimet tregojne se ''banoret e qyteteve te medha reagojne me agresivisht nen stres,sesa ata te qyteteve te vogla''. ''Ne qytetet e medha njerezit ekspozohen ndaj shume faktoreve stresues,-shpjegon psikoterapisti Miecislav Jaskulski i Laboratorit Psikoedukativ te Varshaves.-Per banoret e qyteteve te medha,rreziku i krizave te ankthit eshte 21% me i madh sesa per ata qe jetojne ne fshat,kurse rreziku per luhatjet e humorit eshte 39% me i madh.''Po cila eshte zgjidhja?Sic thot revista e mesiperme,''mos u merzitni per gjerat qe nuk varen nga ju'', ''lereni punen ne pune'', ''dilni per shetitje'' dhe ''mos kini frike te merrni pushime''.

Sa informacion ruhet ne Facebook?

Nje student austriak i juridikut donte te dinte sa nga te dhenat e tij ishin ruajtur ne rrjetin shoqeror me te madh ne bote,gjate tri viteve te anetaresise se tij,prandaj kerkoi nje kopje.Facebook i dergoi nje CD qe permbante 1.222 faqe me informacione.Sic pohon gazeta gjermane Der Tagesspiegel,studenti tha.''Ishte ruajtur cdo gje,cdo mesazh,cdo bised,perfshire edhe informacione delikate per shoket.''Ishin ruajtur edhe informacione qe ai ishte i sigurt qe i kishte fshire.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Sat 3 Nov 2012 - 21:50
Ashpersohet intoleranca fetare ne Gjeorgji

Nje artikull ne The New York Times pohon;''Deshmitaret e Jehovait sot po organizonin ne nje fushe,prane grykes se nje lumi,nje mbledhje verore.Por naten me perpara atje shkoi nje turme.Njezet e kater njerez qe mbanin kryqe te Kishes Ortodokse te Gjeorgjise erdhen me autobuse dhe plackiten shtepine e mikpritesit Ushangi Banturit.Ata i grumbulluan ne oborr Biblat,broshurat fetare dhe zoterimet e z.Banturi dhe i dogjen...E mbushen vasken e pagezimit me nafte.Erdhi edhe policia bashke me shefin e policise...Asnjeri nuk u arrestua...Sulmet ndodhen sikur te ishin te planifikuara me perpara.''Edhe pse ka pasur tensione fetare ''ne shume nga ish-republikat e Bashkimit Sovjetik,perfshire edhe Rusine-thote Times-Gjeorgjia eshte unike per sa i perket intesitetit te dhunes kundrejt minoriteteve fetare dhe faktit qe ekzistojne prova te bashkepunimit te shtetit ne keto sulme.Ne Kushtetuten e themeluar pas shperberjes se Bashkimit Sovjetik,Gjeorgjia garantonte lirine fetare.Por,me rritjen e dhunes,ka pasur shume sulme te turmave,zjarrvenie dhe rrahje.''

Te rinjte mblidhen ne ''kishen argetuese''

Poshte titullit ''Te rinjte i thone po,kishes argetuese'' gazeta gjermane Nassauische Neue Presse raportonte per festen e pare te Dites se Rinise Kishtare,te organizuar nga kisha protestante ne Hese dhe Nasau.Ne feste,e cila zgjati pese dite,kishte rreth 4.400 pjesemarres.Programi perfshinte mbledhje edukuese,diskutime ne grup,sherbesa fetare te bera naten nen driten e qirinjve dhe ku kendoheshin kenge,shume aktivitete sportive,mbremje argetimi dhe koncerte.Gazeta verejti;''Midis me shume se 220 aktiviteteve mungonin plotesisht studimet e zakonshme te Bibles dhe sherbimet tradicionale kishtare.''Nje i ri,i cili ishte pastor,u cudit shume ''kur disa te rinj kerkuan pikerisht qe te benin studime biblike,te cilat shihen si te merzitshme.''Nje adoleshent tha;''Ne fakt,programi ka pak lidhje me kishen,por atmosfera eshte e kendshme.''
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Thu 8 Nov 2012 - 23:45
Feja dhe lufta

''Sot ne emer te fese...jane zhvilluar konfliktet me te rrezikshme dhe me te pergjakshme''-pohon gazeta USA TODAY.Ato jane edhe shume te veshtira per tu zgjidhur.Gazeta shton.''Mjetet e zakonshme diplomatike,per shembull,gatishmeria per te bere kompromis dhe per te falur padrejtesite e vjetra,mund te jene me te veshtira te ndiqen kur palet luftuese pretendojne se Perendia eshte ne anen e tyre.Kjo eshte e vertete madje edhe kur feja eshte me shume nje mjet per te mobilizuar njerezit,sesa shkaku i konfliktit.Ky shkak mund te perqendrohet ne luftime per territor ose pushtet,te cilet kane me pak ngjyrim fetar.'' Gjithashtu,dallimet fetare e bejne te veshtire te vendoset nje armepushim i perkohshem.Nje shembull i kesaj ishte dhe lufta e Kosoves.Gjate Pashkeve u mendua te behej nje armepushim,por nuk u arrit,sepse datat e Pashkes per katoliket dhe ortodokset ishin te ndryshme.''Si perfundim,nuk u be asnje armepushim''-thote USA TODAY.

Pemet pakesojne ndotjen ne qytete

The Sunday Times e Londres raporon.''Per here te pare specialistet kane qene ne gjendje te matin se si lloje te ndryshme pemesh mund te pakesojne ndotjen''.Gjate nje studimi trevjecar ne zonat e quajtura West Midland,shkencetaret nga Anglia dhe Skocia bene matje ne disa mostra tokash qe i kishin marre prane rreth 32.000 pemeve per te pare se cilat lloje i thithnin me shume grimcat e demshme.Gjithashtu studiuesit bene matje te grimcave ne atmosfere dhe ne shtresen e ozonit.Ne krye te listes qendronin frasheri,larshi dhe hartina.Me pak te efektshme ishin lisi,shelgu dhe plepi.Studimi tregoi se ''pemet mund te jene tri here me te efektshme sesa lendinat,per sa i perket pastrimit te atmosferes nga ndotja''.Ne te vertete,nje perllogaritje kompjuteri tregoi sikur vetem gjysma e tokes se papyllezuar ne West Midland te mbillej me peme,ndotja e ajrit nga grimcat do te pakesohej me rreth 20%.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Sun 11 Nov 2012 - 1:45
Epidemia e HIV-it ose SIDA-as del ''jasht kontrollit''

''Ne mbare boten,40 milion nerez jane infektuar me HIV,20 milion kane vdekur nga SIDA dhe cdo vit 750.000 foshnja lindin te infektuar me HIV''-raporton revista mjekesore britanike The Lancet.Vetem ne vitin 2001,kishte 5 million te infektuar te tjere dhe 3 milion vdekje per shkak te SIDA-s.Sipas Piter Pjotit,drejtorit te pergjithshem te Programit te Perbashket te Kombeve te Bashkuara per HIV-in ose SIDA-n,epidemia ''eshte jashte kontrollit'',edhe pse eshte ende ''ne fazat e para''Ai llogarit se ne 20 vitet e ardhshme do te vdesin afro 70 milion njerez nga SIDA.Ne disa qytete te zones se Afrikes qe ndodhet poshte Saharase,30 deri 50% e popullsise eshte infektuar me HIV.Meqe vdesin kaq shume te rinj nga SIDA,ekziston shqetesimi se deri ne vitin 2020,do te humbase me shume se 25% e krahut te punes.The Lancet thote.''Pasojat qe ka te femijet shkaktojne nderlikime te renda per riperteritjen e ekonomise ne te ardhmen''.Ne Zimbabve,''nje ne pese femije,kur arrin moshen e adoleshences,ka mundesi te humbase te pakten nje nga prinderit''.

Zbulimi i llojeve te reja

Primatologu Mark van Rosmalen papritur ka zbuluar dy lloje te reja majmunesh ne pyjet e shiut te Amazones,te cilat i shtohen tete llojeve qe jane zbuluar ne kete rajon qe nga viti 1990.Kur u intervistua nga National Geographic Today,Van Rosmaleni tha.''Nuk e kisha kuptuar sa pak njihej Amazona,deri kur fillova te zbuloja gjithe keto kafshe te reja''.Sipas Van Rosmalenit,i cili ka meriten e zbulimit te pese primateve te rinj qe nga viti 1996,kerkimi per llojet e pazbuluara ''nuk ka lidhje me pervojen''.Shume lloje jane gjetur thjesht duke vizituar fshatrat e thella indiane dhe duke vezhguar majmunet qe mbanin ata ne shtepi.Duke komentuar per keto zbulime te fundit per Folha de S.Paulo e Brazilit,zologu Antoni Railends verejti.''Me shkaterrimin e habitateve te Amazones,ka shume te ngjare qe lloje te tjera te zhduken,madje perpara se te zbulohen''.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Tue 20 Nov 2012 - 23:23
Dobite e ushqimit me gji

Ne revisten Time,neurokirurgu dr.Sanxhej Gupta shkruan se ''nuk ka ushqim me te mire per te sapolindurit'',sesa qumeshti i gjirit.''Foshnjat e ushqyera me gji kane numer me te ulet te shtrimit ne spitsal,te infeksioneve ne vesh,te diarrese,te shperthimeve te pucrrave,te alergjive dh te problemeve te tjera mjekesore,sesa foshnjat e ushqyera me biberon''.Thuhet edhe se ushqimi me gji i bron nga semundjet e organeve te frymemarrjes.Nje studim danez arriti ne perfundimin se ''ata te rritur,qe ne foshnjeri ishin ushqyer me gji per shtate deri ne nente muaj,kishin tregues inteligjence me te larte sesa ata qe ishin ushqyer me gji per dy ose me pak jave''.Akademia Amerikane e Pediatrise rekomandon qe foshnja te mendet per gjashte muaj dhe,nese eshte e mundur,per nje vit ose me shume.''Ne te vertete,nuk jane vetem foshnjat ato qe perfitojne nga ushqimi me gji''-thote U.S.News & World Report.Nje studim qe u be me 150.000 gra ne 30 vende zbuloi se ''cdo vit qe nje grua mend,rreziku qe te ket kancer gjiri gjat jetes se saj ulet me 4,3 per qind''.Megjithate ''vetem gjysma e nenaveamerikane mendin dhe kete e bejne mesatarisht dy deri ne tre muaj''.

Marredheniet familjare mund te parandalojne abuzimin me drogen

Nje studim i bere me adoleshente ne Britani,Gjermani,Irlande,Itali dhe Hollande ''tregon se cilesia e jetes familjare,ose me mire mungesa e saj,eshte per shume te rinj thelbi i problemit te droges ne shoqerine perendimore''-tha studiuesi dr. Pol Mekardelli i Universitetit te Njukasellit,Angli.Sic raportohet ne The Daily Telegraph e Londres,kur te rinjte jetonin me te dy prinderit dhe gezonin marredhenie shume te mira familjare,vecanerisht me mamate e tyre,vetem 16,6 per qind zhvillonin vesin e droges.Por 42,3 per qind e tyre perdornin droge kur mungonin keta faktore.Mekardelli tha.''Ne ua sqarojme ne televizor femijeve rreziqet e abuzimit me drogen dhe bejme programe per ta parandaluar drogen neper shkolla,por,me sa duket,asnjeri nuk po merret me te vertete me ceshtjen e pergjegjesise se prinderve.Besoj se parandalimi i efektshem i perdorimit te droges varet me shume nga marredheniet familjare,sesa nga cdo faktor tjeter''.
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Wed 21 Nov 2012 - 2:35
Teme shume e qelluar i nderuari i pa njohur gjithcka cka eshte origjinale dhe ushqimi qe vjen nga e ema eshte shum ma teper i shendetshem se sa ato frutolino cokolino qe i blejne sot nenat e reja femijeve te tyre
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Tue 4 Dec 2012 - 0:39
Divorci ne moshen e mesme

Ne Gjermani ''ciftet qe kane qene te martuar per nje kohe te gjate,sot me shume se kurre po ndahen''-raporton Berliner Morgenpost.Xhina Kestele,nje psikanaliste nga Mynihu,Gjermani,e specializuar per martesat thote se nje faktor kryesor eshte pavarsia gjithnje e me e madhe e grave,vecanerisht ne fushen financiare.''Burri e ka humbur rendesine e tij te dikurshme si ai qe nxjerr buke e gojes''-thote Kestelja.Nje mendim i zakonshem pse divorcet ndodhin ne moshen e mesme eshte se ciftet e shtyjne divorcin derisa te rriten femijet e te largohen nga shtepia.Megjithate,me shpesh divorcet ne moshen e mesme ndodhin sepse burri ka nje lidhje jashte martese,sic thote Kestelja.

Fuqia e nje buzeqeshjeje

''Ishin afro 74 % e te anketuareve qe nuk do te donin te punonin me njerez te zymte dhe 69 % nuk mund te zinin miqesi me ta''.Keshtu raporton revista Wprost ne lidhje me nje studim te bere nga Instituti i Sociologjise ne Universitetin ''Jagillonian'' ne Krakov te Polonise.Nje arsye qe permendet eshte se shpesh duket sikur njerezit e merzitur fshehin dicka.Njerezit qe punojne ne publik e kane ditur prej kohesh kete,e kjo shpjegon pse ''politikanet,biznesmenet,yjet e muzikes pop,ata qe japin lajmet ne TV dhe njerezit qe kane lidhje me publikun,qe merren me marketing e me shitje buzeqeshin''kaq shpesh,sic thote Wprost.Gjithashtu kerkuesit kane zbuluar qe kur buzeqeshim,arrin me shume gjak ne tru,dhe kjo na permireson gjendjen shpirterore.Nje biznesmen tha.''Perpiqem te buzeqesh madje edhe kur nuk jam ne humor per te buzeqeshur.Kur buzeqesh,ndjej nje ndryshim perbrenda,dhe me te vertete kjo me ben te ndihem me mire''.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Wed 5 Dec 2012 - 0:55
Kujdes nga zjarri ne kampe

Ne Australi me shume se 70 per qind e djegieve te femijeve nga zjarret neper kampe ''shkaktohen me shume nga prushi i nxehte sesa nga flaket''-raporton Medical Journal of Australia (MJA).Per me teper,ne Austrli shume djegje nga zjarret ne kampe ndodhin ''mengjesin tjeter pasi mendohet se zjarri ne kamp eshte shuar''.Pse keshtu?Kerkuesit zbuluan se kur zjarret ne kamp ishin shuar me uje,mbetjet e zjarrit zbritnin ne temperaturen 16 grade celsius pas tete oresh.Ne ndryshim me kete,zjarret qe shuheshin me rere ruanin temperaturen 91 grade celsius deri pas tete oresh.Kjo tmperature shkakton nje djegie te shkalles se trete pas nje sekonde kontakti me lekuren.''Meqe fikja e zjarrit me rere e maskon rrezikun,e vetmja menyre e sigurte per te fikur nje zjarr ne kamp eshte ta fikesh me uje''-thote botimi MJA.

Nishane kanceroze

Shumica e nishaneve te lekures nuk jane te rrezikshme.Megjithate,eshte mire te jemi vigjilente ndaj nishaneve kanceroze.Sipas gazetes Milenio te qytetit te Meksikos,shenjat e meposhtme tregojne se duhet ti kerkoni nje mjeku ta shqyrtoje nishanin;njera gjysme e nishanit nuk ka te njejten madhesi me gjysmen tjeter,nishani ka forme te crregullt,ndryshon ngjyren dhe madhesine,e ka diametrin me te madh se 0,6 centimetra [sa madhesia e nje gome lapsi] ose nishani gjakoset a te kruhet.Dr.Nensi Pulido-Diaz nga Qendra Mjekesore Kombetare ''La Rasa'' thote ''U duhety kushtuar me shume vemendje atyre nishaneve qe njerezit i kane qe kur kane lindur dhe atyre qe dalin ne pellembet e duarve dhe ne shputen e kembeve''.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Sun 9 Dec 2012 - 20:57
Tani kuptojne gjuhen e qenve?

Nje firme lodrash ne Japoni ka shpikur nje paisje qe ka si qellim te perktheje lehjet e qenve ne fjale,sic raporton Rrjeti Informativ Japonez.Paisja perbehet nga nje mikrofon pa tela qe vihet ne qaforen e nje qeni dhe ja transmeton tingujt nje radiomarresi te vogel.Mendohet se radiomarresi i analizon tingujt e qenit dhe i klasifikon ne gjashte gjendje emocionale;zhgenjim,inat,lumturi,trishtim,deshire dhe agresivitet.Rezultatet tregohen ne ekranin prej kristali te lengshem te radiomarresit dhe perfshijne shprehje si.''Jam top fare''! ''Uh,sa e merzitshme''! dhe ''Eja,luaj me mua''! Prodhuesi tha se ne Japoni ka shitur 300.000 paisje te tilla 100 dollareshe dhe shpreson te kape shifren nje milion cope ker ta nxjerre ne treg ne Korene e Jugut dhe ne Shtetet e Bashkuara.

S'kane fare besim te kishat

''Gjermanet kane shume besim te policia dhe te ushtria,por jo te kishat''-raporton gazeta Leipziger Volkszeitung.Ne ''anketen e tij per besimin'' Forumi Boteror i Ekonomise zbuloi se nga 17 institucionet kryesore publike kishat renditeshin te fundit.Sociologu Armin Nasehi tha se ne keto kohe kur ndjenja e pasigurise po rritet,gjermanet kane me shume besim te organizatat qe ''arrijne te dallojne te miren nga e keqja'',te tilla si policia dhe ushtria.Pse ky mosbesim ndaj kishave?Nasehi thote.''Ndonese ka nje rigjallerim te ndjenjes fetare,njerezit nuk besojne se kishat mund te zgjidhin problemet e tyre themelore''. Kishat ne Gjermani ''pervec ritualeve,skane cte japin tjeter''-thekson Naseh.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Mon 10 Dec 2012 - 20:19
Te mesosh nje gjuhe te huaj

A do tju pelqente te mesoni nje gjuhe te huaj?Revista polake Poradnik Domowy jep keshillat e meposhtme.''Nje vecori e pandare e mesimit te nje gjuhe te huaj eshte te besh gabime.Pranimi i ketij fakti eshte hapi i pare per tia dale mbane''.Pervec kesaj eshte edhe ''gatishmeria per te rezikuar''.Ne qofte se nuk dime si ta themi dicka,''disa here duhet te mbeshtetemi te intuita jone ose thjesht duhet ta marrim me mend'',cka eshte me mire se te rrime pa folur.''Rrallehere e kuptojme qe burimi i problemeve tona mund te jete frika ose turpi-thote revista.Ne rast se ia dalim ti mposhtim keto dobesi,pa dyshim qe do perparojme me shpejt''.Gjithashtu nje mesues i mire mund ta ndihmoje dike qe te kaperceje friken dhe te perparoje me shpejt.

''Nga dhuna vdiqen 1,6 milione njerez''

''Ne vitin 2000 nga dhuna vdiqen 1,6 milion njerez,njelloj sa tuberkulozi,dhe kjo shifer ia ka kaluar numrit te vdekjeve nga malaria,sipas nje raporti te ri te Organizates Boterore te Shendetesise (OBSH),i cili per here te pare orvatet te percaktoje shkallen e gjere te mizorise''-thote The Wall Street Journal.Llogaritja bazohet ne te dhena te mbledhura nga 70 vende dhe pefshin lufterat,sulmet fizike,vetevrasjet dhe goditjet me arme zjarri.''Kerkuesit zbuluan se vdekjet nga dhuna perbejne afro 3 per qind te te gjitha vdekjeve ne bote-shton artikulli.Shtrirja e dhunes,kunder grave,femijeve,pleqve,djemve te rinj dhe bashkesive ne pergjithesi,doli shume me e madhe sec e prisnin.Kerkuesit mendojne se nje nga shkaqet e kesaj eshte qe dhuna shpesh nu raportohet''.Klasifikimi i vdekjeve nga dhuna ishte;50 perqind nga vetevrasjet,30 per qind nga vrasjet dhe 20 per qind nga lufterat.Europa Lindore kishte perqindjen me te larte te vetevrasjeve,me ne krye Rusine dhe Lituanine.Perqindja e vdekjeve nga armet e zjarrit ishte me e larte ne Shqiperi-22 vdekje ne 100.000 njerez.Shtetet e Bashkuara kishin 11,3 vdekje ne 100.000 njerez,kurse Mbreteria e Bashkuar Britanike dhe Japonia kishin perkatesisht 0,3 dhe 0,1 vdekje ne 100.000 njerez.

''Gara makinash'' me zerat e kasetofoneve

Kush arrin ta kete me te larte zerin e kasetofonit te makines?Kjo pyetje ka bere te linde nje gare e re nderkombetare,e njohur si gara e makinave dB (decibel),sic raporton National Public Radio ne Shtetet e Bashkuara.Ne takime te organizuara,lartesia e tingujve te kasetofoneve te makinave-qe matet me decibel ose dB-llogaritet me mjete te vena brenda automjetit.Tingujt qe mund te degjohen jashte makines nuk llogariten nga aparati,prandaj konkurrentet permiresojne strukturen e makines se tyre per te parandaluar daljen e tingujve.''Ne makinat me te sofistikuara...xhamat jane shtate ose dhjete centimetra te trasha-thote konkurrenti Uein Harris-dhe dyert jane perforcuar me mentesha celiku e betoni''.Konkurrentet nuk ulen brenda makinave te tyre kur kasetofoni eshte i ndezur,dhe bejne mire.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Wed 19 Dec 2012 - 19:29
Fjalime fetare ne shitje

''Me ne fund u plotesuan lutjet e famullitareve te stermunduar qe rraskapiten duke pergatitur fjalimet e tyre,nje orator i Kishes se Anglise ka nxjerre ne nje faqe te re te internetit fjalime fetae per cdo rast''-njofton The Daily Telegrapf e Londres.Autori i kesaj faqeje,Bob Ostin thote.''Predikuesit po behen gjithnje e me te zene dhe fjalimet zakonisht jane te fundit ne liste''.Ostin thote se ''fjalimet fetare te arsyeshme dhe te gatshme''qe ofron jane ''frymezuese,edukuese dhe nxitin te menduarit''.Gazeta shpjegon se kjo faqe e Internetit tani per tani ka nje liste me ''me shume se 50 fjalime te 'aprovuara nga katedra e kishes' qe trajtojne nje sere shkrimesh dhe temash biblike'',por qe shmangin pikepamje te ekzagjeruara dhe te diskutueshme nga ana doktrinale.Ato cilesohen si ''fjalime te lehta 10 deri ne 12 minuteshe''dhe kushtojne 13 dollare secila.

Britania po zhytet ne borxhe

''Borxhet ne Britani kecenojne renien e ekonomise dhe bejne qe nje ne kater veta te kete probleme te pakapercyeshme financiare''-raporton gazeta The Daily Telegraph e Londres.Pastaj ajo shton.''Vendi,i njohur si nje 'komb i kredive',mban mbi supe nje borxh prej 1,49 trilione dollaresh qe konsumatoret i kane marre hua me kredi''.Pa marre parasysh pagesat e hipotekes,nje britanik me te ardhura mesatareka nje borxh prej 5,737 dollaresh te marra ne formen e kartave te kreditit,ne formen e huave personale dhe terheqje bankare me teper se shuma qe zoteron.Keshtu nje numer marramendes te rriturish po bejne cmos te paguajne detyrimet pasi kane frike se do te vije nje kohe kur nuk do ti shlyejne dot,sidomos nese perqindja e interesit dhe papunesia rritet.Fransis Uokeri e Sherbimit te Keshillit per Kredite e Konsumatoreve keshillon.''Nese kesti mujor qe paguan,pa perfshire ketu hipoteken,shkon me shume se 20 per qind e te ardhurave mujore atehere po harxhon pertej mundesive''.Por,me gjithe paralajmerimet pritet qe pushuesit britanike ta rritin edhe 5 miliarde dollare borxhin e tyre.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Sun 20 Jan 2013 - 19:56
Lopet vlejkan me shume se njerezit?

Hendeku midis te pasurve dhe te varferve vazhdon t thellohet.Gjat 20 viteve te fundit,pjesemarrj ne tregetine boterore e vendeve me pak te zhvilluara (me 700 milione banore) ka rene nga 1 ne o,6 per qind.''Sot,pjesa derrmuese e popullsise afrikane eshe me e varfer se brezin e kaluar''-shkruan ekonomisti francez Filip Jurgensen ne revisten Challenges.Per shembull ne Etiopi,67 milione njerez jetojne me nje shume qe eshte sa nje e treta e pasurise se 400.000 banoreve te Luksemburgut.Jurgenseni thote se blegtoret europiane,per cdo lope,marrin nga shteti nje ndihme prej 3 dollaresh ne dite.Ndersa rreth 2,5 miliarde njerez jetojne cdo dite me me pak se 3 dollar per person.Keshtu,ne shume vende te botes,''nje i varfer vlen me pak se nje lope'',thote ekonomisti Jurgensen.

Muzika dhe dhuna

Studiuesit nga Universiteti i Shtetit te Ajouas dhe nga Departamenti i Sherbimeve Sociale te Teksasit (SHBA),per te percaktuar ndikimin e kengeve me tekste qe nxitin dhunen,bene 5 eksperimente,njeri pas tjetrit,me 500 nxenes kolegji.Pasi degjuan nje numer kengesh te te njejtit kengetar qe nxitnin ose jo dhunen,nxenesit iu nenshtruan disa testeve te programuara per te percaktuar nivelin e ndjenjave qe provokojne dhunen.Studimi i botuar nga Journal of Personality and Social Psychology nxori si perfundim se kenget me tekste qe nxitin dhunen mund te shtojne ndjenjat dhe mendimet armiqesore pa u provokuar fare.''Nje perfundim i rendesishem qe doli nga ky dhe nga studime te tjera per argetimet e dhunshme ne media ishte se teksti i kenges ka nje ndikim te madh,-tha Krejg Andersoni,drejtues i studimit.Ky perfundim eshte i rendesishem per te gjithe degjuesit dhe ne menyre te vecante per prinderit qe kane femije ne moshe te vogel dhe ne moshen e adoleshenves''.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Mon 21 Jan 2013 - 21:47
Femije te dehur

Gazeta e Londres The Daily Telegraph raporton se ne Britani,nje sondazh,i bere ne 50 spitale per rastet e aksidenteve dhe te urgjences,ka zbuluar se ''femije te moshes gjashte vjecare po shtrohen ne spital pasi behen tape''.Doktoret dhe infermieret e nje spitali njoftuan se gjate pushimeve verore,brenda nje jave numri i femijeve ge dehur qe shtroheshin arrinte deri ne 100.Gazeta thote.''Me shume se 70 per qind e personelit te spitalit mendonin se mosha e femijeve qe shtroheshin ne spital per dehje sa vinte e behej me e vogel''.Gjithashtu,nje raport qeveritar i koheve te fundit tregon se ne Britani,vdekjet qe vijne si rezultat i alkolit jane trefishuar brenda 20 vjetesh.

Droga dhe adoleshentet italiane

Sipas nje sondazhi te bere nga Instituti San-Rafaele ne Milano,nga te gjithe 14 deri 19 vjecaret italiane qe u moren ne pyetje,42 per qind e tyre pranuan se merrnin droge.Megjithate Marijolina Mojoli,drejtoreshe e pergjithshme e Ministrise Italiane te Arsimit,mendon se ne te vertete shifrat jane me te larta.Drogat me te perdorura ndermjet atyre qe u moren ne pyetje ishin marihuana dhe hashashi.Po nga keta,34 per qind rrefyen qe e merrnin drogen kur ishin ne shkolle,27 per qind ne disko dhe 17 per qind ne shtepi.Sondazhi tregoi gjithashtu se 82 per qind e nxenesve pinin pije alkolike.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Tue 22 Jan 2013 - 23:12
Nje perbindesh deti ''supergjigant''

''Afer brigjeve te Antartikes peshkataret kane zene nje kallamar te rralle e vdekjeprures me sy te medhenj sa nje pjate gjelle dhe gremca te panumerta brisk te mprehta qe i perdor per te kapur prene e tij'',-thote gazeta The Daily Telegraph e Australise.Stiv O Sheji,biolog detar nga Zelanda e Re,tha.''Kam pare kallamar gjigante,por ky eshte supergjigant''.Kjo specie prej 150 kilogramesh qe quhet kallamari supergjigant (Mesonychoteuthis hamiltoni) doli se ishte ende i vogel ne moshe.''Eshte nje kafshe shume e dhunshme,-tha Kat Bolstad,biolog detar nga Amerika.Po te bini ne uje afer tij ju piu e zeza''.Sipas agjencise Rojter,''kallamari supergjigant gjen ushqim ne ujerat e thella e te erreta,duke ndricuar prene me syte e tij te stermedhenj,me te medhenj se syte e cdo kafshe tjeter...Tete kembet dhe dy tentakulat kane deri ne 25 gremca si dhembe te ngulur thelle ne muskul qe mund te rrotullohen 360 grade.Gjithashtu,te kembet dhe te tentakulat gjenden ventuzat e zakonshme per te mbajtur fort peshkun qe ka kapur''.

''Mbret dhe zot i qytetit''

Gazeta Reforma ne qytetin e Meksikos njofton.''Automjeti eshte bere mbret dhe zot i qytetit''.Ne vitin 1970,ne zonat metropolitane kishte nje makine per cdo 12.423 njerez.Ne vitin 2003 ky rapor arriti nje makine ne cdo gjashte njerez.Rruget e qytetit te Meksikos po mbushen kaq shume me makina,saqe ne vitin 2002,nga 18 milione banore qe ka Meksiko,numri i makinave te regjistruara ishte me i madh se numri i lindjeve te regjistruara.E keqja eshte se makinat jane pergjegjese per 80 per qind te ndotjes se ajrit ne Meksiko.Per me teper,atyre qe u duhet te udhetojne per te shkuar ne pune,u duhen gati tri ore per te shkuar e ardhur nga puna dhe kjo ndodh kryesisht per shkak te bllokimit te autostradave nga makinat.Eshte llogaritur se aty nga fundi i vitit 2012 numri i automjeteve ne Meksiko do te shtohet edhe nje milion.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Tue 29 Jan 2013 - 23:46
Nje mur i madh i gjelber permes Afrikes

Nje projekt panafrikan i nisur nga Bashkimi Afrikan ne vitin 2007,synon te ndale shtrirjen e shkretetires me nje mur te gjelber.Nga Senegali ne perendim deri ne Xhibuti ne lindje,11 vende po mbjellin miliona fidane te llojeve te pershtatshme,qe te krijone nje brez bimesie 7.600 kilometra te gjate dhe 15 kilometra te gjere.''Na duhet te mbjellim ato lloje bimesh qe nuk lakmohen per lende drusore'',-thote Alju Gise,profesor i ekologjise bimore ne Universitetin ''Cek Anta Diop'' ne Dakar,Senegal.Shpresohet se hapesirat e ripyllezuara do te sherbejne edhe si rezervat e do tu sigurojne vendasve burime natyrore pa prishur ekuilibrin ekologjik.

Pse gogesijme?

Shkencetaret nuk e shpjegojne dot pse te gjithe njerezve ne planetin tone u hapet goja,e zakonisht disa here ne dite.Madje edhe foshnjave ne bark te nenes u hapet goja.Po keshtu edhe iriqeve,strucave,gjarperinjeve dhe peshqeve.Per kete ka plot teori,shpesh kontradiktore,por asnjera nuk i kenaq te gjithe studiuesit.Shume shkencetare kane hedhur idene se nje arsye pse hapim gojen e mbushemi me ajer (gje qe zgjat mesatarisht gjashte sekonda),eshte qe te furnizohet me shume truri me oksigjen.Megjithate,sic thuhet ne revisten Science News,''deri tani studiuesit nek kane gjetur prova qe ta mbeshtetin kete hamendje''.Studime te reja te bere te minjte,tregojne se ''gogesima mund te jete si nje termostat,pasi ftoh trurin e mbinxehur''.Megjithate,arsyen e sakte askush nuk e di.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Wed 20 Feb 2013 - 22:44
Rreziku i gjuajtjeve me kokë në futboll
Gjuajtja me kokë në futboll është pjesë e lojës. Por studimet e fundit të bazuara në teknikat e përparuara të imazherisë dhe në testimet e aftësive mendore, kanë ngritur problemin e rrezikut kur topi gjuhet me kokë në mënyrë të përsëritur. Sipas studiuesve në fakultetin e mjekësisë «Albert Ajnshtajn» të Nju-Jorkut, SHBA, gjuajtja me kokë «rrit rrezikun e dëmtimit në tru dhe e dobësimit të aftësive mendore». Janë vënë re dëmtime ndër amatorët që e gjuanin topin më shumë se 1.000 deri 1.500 herë në vit, që i bie vetëm «pak herë në ditë për një amator që luan rregullisht».

Automjetet hibride, të rrezikshme për këmbësorët

«Grupe për mbrojtjen e të drejtave të këmbësorëve janë ankuar se makinat elektrike hibride vënë në rrezik jetën e këmbësorëve,—thotë Ministria e Transportit e Shteteve të Bashkuara.—Ata shqetësohen se këto makina duken disi më të qeta e nuk bëjnë zhurmë, që këmbësorët dhe ata me biçikletë të kuptojnë se një makinë po u afrohet kur janë në rrugë ose në kryqëzim.» Kjo ministri thotë se «këto makina kanë dy herë më tepër të ngjarë të aksidentojnë këmbësorët» sesa makinat e tjera kur bëjnë manovra të caktuara. Ja pse Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut Rrugor ka propozuar të kërkohet që makinat hibride dhe elektrike të bëjnë ndonjë lloj zhurme kur janë me shpejtësi të ulët.Nje veshtrim rreth botes. 102012417_univ_cnt_1_sm
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Fri 22 Feb 2013 - 23:54
Message reputation : 100% (1 vote)
Gjiri i Meksikës
Pas një incidenti në prill 2010 në një platformë nafte, një lumë nafte dhe gazi vërshoi në det për afro tre muaj. Një studim nga një ekip kërkuesish zbuloi se dy muaj e gjysmë më pas, disa lëndë ndotëse ishin zhdukur. Sipas përfundimit që nxorën kërkuesit, i kishin përlarë bakteret që u pëlqen metani. Gjithsesi, disa specialistë janë skeptikë. Ata mendojnë se një pjesë e madhe e naftës ka përfunduar në shtratin e oqeanit.

Rusi
Sipas një sondazhi, 59 për qind e rusëve të moshës 18-35 vjeç besojnë se «për të korrur sukses në jetë, nganjëherë duhet të shkosh kundër parimeve dhe normave të tua morale», siç shkruhet në Rossiiskaya Gazeta.

Peru
Disa nga koçanët më të vjetër të misrit që janë gjetur tregojnë se banorët e Perusë Veriore bënin kokoshka dhe miell misri që para 3.000 vjetësh.


Itali
Luço Soravito de Françeski, peshkopi katolik i Adria-Rovigos, mendon se mënyra më e mirë për të përcjellë një mesazh fetar duhet të jetë «takimi i drejtpërdrejtë me njerëzit», atje ku jetojnë. «Kujdesi ynë baritor duhet të kalojë nga rënia e kambanave të kishave te rënia e zileve të dyerve»,—thotë ai.

Afrika e Jugut

Në tregun e zi, çmimi i bririt të rinoqerontit për përdorime mjekësore ka shkuar jo pak, por 65.000 dollarë për kilogram. Më 2011, vetëm në Afrikën e Jugut u raportua se gjuetarët e paligjshëm vranë 448 rinoqerontë. Në muze dhe në salla ankandi të Evropës kanë hyrë me forcë banda që kërkonin brirë rinoqeronti. Madje edhe në kopshtet zoologjike të Evropës, rinoqerontët janë në rrezik.

Nje veshtrim rreth botes. 102013001_univ_cnt_3_sm
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Sat 23 Feb 2013 - 23:06
Izrael

Nje veshtrim rreth botes. 102013042_univ_cnt_1_sm

Fëmijët «e lindur me një defekt që mund të ishte diktuar me anë të ekografisë në shtatzëni», nuk mund t’i paditin më autoritetet e mjekësisë për «pakujdesi me pasojë jetën», siç thuhet në Haaretz.com. Megjithatë, prindërit mund t’i paditin për «pakujdesi me pasojë lindjen», që të kërkojnë dëmshpërblim për «shpenzimet shtesë të rritjes së një fëmije me kufizime dhe të plotësimit të nevojave [të tij] gjatë gjithë jetës».

Australi

Në Australi, 8 në 10 çifte bashkëjetojnë para se të martohen.

Greqi

Statistikat e nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë e Greqisë tregonin një rritje prej 40 për qind të vetëvrasjeve në Greqi gjatë pesë muajve të parë të vitit 2011, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2010-s. Kjo rritje përkonte me fillimin e krizës së fundit financiare.

Shtetet e Bashkuara

Nje veshtrim rreth botes. 102013042_univ_cnt_2_sm

Sipas Këshillit të Mbrojtjes së Burimeve Natyrore, gati 40 për qind e ushqimeve në mbarë vendin shpërdorohet. Për shembull, është llogaritur se rreth 7 për qind e të mbjellave nuk mblidhen kurrë, rreth 17 për qind e ushqimeve që serviren në restorante e lokale mbeten pa ngrënë dhe se familjet hedhin rreth 25 për qind të ushqimeve që blejnë.

Madagaskar

Nje veshtrim rreth botes. 102013042_univ_cnt_3_sm

Kameleoni më i vogël në botë u zbulua kohët e fundit në Madagaskar. Kjo hardhucë e vockël ngjyrë kafe, që rritet deri në 29 milimetra, mund të rehatohet mbi thuan tënd. Për shkak të rreziqeve që i kanosen habitatit të saj, kjo kafshë mund të jetë në prag të zhdukjes.
Sponsored content

Nje veshtrim rreth botes. Empty Re: Nje veshtrim rreth botes.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi