Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E rreh njerku, 11-vjecari denoncon në polici: Më mbroni, po më vret! Empty E rreh njerku, 11-vjecari denoncon në polici: Më mbroni, po më vret!

Sun 4 Dec 2011 - 22:49
E rreh njerku, 11-vjecari denoncon në polici: Më mbroni, po më vret! 49055TEPELENE-Mjafton që në shtëpi të thyhet një gotë ose një pjatë nga fëmijët dhe grushtat e njerkut të bien mbi të voglin 11-vjecarin Erald D.
Kjo është historia ngjethëse që po vuan aktualisht një 11 vjecar nga fshatin Meshgoran i Tepelenës, që pavarësisht dhunës, njerkun e thërret me plot gojën ‘Babi’. Por, i vogli nuk ka duruar më, me sy të nxirë e gjak në rroba ka trokitur në derën e kushërinjve dhe së bashku me ata denoncon dhunën e pësuar nga njerku i tij.
I mituri me iniciale Erald .D deklaron se prej vitesh dhunohet nga njerku me të cilin nëna e tij është martuar rreth 8 vitë më parë, pas divorcit nga i ati i femijës, një person me aftësi të kufizuara. Rasti i fundit i dhunes së ushtruar ka qene ai i një dite më parë.
“Më vrau babi. Motra theu 3 gota dhe ai më rrahu mua. Gjaku më plasi nga hundët dhe më ra në këmbë”, tregon ai per mikrofonin e TVNews24.
I pyetur nëse do të kthehet në shtëpi, Eraldi i vogël thotë “Jo! Do më vrasë po u ktheva”.
Pas divorcit të prindërve Gjykata caktoi qendrimin e femijës me nenen, e cila tashmë ka edhe dy fëmijë të tjerë nga martesa e dytë. Jashtë kamerave xhaxhai i 11-vjecarit është shprehur se nëse dhuna vazhdon, do të kërkojnë që nënës t’i hiqet kujdestaria e fëmijës.

(d.b/News24/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi