Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ermira Babaliu: Më prisni në politikë, interesat e mia, kultura e komunikimi Empty Ermira Babaliu: Më prisni në politikë, interesat e mia, kultura e komunikimi

Sun 4 Dec 2011 - 23:27
Ermira Babaliu: Më prisni në politikë, interesat e mia, kultura e komunikimi Ermira-babaliu-300x144Ardhja e kësaj here duket të jetë me qëllime të tjera. Jo se kënga është lënë mënjanë, jo! Por mesazhet nëpërmjet saj tregojnë që Ermira Babaliu diç bluan ndër mend. Dhe jo vetëm, deri diku synimet e saj po marrin edhe zë. Pogradecarja që nuk heq dorë nga dialekti i saj, duke të zbavitur me fjalë që duhet gërmuar për t’i gjetur, po realizon një album të ri. Veçse, nga Amerika, prej nga ka fluturuar për të tretën herë pas një largimi disavjeçar, nuk ka ardhur vetëm për këtë. Sado që përpiqet të jetë e rezervuar, duke u kujdesur të mos nxjerrë detaje, që tek e fundit janë ende të pakonfirmuara, fjalët kanë nisur të qarkullojnë. Babaliu mund të jetë së shpejti pjesë e politikës. E domosdo që nëse realizon këtë, do të kthehet njëherë e mirë në Shqipëri. Jo vetëm në Tiranë. Projektet që ka për të realizuar një art-galeri-kafe në Pogradec, do ta shpërndajnë pak deri sa t’i vërë gjërat nëpër vende. Do të krijojë një qoshk të sajin e të miqve, atje ku është vërtet shtëpia e saj. Po deri atëherë, ka ende një mijë e një gjëra për të mbyllur. Së pari albumin “Urat e Shpirtit”, që i duhen ende disa punime e disa para për t’u mbyllur. Pastaj është plani i zhvendosjes, i ndryshimit. Të një jete të krijuar prej 20 vitesh.
E megjithatë, po kërkon ta ndryshosh. Pse të lësh investimin e 20 viteve për t’u rikthyer, për më tepër në një vend ku mangësitë janë ekstreme, ju vetë e pohoni…Ermira Babaliu: Më prisni në politikë, interesat e mia, kultura e komunikimi Ermira-babaliuuuu-300x186Së pari, sepse atje ku jemi apo kudo qofshim, nuk jemi asnjëherë në shtëpi. Do të mbetemi gjithnjë të huaj sado që në një kohë, pas shumë vitesh stërmundimi, mund të arrijmë një standard të mirë jetese. Unë këtë jam përpjekur ta shpreh edhe përmes këngëve të mia, siç mund të kuptohet nga titulli i albumit “Urat e shpirtit”.
Pra ura është Shqipëria?
Është ajo që i lidh shqiptarët e shpërndarë anembanë botës, është shpirti.
Ç’këngë përmban albumi dhe në ç’fazë është?
Albumi do të ketë tetë këngë, prej të cilave vetëm pesë janë të përfunduara. Njëra prej tyre edhe me videoklip. Janë të pesta të realizuara në Amerikë.
Më thatë që secila prej tyre kishte histori, kërkonte të përcillte diçka. Na tregoni më tepër…
Po, jam përpjekur që secila prej tyre të ketë një vlerë apo të përcjellë një emocion. Njëra, “Antenë për dashuritë e vrara”, është një poezi e marrë nga një autore e dëgjuar që nuk jeton më, së cilës iu mohua dashuria në kohën e komunizmit për shkak të luftës së klasave. Emrin nuk po ia përmend, pasi e ëma jeton dhe dua ta surprizoj me këtë këngë ku vargjet janë të së bijës. Ndërsa tani ndodh e kundërta, dashuritë nuk po pengohen më, por djemtë po largohen jashtë, po martohen andej, për të siguruar një të ardhme më të mirë. Një tjetër është varianti i ri i këngës “E dehur jam” të Nexhmije Pagarushës, “Mother Contry”, ku kam dalë pak nga natyra ime, por gjithsesi kam bërë një këngë patriotike për të cilën ndihem mirë. Është një lloj thirrjeje, ku dua të them me zë të lartë, na ktheni në vendin tonë, në vendin të cilit i përkasim.
Përveçse do t’i shërbejë albumit, duket edhe si thirrje individuale kjo këngë?Ermira Babaliu: Më prisni në politikë, interesat e mia, kultura e komunikimi Ermira-me-mamin-300x289Nuk do ta quaja individuale, sepse në gjithë këto vite jashtë unë kam njohur shumë njerëz që kanë dëshira si kjo që unë thërras me zë të lartë. Kur je larg, është shumë e lehtë ta kuptosh e ta shohësh në sytë e njerëzve këtë. Por duke mos pasur hapësira, nuk kanë ç’bëjnë. Kështu që nuk është individuale, por zëri im përmbledh dëshirën e të gjithëve.
Pra ju doni të ktheheni?
Po, dua të kthehem. Edhe pse im shoq mund të mos jetë shumë dakord me këtë që po ju them. Jo se nuk do, por mendon se nuk është ende koha.
Janë kapërcyer problemet e dikurshme? U fol për divorc vite më parë?
Po, po, është histori e lënë pas, jemi shumë mirë tani të tre, bashkë me vajzën.
Këngë korçare do gjejmë në album? Thuajse të gjithë në kohën e artë të serenatave ju kujtojnë…
Do ketë domosdo. “Kopshti i qershive” quhet, më duket sikur e kam rritur vetë këtë këngë. Kanë mbetur ende edhe tri këngë të parealizuara, të cilat shpresoj t’i përfundoj këtu. Është bërë një videoklip dhe po punohet për të dytin me Sebastian Production.
Ardhjen tuaj se pse e lidh gjithnjë me “Klan”-in… Apo është e rastësishme dalja atje?
E lidhni sepse pas shumë kohësh mungese në skenë në Shqipëri, unë dola pikërisht te “Klani”, te “Këngët e Shekullit”, pastaj te “E diela Shqiptare”, ndërsa këtë herë kam ardhur vetë, nuk është se më kanë ftuar. Edhe pse bashkëpunimi me “Klan”-in vazhdon, madje promovimi i albumit tim mendoj se do të bëhet atje.
Në rastin tuaj, televizioni që keni apo ju ka zgjedhur, tërthorazi të jep të dhëna të tjera, përtej anës artistike… Përmes të tretësh është dëgjuar se doni t’i hyni politikës?
Nuk po e mohoj që jam e djathtë, nëse këtu donit të dilnit. Por të mos politizojmë gjithçka.
Ok, nuk po politizojmë, por ju politikës doni t’i hyni?
Unë dua t’i jap Shqipërisë dhe një mënyrë mund të jetë edhe ajo, po.
Në ç’mënyrë do t’i jepni?
Mos mendoni se po pretendoj të ndryshoj botën, veçse duke dhënë veten, më të mirën time, do përmirësoj edhe hapësirën rreth meje. Një nga problemet që është qartësisht i evidentueshëm sa shkel në Shqipëri, është standardi i komunikimit.
Sikur të ishte ky problemi më i madh… Mënyrën nuk na e thatë…Ermira Babaliu: Më prisni në politikë, interesat e mia, kultura e komunikimi Ermira-vajza-300x296Vendin e punës nuk e di as vetë, kështu që nuk kam ç’t'ju them. Por mund të pranoj se do ta gjeja veten mirë në fushën e kulturës, por kam edhe një interes tjetër që dominon kundrejt kësaj që përmenda, edhe pse mendoj se në kulturë mund të isha e dobishme, sepse është një e vërtetë që marketi i showbiz-it duhet ta ndryshojë cilësisht. Edukimi i shijeve të publikut është çelësi i këtij ndryshimi. Megjithatë, problemet sociale janë në qendër të interesave të mi. Mendoj që për momentin kjo është fusha më e prekur, më e dëmtuar.
Gjithandej ka..
Po dhe më vjen keq që, përveç problemeve të vërteta për zgjidhje, këtu nuk mungojnë as ato ‘të vogla’, por që njerëzit i bëjnë të papërtypshme.
Konkretisht…
Personalizimi i pushtetit mendoj që është e keqja më e madhe e qeverisë. Keqpërdorimi i vendit të punës, askush nuk e kupton që karrigia është e shtetit, jo e individit. Nuk e di se si mund të ndërgjegjësohen njerëzit për këtë, nuk e di vërtet. Secili duket se është zot i vendit që mban. As minimalen, buzëqeshjen, nuk dinë të ta japin nëpër zyra. Detyrat nuk janë personale, janë në të mirë të të gjithëve. Këtu është e pamundur të komunikosh edhe me zyrtarin më të thjeshtë. Kapadaillëku që individi vendos si koracë, është i papranueshëm. Këtu shteti duhet të vendosë pikat mbi i. Kam shkruar gjatë për këtë.
Edhe shkruani?
Shkruaj po, e ngacmuar nga dukuri të ndryshme që vërej, po se kur do t’i botoj nuk e di.
Pra, fusha sociale mund të jetë një alternativë…
Një alternativë shumë e mirë. Të jetuarit jashtë më ka ndihmuar të bëj krahasime se si dhe sa ndryshe funksionojnë gjërat. Përvoja, vëzhgimi janë ndihmesë. Ndryshimi duhet të nisë që nga edukimi i fëmijëve, që nga kopshti. Këto gjëra mund t’i keni dëgjuar shpesh, por unë po ju tregoj fushën e interesit tim.
Ju po jepni alternativa në bazë të të cilave prisni oferta, apo keni diçka konkrete?
Jam ende në bisedime dhe nuk dua t’u paraprij gjërave që ende nuk kanë ndodhur. Është më mirë t’ju them kur gjithçka të jetë e sigurt. E vetmja gjë që ju them me siguri, është që nesër mund të më shihni ndryshe. Një Ermirë tjetër, e cila ka pasur dëshirë të jetë pjesë e politikës, për të dhënë diçka të mirë. Ndoshta duhen figura të reja që të sjellin gjëra ndryshe, pozitive.
Nga marrja e këtij vendimi varet edhe transporti i bagazheve?
Po.
Kur ka nisur interesimi juaj për politikën?
Që kur kam mbaruar studimet për shkenca politike.
Që atëherë ka kaluar mjaft kohë. Pse nuk jeni përfshirë më parë?
Nëse do të kisha qenë këtu, me siguri që do të isha përpjekur me kohë, por nuk kam qenë. U largova si shumë të tjerë, sepse atëherë, përpara se të mendonim për politikën, për çështje parimore apo për ideale, duhet të mendonim se si të siguronim bukën e gojës. Tani që i kemi kapërcyer ato kohë, mirëqenia është optimale, mendojmë për të tjera gjëra. Se si të japim shembuj të mirë. Puna vullnetare për bamirësi është një tjetër aktivitet me të cilin jam marrë në Amerikë, e të cilin do të doja ta realizoja edhe këtu.
A nuk ju tingëllojnë këto si pjesë e ndonjë fushate elektorale?
Jo, absolutisht. E di se si funksionon këtu, edhe projektomaninë që ka pushtuar shqiptarët e njoh dhe e kam alergji. Të gjitha projektet po bëhen për përfitime personale, jo për qëllimet që nisen. Më vjen keq për kërpudhat e shoqatave e shoqërive që këputen e çfarë nuk bëjnë për të marrë një copë kockë.
Ardhtë vendimi atëherë…
Sapo unë të gjendem mirë, në terren të mirë, do ta marr.
Do të rrini gjatë në Shqipëri?
Do qëndroj edhe për pak ditë mes Tiranës e Pogradecit. Do të bëhet ceremonia e dhënies së titullit “Qytetare nderi” atje, kështu që do të shkoj. Pastaj më presin punët këtu për përfundimin e albumit. Por përpara festave të fundvitit do të më duhet të iki për t’u kthyer sërish në janar, kur mendoj se do të jetë koha që të jenë gati këngët.
Ktheheni shpesh në Pogradec?
Pa dyshim, kur vij, shkoj gjithnjë. Përveç të tjerash, edhe sepse kemi një ambient me bashkëshortin, të cilin e kam me shumë dëshirë që në të ardhmen ta kthej në një pikë takimi mes artistësh, mes miqsh. Do të jetë një Art-galeri-kafe, një ambient i ngrohtë, mirëpritës, ku do të zhvillohen aktivitete, ekspozita apo gjithfarë ngjarjesh kulturore të qytetit e më gjerë.
Në Amerikë me çfarë merreni tani?
Organizoj aktivitete dhe këndoj. Kam një agjenci që organizon koncerte, prandaj duhet medoemos të jem atje përpara fundvitit. Mbledhjet e shqiptarëve në Amerikë në të tilla feste besoj keni dëgjuar që me zor priten.
ANI JAUPAJ
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi