Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Borxhi, Spanja nuk përballon dot interesat Empty Borxhi, Spanja nuk përballon dot interesat

Wed 27 Jun 2012 - 17:13
Borxhi, Spanja nuk përballon dot interesat RajoyspanjeKryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, u shpreh se vendi i tij nuk mund të përballojë të paguajë interesa më të larta se aktualet për huatë që ka nevojë.

Bonot 10-vjeçare të thesarit të shtetit spanjoll u shitën gjatë javës me interes prej 6,8%, shumë pranë kufirit të 7%, mbi të cilin interesi konsiderohet spekulativ dhe vështirësisht i përballueshëm.

Deklarata e kryeministrit Rajoy erdhi përpara samitit të Bashkimit Europian, që do të zhvillohet më pas gjatë javës.

”Çështja më urgjente për ne është ajo e financimit të borxhit. Interesat e larta janë duke dëmtuar rëndë tentativat e qeverisë sonë, qeverisë italiane apo të

shumë vendeve të tjera, për të përmirësuar gjendjen financiare dhe reduktuar defiçitin buxhetor”, u shpreh Rajoy.

Spanja ka kërkuar formalisht ndihmë nga Bashkimi Europian dhe vendet e Eurozonës janë shprehur të gatshme t’i akordojnë një hua prej 100 miliardë eurosh, por fondet nuk janë lëvruar ende.

Ndërkohë, Banka e Spanjës publikoi të mërkurën lajmin se vendi vazhdon të te jetë i zhytur në recesion.

Publikimi i të dhënave për tremujorin e parë të vitit tregoi se ekonomia është tkurrur me 0,3%, po aq sa në semestrin e fundit të 2011-s.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi