Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Ajo...
Ajo...
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 21467
<b>Hobi</b> Hobi : .
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te shpia Re
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011

Frika nga vetmia nuk është arsye për martesë Empty Frika nga vetmia nuk është arsye për martesë

Mon 5 Dec 2011 - 13:14
Lidhja me këdo, nuk është hiç më e mirë nga ajo e të mosqenit fare në lidhje me askënd.Shpesh në një lidhje dashurie hyjmë për arsye të gabuara, me shpresën se kjo do të përmirësojë ndonjë pjesë të jetës sonë. Sikur nuk e dimë se lidhja vetvetiu këtë nuk mund ta rregullojë, as ta përmirësojë. Pasojat e një vendimi të tillë manifestohen me zënka të shpeshta dhe ndarje të partnerëve, por edhe me falje dhe pajtime me çdo kusht.Njerëzit vështirë e ndërpresin lidhjen. Ndonëse janë të bindur se kanë harxhuar mjaft emocione, mundim dhe kohë, megjithatë shpresojnë se dashuria e tyre do të mbijetojë. Ndonëse në thellësi të vetvetes e dinë se lidhja është e keqe, shumica nuk kanë guxim të mjaftueshëm të ballafaqohen me vetminë e cila pason pas divorcit, kështu që pajtimi u duket si zgjidhje më e mirë.

Mund të ndiheni e vetmuar edhe nëse jeni vetëm, por njësoj do të ndiheni, mbas edhe më keq, edhe nëse jeni në lidhje me person të gabuar! Problemi te çiftet e tilla qëndron në refuzimin për të gjykuar në këtë mënyrë, kështu që kurrë nuk i zgjidhin problemet e tyre, ngase në mënyrë panike i frikohen vetmisë. Rrezikut më të madh i nënshtrohen “optimistët e përhershëm”, të cilët mendojnë se me kalimin e kohës do të kenë sukses që ta ndryshojnë partnerin dhe t’ia përshtatin shijes së vetvetes. Natyrisht, kjo nuk pi ujë, sepse, zakonisht, ana tjetër nuk dëshiron të ndryshojë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi