Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Studimi: I ftohti, nuk është arsye për t’u fryrë me të ngrënë Empty Studimi: I ftohti, nuk është arsye për t’u fryrë me të ngrënë

Wed 15 Feb 2012 - 19:24
Nëse është ftohtë, si gjatë këtyre ditëve, mund të josheni për të përdorur më shumë ushqim se zakonisht. Por sipas një studimi të fundit, duket se kjo është një gjë e tepruar, e cila më shumë na çon drejt shëndoshjes së tepruar, sesa një ngopje të trupit me vlera ushqimore.Me fjalë të tjera, ajo në fakt e zvogëlon aftësinë e trupit për të prodhuar ngrohjen, ndryshe nga sa mendohet dhe për këtë arsye, ajo duhet menaxhuar me kujdes."Në fakt - thotë Patricia Iozzo, studiues i Institutit të Fiziologjisë Klinike, në Piza të Italisë – e ngrëna kur bën ftohtë nga mbron nga sëmundjet e caktuara, por ama edhe na ekspozon ndaj rrezikut të të qenit mbipeshë”.Studimi në fjalë, pohon se e vetmja gjë me vlerë për ta luftuar të ftohtin, është stërvitja e trupit dhe lëvizjet, pasi ato rrisin qarkullimin e gjakut dhe kësisoj, edhe temperaturën e brendshme të trupit tonë.

"Në dimër, duhet t’i kushtojmë të paktën një gjysmë ore në ditë një shëtitjeje, e cila ka një domethënie të trefishtë: shton kaloritë e ushtrimit, tret yndyrnat e tepërta dhe rrit qarkullimin e gjakut", përfundon Saverio Cinti, drejtor i Laboratorit të anatomisë dhe biologjisë qelizore në Universitetin e Ankonës.

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi