Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Big Mama: Nuk Dua Te Behem Boze e Popullit Empty Big Mama: Nuk Dua Te Behem Boze e Popullit

Mon 5 Dec 2011 - 17:32
Big Mama: Nuk Dua Te Behem Boze e Popullit Big-mama-007b-300x270

/Albnews/-Big Mama: Ju rrefej per operacionet plastike

Ajo eshte “Big” ne te gjitha aspektet. E thjeshte dhe shume e sinqerte, flet hapur per shume gjera, por dashurine e zemres nuk preferon ta beje publike ende. Dhe eshte gati i vetmi personazh publik qe deri me tani nuk e kemi pare me ndonje mashkull per krah. Themi mashkull qe ia ka rrembyer zemren dhe te jete ne lidhje. Big Mama vjen ne nje rrefim te saj per “Panorama plus”, duke zbuluar shume gjera, marredhenien me Tuna Sejdiun, Rovena Stefen, a ka inat dike nga koleget, pse parapelqen te jete pjese e organizimeve humanitare…

Je fokusuar ne Turqi, realizove kengen dhe klipin, si u prite, na thuaj ndonje moment interesant?
Cdo moment imi eshte interesant e budallalleku im nga natyra e tipi ben qe ku te shkoj, e cfare levizje te bej, nuk krijoj monotoni. Momente te vecanta gjate qendrimit ne Turqi kam pasur plot, dicka konkrete nuk me vjen ne mendje per momentin.

Shume radio e televizione transmetuan kengen, pastaj media te ndryshme ishin interesuar per te qene pjese e tyre. Na thuaj ku ka ngecur puna juaj per te vazhduar karrieren atje?
Do te vazhdoj edhe atje, edhe ketu. Vitin e kaluar u shperngula krejtesisht ne Stamboll, por e pashe qe nuk do te mund t’ia dal ne skaj, jam mesuar me vendin tim, me shoqerine, bashkepuntoret, atje prej zeros kam filluar te njoh e te njihem. Per momentin mendoj se i kam munguar publikut shqiptar, po ashtu me ka munguar edhe ai mua. Ndaj kam ardhur per te realizuar disa projekte ne Maqedoni, po nderkohe do te shkoj dhe do te vij, nuk do ta le krejtesisht Turqine, pra ne raste nevoje do te shkoj.

Po puna e festivaleve… Bigu nuk shfaqet ne festivale, kaq heret keni hequr dore nga ato?
Jo, nuk kam hequr dore, por edhe cdo vit pjese e festivaleve nuk mund te jem. Nuk dua qe te behem boze e popullit, edhe pse festivalet i dua, me pelqejne dhe shoh se vitet e fundit organizohen ne nivel boteror.

Ju keni qene edhe moderatore (showgirl), pse u larguat nga TV, keni ambicie per te vazhduar ende me ndonje program te ri?
Kur fillova karrieren time me muzike, desha qe cdo gje ta bej shpejt, si festivalet, klipet, prezantuesen. Besoj se ishte momenti qe te bej pak pauze qe mos te behem monotone te publiku. Por besoj se tani eshte koha dhe do te rikthem si me kenge, me prezantim, me te gjitha, po le te mbeten supriza, do te me shihni shume shpejt serish neper ekrane…

Gjithmone shfaqeni me nje look dhe stil interesant e unik, ndryshe nga floket e gjata dhe stile te huazuara qe kultivojne kengetaret tona, cfare do ndryshoni akoma?
Kur eksperimentoj me floket, ndiej kenaqesi dhe gjithe stresin e nervat i largoj duke u marre me floket dhe me pelqen qe te jem e vecante, te mos jem si te gjithe.

Nuk ishe e kenaqur me formen e buzeve, qe vendose t’i besh me te medha?
Une te medha i kam, por thjesht me hipi qejfi edhe i bera. Jo se nuk isha e kenaqur dhe nuk i bera te perjetshme, por per 6 muaj, vetem sa te shoh a do me shkojne, si do te dukesha dhe me pelqejne shume, keshtu qe do t’i bej prape (qesh).

E vertete qe do ikesh prape ne Turqi per nje tjeter operacion per te larguar disa kile?
E tash e tepruat, une u jap doren, ju me merni krahun (qesh). Ku doli kjo tash? E kam bere nje here, prape nuk kam nevoje ta bej. Por edhe po pata nevoje, prape do e bej, por tani nuk e mendoj.

Je i vetmi personazh i njohur qe te gjitha i ben publike, vetem qe deri me tani nuk ke publikuar asnje lidhje, ke thene qe ke ne zemer dike, ke?
Eshte e vertete se nuk kam asgje te fshehte, por kjo gje me takon vetem mua edhe nuk do ta publikoj se pastaj do me hani shpirtin derisa te me ndani (qesh). Shaka shaka, por le te mbetet imja dhe besoj se kur te vije koha, do i kuptoni te gjitha, nuk e kam nder mend ta mbaj te fshehur gjithe jeten.

Flitej se me Tunen keni pasur disa mosmarreveshje, por ne fakt ju jeni mikesha ne facebook?!
Me Tunen ne adoleshence kemi pasur nje hidherim, ajo ka mbetur ne te kaluaren dhe te harruaren, kemi qene te reja.. Kur shihemi, respektojme njera-tjetren, kaq.

Po raporti juaj me Rovena Stefen si eshte? Kemi degjuar se ajo ju ka shume inat…
Eshte humbje kohe te mendoj dhe te flas per te e te njollos gjithe kete interviste te bukur. Kaq, ju falenderoj shume per intervisten, ishte kenaqesi per mua!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi