Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

8-vjeçarja, që është eksperte e pokerit Empty 8-vjeçarja, që është eksperte e pokerit

Mon 5 Dec 2011 - 17:40
8-vjeçarja, që është eksperte e pokerit Aleksafisher

/Albnews/-Mund të përziejë, mund të ndajë dhe madje mund të bëjë edhe hile në lojën e pokerit, por ajo që e bën të veçantë Aleksën, është mosha e saj: vetëm 8 vjeçe. Historia e saj e ka ndarë më dysh publikun. Aleksa në fakt është një vajzë 8-vjeçare nga Teksasi, e rritur në San Antonia, e cila duket se ka një talent të lindur për matematikën dhe pokerin.

Mediat e kanë përkufizuar si një gjeni të pokerit, duke e kandiduar madje si një protagoniste për dhjetë vitet e ardhshme. Për aftësitë e vajzës, e ëma dhe i ati kanë hapur që tani një llogari bankare në pritje që, kur të rritet, ajo të mund të luajë me para të vërteta.

Aleksa Fisher ka nisur të luajë në moshën 3-vjeçare. Në vitin 2009 mori pjesë në një turne bamirësie duke arritur në tavolinën finale dhe duke zënë vendin e gjashtë. Sot duket se njeh 50 variante të pokerit. E vogla teksane deklaroi se “tani mund të luaj kundër më të mirëve, por derisa të mbush 18 vjeçe mund të marr pjesë vetëm në turne bamirësie”.

Babai 35-vjeçar, Xhastin, e përjeton me shumë krenari popullaritetin e së bijës dhe rrëfen si zbuloi talentin e së bijës: “Kam përdorur letra bixhozi kur ishte e vogël që ta ndihmoja të numëronte dhe të stimuloja aftësitë e saj matematike. Pak para se të fillonte shkollën donim ta çonim në “Diznejlend”, por ajo donte të shkonte në Las Vegas. Aty takoi mitikun Greg Raimer, i cili i dha një autograf. Në 2009-n mori pjesë në një turne demonstrativ me persona shumë më të mëdhenj se ajo. Dhe arriti në tavolinën finale”.

“Gjëja e bukur e pokerit është se ka shumë variante lojërash dhe t’i mund të zgjedhësh njërën prej tyre, ta mësosh e të luash, — thotë Aleksa. – Tani mund të luaj me lojtarët më të zotë në botë. Duke qenë vajzë, shpresoj që kur të rritem dhe të arrij moshën e pjekurisë, të inkurajoj edhe vajzat e tjera që të luajnë poker”.

Prindërit e 8-vjeçares thonë se ajo nuk luan poker në shkollë. Por gjithsesi ata e kanë lejuar që të përdorë para të vërteta me qëllimin që ajo të mësojë të menaxhojë. Fitorja e parë e Aleksës në një lojë pokeri ishte 49 dollarë, ndërsa humbja e parë ishte 25 dollarë, të dyja në Las Vegas.

E megjithatë, shumë persona janë shprehur kundër pjesëmarrjes së të miturve në lojërat e pokerit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi