Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Seks oral me të paktën 80 nxënës të moshave 12-15-vjeç...   Empty Seks oral me të paktën 80 nxënës të moshave 12-15-vjeç...

Tue 6 Dec 2011 - 2:13
Pranon gjithçka dhe guxon të justifikohet pedofili që mashtroi të paktën 80 djem të moshave 12-15 vjeç,me të cilët plotësonte orekset e tij të sëmura seksuale.
"Unë pranojn veprimet e mia,por fëmijët vinin me dëshirën e tyre tek mua për të kryer marrdhënie seksuale" ka thënë 47-vjeçari pedofil në policinë e qytetit Rethimno në ishullin e Kretës,Greqi.Autoritetet policore besojnë se 47-vjeçari mësues kishte të paktën një dekadë që kryente marrdhënie seksuale me djem të vegjël,kryesisht bënte seks oral ndërsa u thoshte që të bënin seks edhe midis tyre nxënësit.
Askush nuk është në gjendje të besojë zbulimet e bëra katër ditët e fundit në ishullin e Kretës.Tronditja nga lajmi i fundit ku pedofili mësues ka kryer marrdhënie seksuale me 80 fëmijë,është e madhe.Zbulimet nuk kanë fund.Deri në këro momente,nga zyrat e policisë së Rethimnos kanë kaluar 13 fëmijë ,të cilët kanë përshkruar me himtësi mënyrën se si i afronte mësuesi trajner dhe si i merrte në shtëpinë e tij që të kryenin marrdhënie seksuale edhe në grup.
"Është e tmerrshme se si një burrë bënte akte të tilla monstruoze.Ai pranoi gjithçka,por i vuri në dimensionin e vet gjërat dhe mua më lind çudia se si disa njerëz përcaktojnë prioritetet e tyre në këtë mënyrë" tha Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Rethimnos,Nikos Kurmulis.
"Deri në këto momente tek ne kanë dëshmuar 13 fëmijë të moshave nga 12-15 vjeç,ndërsa vlërësojmë se numri është shumëfish,së paku 6 herë më i madh,dmth bëhet fjalë për të paktën 80 fëmijë që kanë rënë pre e orekseve të sëmura të personit të arrestuar" shton Drejtori i Policisë.
Të dhënat që ka mbledhur policia nga dëshmia e fëmijëve (mosha12-15 vjeç) ,por edhe nga zbulimet e tjera, që tregojnë lëvizjet e mësuesit të fiskulturës dhe trajnerit 47-vjeçar Nikos Siragakis,janë shokuese
Mësuesi përbindës mundi të fitojë besimin e qindra nxënësve,të cilët e kishin si "Zot".I mashtronte nxënësit ,duke u thënë se do i bëjë të famshëm dhe do u hapte rrugë për karrire në fushën e sportit.
Mirëpo që të kishin një karrire të sukseshme në sport,nxënësit duhet më parë të kalonin në proçesin e "provës" siç e quante ai.Nxënësi që do të ishte më i mirë në marrdhëniet seksuale,ai do të kishte një karrire të hapur dhe të sukseshme."Prova" fillestare përmbante shumë vështirësi dhe testi nuk ishte i kalueshëm për të gjithë nxënësit.Duhej të bindeshin,të kryenin marrdënie seksuale midis tyre dhe sigurisht me mësuesin,duke e rrethuar atë dhe duke i dhënë organet gjenitale që mësuesi të luante për të plotësuar orekset e tij të sëmura.
Sipas policisë,mësuesi vepronte më shumë se një dekadë me këtë mënyrë dhe ishte i qetë se askush nuk do e denonconte ,pasi premtonte shumë.

Rrëfimi provokativ në polici....
"Unë i pranoj të gjita veprimet e mia,por çdo gjë e kam bërë me pëlqimin e fëmijëve".Me këto fjalë provokative ,mësuesi pedofil u përpoq të justifikojë veprimet e tij të sëmura me nxënësit.
Nikos Siragakis pranoi në polici se bënte me fëmijët seks oral,por asnjëherë sipas tij nuk përdhunoi fëmijë.Mësuesi përbindësh pretendon se me veprimet e tij ai mundi të lehtësojë fëmijët të mos kenë tabu.47-vjeçari tha se kjo ishte një filozofi e tij për të bërë nxënësit më të fortë që të bëheshin burra të fortë dhe kampionë!.

Seks oral me të paktën 80 nxënës të moshave 12-15-vjeç...   Mesuesiperbindesh2%202
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi