Isopolifonia, kur ministria harron vlerat kombëtare
Tue 6 Dec 2011 - 2:54
Anila Peçi
Duhet shumë punë. Jo thjesht për të bërë diçka të zakonshme, por për të ruajtur atë pasuri kombëtare që shumë lehtë mund të zhduket, edhe pse e cilësuar si e mbrojtur nga UNESCO. Istref Dobi, drejtor i Qendrës Kulturore Vlorë dhe Festivalit Folklorik Kombëtar të Isopolifonisë, ngre shqetësimin për rrezikun e humbjes së vlerave të Isopolifonisë, ndërsa në një intervistë për “Shekulli”-n tregon edhe zhgënjimin nga Ministria e Kulturës, e cila është e para që duhet të kontribuojë për mbrojtjen e saj.
Vlora tashmë njihet si një nga “stacionet” ku shtrohet herë pas here sofra e isopolifonisë. Si lindi ideja, çfarë synon sjellja e tij vit pas viti këtu?
Që prej 10 vitesh Vlora është kthyer jo vetëm në një stacion të shumëzërëshit, por edhe një bazë e shëndoshë për të nxjerrë e “katapultuar” grupe e elementë të rinj të cilët merren me këtë zhanër folklorik. Që në fillimet e këtij festivali në vitin 2001, synimi ynë kryesor ka qenë ruajtja dhe transmetimi në brezat e rinj i kësaj vlere të paçmuar që na vjen nga shekujt, që për të qenë të sinqertë në vitin 1990 deri në fillim të viteve 2000 pati një stanjacion pak të frikshëm, pasi një pjesë e mirë e grupeve filluan t’i largohen skenës dhe t’i drejtohen studiove. Dihet që në rastet më të shumta drejtuesit e këtyre studiove nuk ishin specialistë dhe njohës të folklorit e aq më tepër të shumëzërëshit. Një pjesë e madhe e regjistrimeve të asaj periudhe ishte me mangësi të mëdha të vijës melodike, dalë nga shtrati i traditës, i teksteve herë-herë të pavlera si dhe cilësia e regjistrimit e transmetimit linte shumë për të dëshiruar. Kështu që me një grup muzikantësh e specialistësh folklori, menduam që të nisim një festival të tillë duke i tërhequr këto grupe nga studiot në skenë. Festivali i parë është zhvilluar në maj të vitit 2001 tek Sheshi i Flamurit. Ndonëse një festival modest, sot së bashku me “Odën Dibrane ” që organizohet nga Qendra Kulturore e Peshkopisë është festivali më jetëgjatë në vendin tonë ku gjatë viteve janë ngjitur në skenë rreth 300 grupe të iso-polifonisë labe e toske dhe ka qenë bazë për të dy festivalet e Gjirokastrës, si atë të 2004-s, po ashtu edhe të 2009-s.
Njihet një trend hyrës i rrymave moderne drejt folkut. A ka ndodhur me isopolifoninë kjo?
Ç’është e vërteta, duke u mbështetur në modelet e shumëzërëshit lab, sot një pjesë e mirë e kompozitorëve kanë shkruar e përpunuar shumë nga këngët më të mira të këtij zhanri. Sfidat e para janë dhënë që në vitet ’50, kur Artisti i njohur vlonjat Themistokli Mone filloi përpunimin e disa prej tyre dhe ka sjellë në këngën qytetare vlonjate vlera që i kanë rezistuar dhe do t’i rezistojnë kohës. Po kështu mund të përmendim edhe Reshat Osmanin, Haxhi Dalipin e ndonjë tjetër. Pas viteve 90, me ndërhyrjet e shumta e sidomos me “lirinë” e krijimtarisë, disa nga vlerat e shumëzërëshit lab u deformuan. Qoftë tek shumëzërëshi folklorik e qoftë tek ai i shoqëruar me instrumente, pati deformime të shumta që ç’është e vërteta, festivali ynë është munduar t’i korrigjojë. Sot nga përpunimet e shumëzërëshit lab, kompozitorë si Adi Hila, Edi Balili etj, kanë realizuar këngë shumë të arrira të kënduara me mjeshtëri nga këngëtare të reja dhe me përvojë, si: Aurela Gaçe, Mariola Kaçani, Rovena Ibrahimaj, Poni, Silva Gunbardhi e ndonjë tjetër. Shikoj me kënaqësi që përpunimet me bazë të shumëzërëshit lab, janë nga më të spikaturat në tregun e sotëm muzikor shqiptar dhe e them me krenari që kënga qytetare vlonjate është sot nga meloditë me më pak ndërhyrje në të gjithë muzikën shqiptare, kjo e përmendur edhe nga kompozitori i mirënjohur Agim Krajka, i cili në një emision televiziv e përmendi me fjalët “u lumtë vlonjatëve”.
Me çfarë sfidash përballet sot isopolifonia?
Siç po e vini re, në çdo rast unë nuk e kam përmendur fjalën iso-polifoni apo polifoni. Që këtu fillon sfida e parë e shumëzërëshit lab e tosk, që tek emërtimi. Sfidat e tjera janë të shumta duke filluar që nga mungesa e rapsodëve e deri tek mungesa e kostumeve popullore të zonës. Pikërisht në këtë pikë duhet të vërë dorë shteti. Vërtet ka një Bashki të Vlorës që financon në mënyrë modeste këtë festival, ka edhe disa specialistë në Vlorë dhe në Qendrën Kulturore të saj, por, a mjaftojnë këta për ta ruajtur e përcjellë në breza këtë vlerë të paçmuar, këtë “arkeologji të gjallë”? A duhet të punojmë të gjithë që të nxisim përveç grupeve, marrësve e bartësve të këtij zhanri edhe rapsodët e rinj? A e dimë se rapsodët më të mirë të Vlorës duke nisur nga i madhi Lefter Çipa, Feti Brahimaj, Muhamet Tartari, Nexhip Seraj, Pelivan Barjami e shumë të tjerë janë të moshës mbi të 60-at? Kush do të shkruajë dhe hulumtojë për këto grupe të shumëzërëshit pas 10 e 15 vitesh? Pra, këto e shumë të tjera, që nga mungesa e vendit të provave, mungesa e buxheteve, harresa nga Bashkitë e sidomos nga komunat, vendi ku më së miri mund të këndohet e hulumtohet shumëzërëshi, largimi i bartësve të këtij zhanri nga fshatrat në qytete etj. janë sfida të vështira me të cilat haset shumëzërëshi tosk e lab.
Në një konferencë të fundit mediatike ju u shprehët se ka probleme për zhvillimin e aktiviteteve të tilla. Ku konsistojnë ato?
Jo vetëm në këtë lloj aktivitetesh, por në të gjitha aktivitetet kulturore e artistike ka probleme. Por duke u përqendruar tek ky aktivitet: nuk mund të realizohet ashtu siç duhet një aktivitet kulturor vetëm me mbështetjen e Bashkisë apo ndonjë donatori, financime të tilla për hir të së vërtetës janë shumë modeste. MTKRS-ja në 10 festivale të zhvilluara ka financuar vetëm në dy, në 2-3 shuma të papërfillshme dhe në vitet e fundit absolutisht asnjë gjë. Nuk mendoj që Ministria duhet patjetër të ideojë, projektojë e realizojë çdo event kulturor. Nga përvoja botërore, këto aktivitete zhvillohen nga Qendra Kulturore të bashkive apo private. Kemi aplikuar gjatë këtyre viteve në MTKRS dhe nga 2008-a nuk na është aprovuar asnjë projekt, qoftë për Festivalin e Shumëzërëshit, por edhe për Festivalin Folklorik Mesdhetar, bile në vitin 2010, pasi na ishte premtuar një shifër prej 1 milion lekësh ne në të gjitha mesazhet promocionale e vendosëm MTKRS-në si sponsor të festivalit. Festivali përveç Vlorës, shëtiti edhe në Sarandë e Fier dhe përsëri nuk u pa e mundur nga drejtuesit e kësaj ministrie financimi i këtyre aktiviteteve. Pra, me një bashkëpunim më të mirë midis MTKRS-së dhe Bashkive e komunave që përpiqen me të gjitha mënyrat që jo vetëm të gjallërojnë jetën kulturore e artistike të qyteteve e zonave të ndryshme, por edhe duke ruajtur me xhelozi vlerat folklorike, duke mos parë që kjo bashki a komunë është e majtë a e djathtë, duke parë me përparësi vlerat e çdo projekti që paraqitet në drejtorinë e trashëgimisë shpirtërore them se mund të lëvizim dicka për mirë.
“Iso-polifonia popullore shqiptare” futet në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO. Aktualisht, a e ka vëmendjen e duhur këtu në vendin e saj për të mbartur një status të tillë?
Së pari, duhen falënderuar ata që bënë të mundur përgatitjen e dosjes dhe realizimin e këtij projekti të madh, akademikun Vasil Tole e të tjerët, gjë që bën të mundur dhe garanton jo vetëm mbrojtjen, por edhe propagandimin dhe vazhdimësinë e kësaj vlere të paçmuar të popullit tonë. Nga dita e shpalljes kanë kaluar 6 vite. Të them të drejtën duke u marrë çdo vit me Festivalin e Iso-Polifonisë kisha menduar se do të bëhej më tepër. Kam qenë ndër ata që kam propozuar që në vitin 2005 që të krijohej “Rrjeti Kombëtar i Shoqatave të Iso-Polifonisë”. E shoh me keqardhje që nuk është bërë e mundur realizimi i saj edhe se u bënë disa përpjekje. U realizuan disa festivale në Tiranë, Fier e Mallakastër, por edhe ato ngecën pa filluar mirë. Mendoj që në MTKRS duhet të ketë një zyrë të posaçme për koordimin e këtyre vlerave qoftë në Shqipëri e qoftë në bashkëpunim me UNESCO-n. Kjo zyrë mund të fuqizohet edhe me specialistë të “Eposit të Kreshnikëve”, që së shpejti edhe kjo vlerë do të merret nën mbrojtjen e UNESCO-s. Duhen bërë aplikime jo vetëm pranë zyrave të kësaj organizate por edhe në të tjera, për të nxitur, vlerësuar dhe çuar më tej këtë “amanet të artë” që na e kanë lënë të parët tanë.
Qendra Kulturore e Vlorës si organizatore e Festivalit Kombëtar të Iso-Polifonisë do të përpiqet me të gjitha mundësitë e saj njerëzore e artistike që ta ruajë e transmetojë edhe në vitet e tjera e sidomos në vitin e ardhshëm, vit që përkon me 100-Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ku Vlora patjetër do të bëhet jo vetëm arena historike por edhe kulturore e artistike e Shqipërisë.
Feti Brahimi: Duhet shumë punë
“Janinës ç’i panë sytë”, kënduar nga grupi i Lapardhasë, kujton gjithmonë 6 mjeshtra virtuozë, që përcjellin mes zërave të harmonishëm legjendën trimërore të luftës së Janinës për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Specialistët i cilësuan “6 violina në një sinfoni të përkryer”, duke u futur tek perlat e folklorit shqiptar. Vargjet janë të vjetra, por prurja mban vitin 1983. Rapsodi dhe krijuesi Feti Brahimi thotë se ka gatuar me miell të vjetër dhe me miell të ri.
Si keni vepruar për këngët labe?
Janë marrë pjesë të historisë që kënga të ngrihej në art. U përfitua nga zërat e bukur të këngëtarëve. Nazif Çela (marrës), Golik Lika (kthyes), Meleq Çela (hedhës) dhe në iso Selim Lika, Ylli Merkaj, Remzi Lika. Unë i them Golikut, çelësi sol. Atë këngë unë e citoj si “Hasude” e këngës labe, e polifonisë labe. Ka edhe të tjera vlera plot, që kanë dalë nëpër vite. Prurjet e rralla janë të zorshme, siç janë Çelo Mezani. Këto janë rrahje të mëdha që nxjerrin këto produkte. Duhen shumë prova. Duhen njerëz të mendojnë shumë për to e të angazhuar, pasi nuk është kollaj. Një supervlerë nuk vjen as nga qielli, as nga toka del. Ato realizohen në punë e sipër. Duhet vetëm përgatitje”.
Thatë që duhet shumë punë. Ku e kishte fillesën kjo këngë?
Kënga jonë e kishte fillesën vetëm tek dëshira për të kënduar, pasi fshati Lapardha e ka traditë këngën labe. Sigurisht, gjithë Labëria ka traditë, por ka një farë “konkurrimi” mes fshatrash, ka një sedër, ndaj edhe ne duam të jemi gjithmonë e të jemi në nivele të larta. Është p.sh.: Tërbaçi, Piluri apo edhe zona të tjera që japin vlera këngës polifonike. Unë isha i shqetësuar për të, kemi nxjerrë këngët e fshatit tonë në një histori 150-vjeçare.
Për t’u kthyer sërisht tek vlerat e mëdha. Ato duan përpjekje. Si puna e dybekut kur nxjerr dhallën. Sa më shumë të ketë bulmet, aq më shumë del gjalpë.
Ajo që bie në sy në këtë aktivitet është fakti që ka prurje të reja shumë të mira. Djem të rinj. Sigurisht edhe mosha të vjetra ka, dhe unë nuk i quaj stonim, pasi ata andej do e marrin nektarin, por do të doja të gjithë të rinj, pasi e reja është e re gjithmonë.
Turbofolku? Kanë faj ata që e dëgjojnë
Katina Beleri (inspektore e Arsimit dhe Kulturës në Bashkinë e Himarës) njihet si nga zërat e veçantë të zonës së Himarës. Kush nuk u mrekullua pas “Vajzës së valëve” dhe zërit të rrallë që e sjell atë? Ajo që shqetëson sot këngëtarët e këtyre “hiteve”, është përcjellja tek të rinjtë, por edhe deformimet
Ju jeni një nga zërat e rrallë dhe të veçantë të isopolifonisë. Si po përcillet tradita e isopolifonisë në zonën e Himarës dhe ato të Bregut?
Në zonën tonë bëhen përpjekje me fëmijët e shkollës 9-vjecare. Kam krijuar grupe për fëmijët e vegjël dhe në shkollat e mesme, duke këmbëngulur të tregohet çfarë është polifonia himariote, polifonia labe, polifonia shqiptare. Por për këtë duhet punë, me vëmendje, me këmbëngulje. Se kalojnë vitet dhe të rinjtë sidomos, e kanë harruar pak polifoninë.
“Vajzë e valëve” mbetet një “hit”. Si ruhen pjesë të tilla?
Duke i kënduar shpesh, duke iu përgjigjur ftesave që na bëhen në festivale, në evente të polifonisë, të këndohen shpesh, por edhe duke krijuar. Kemi krijues ende në Himarë. Kemi Odise Agorën. Le të jetë banues në Greqi, diku larg në mërgim, por ai ushqimin nuk e kanë lënë asnjëherë, duke bërë tekstet të ndryshme, duke lënë brenda brengën, dhimbjen, mërgim, dashurinë. Është Lefter Çipa, me tekstet e tij.
Nuk kanë munguar tendencat në disa rryma për përpunimin e këngëve të traditës. Isopolifonia mbetet e pastër apo ka edhe elemente të huazuara?
Për turbofolkun kam vetëm një përgjigje. Unë dënoj më shumë ata që e dëgjojnë turbofolkun, jo më ta këndoj. Fajin më të madh ua hedh atyre që e dëgjojnë. Jam kundër kategorikisht. Prish gjithë imazhin e isopolifonisë. Kësaj polifonie të pastër dhe të kristaltë që kemi. Shpirti dhe zemra ime është tek polifonia. Mbase jam pak fanatike që e them këtë, por mendoj që unë dënoj dhe ata që e dëgjojnë, jo më ata që e këndojnë.
Isopolifonia, tradita e përvitshme në Vlorë, “ndez” sallën e pallatit Labëria
Në fundnëntor në Vlorë u organizua Festivali Kombëtar i Isopolifonisë, pjesë e traditës së përvitshme dhe kalendarit të ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në qytet.
Mbështetur nga financimi i Bashkisë Vlorë, festivali ka ardhur në qytetin bregdetar në edicionin e tij të 10-të. Organizatorët e Qendrës Kulturore Vlorë e kanë konceptuar zhvillimin e tij në dy netë në sallën e madhe të pallatit të kulturës “Labëria”, për të vijuar ditët më pas me performinin e grupeve më të mira në skena të hapura të qytetit.
Në festival morën pjesë 18 grupe konkurruese dhe tre përshëndetëse.
Interesimi ka qenë i dukshëm në ambjentet e pallatit të kulturës, ku gjatë dy netëve 25-26 nëntor, është ndjekur nga afër nga qindra artdashës vlonjatë e më gjerë.
Natën e parë performuan grupet e Tragjasit, të rinjve të Bratit, grupi “Ylberi”, të rinjtë e Tërbaçit, “Ballkoni i Vlorës”, të rinjtë e Lapardhasë, grupi i Dukatit, grupi i Himarës, grupi “Jehona labe”. Shumë nga këngët e sjella janë duartrokitur gjatë, ndërsa grupet e isopolifonisë kanë përcjellë në sallë ngrohtësi dhe emocion.
Natën e dytë u ngjitën në skenë grupet e Sarandës, Golemit të Gjirokastrës, të rinjtë e Tepelenës, grupi i Mallakastrës, grupi i Progonatit-Tepelenë. Së bashku me ta janë prezantuar edhe tre grupe nga polifonia toske: grupi i Urës-vajgurore, grupi i Gramshit dhe grupi i Ladorishtit -Strugë Maqedoni. Repertori i këtij të fundit është cilësuar edhe një nga surprizat e Festivalit.
Për t’i dhënë një shtrirje gjeografike qarkullimit të vlerave folklorike kombëtare, në edicionin e këtij viti ishin ftuar për të përshëndetur shoqëria kulturore artistike “Zana e Ulqinit”, ansambli folklorik i Fushë-Kosovës dhe grupi me yjet e polifonisë “Çipini”. Veshur kuq e zi duke sjellë vallen me flamur, të rinjtë e grupit të Fushë-Kosovës janë duartrokitur gjatë gjithë performimit në skenë. Po me duartrokitje të gjata janë pritur edhe emra të njohur të isopolifonisë shqiptare të grupit “Çipini”.
E veçanta e këtij festivali ishte pjesëmarrja e të rinjve, qoftë në skenë apo në sallë, një tregues pozitiv se kjo vlerë e paçmuar e trashëgimnisë kulturore të popullit tonë, po transmetohet edhe nga ky brez.
Sipas traditës, në festival u dhanë edhe 6 çmime nga një juri e përzgjedhur, kryesuar nga z. Ermir Dizdari, dirigjent etnomuzikolog.
Me çmime të treta u vlerësuan grupet e Urës -vajgurore, Gramshit, grupi i Golemit Gjirokastër.
Juria dha çmimin e dytë për grupin e Ladorishtit të Strugës dhe “Kaonët” e Delvinës.
Me çmimin e parë “Haxhi Dalipi” u nderua grupi “Jehona labe” i Vlorës. SHEKULLI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi