Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Clooney: Aktorët ankohen kot për vështirësi pune! Empty Clooney: Aktorët ankohen kot për vështirësi pune!

Tue 6 Dec 2011 - 19:05
Clooney: Aktorët ankohen kot për vështirësi pune! Main_george

George Clooney i është kundërpërgjigjur të gjithë aktorëve që nëpër intervista janë ankuar për punën e tyre të vështirë.

Aktori 50-vjeçar ka thënë: “Unë kam shitur cigare për të siguruar bukën e gojës; kjo është e vështirë! Unë kam shitur duke trokitur derë më derë; kjo është e vështirë! Aktrimi nuk është punë e rëndë!”

Clooney, i ftuar si kandidat oskari për rolin e tij në filmin ‘The Descendants’, ka thënë për gazetarët shumë thjeshtë përballë të gjithëve:
“Në qoftë se do të kesh fat të ulesh në një tavolinë të tillë, atëherë mund të thuash se vërtetë ke patur shumë fat në jetën tënde. Mjafton që dikush të të japë dorën. Unë kam njohur një numër të madh aktorësh shumë të talentuar, por që nuk i janë dhënë mundësitë. A është aktrimi një punë e vështirë? Është punë me orar të gjatë por askush nuk dëshiron të të dëgjojë duke u ankuar. Unë nuk mendoj se aktrimi është i vështirë, por se është sfidues shpesh herë dhe se duhet të dish të sfidosh.”/ekonomisti/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi