Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
jeta.17
jeta.17
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 400
<b>Hobi</b> Hobi : lEXIMI
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : KOSOV
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2011

Vietnam, aty ku birrat pihen me mish qeni Empty Vietnam, aty ku birrat pihen me mish qeni

Tue 6 Dec 2011 - 22:13
Vietnam, aty ku birrat pihen me mish qeni Qenivietnam
Qen të pjekur të shërbyer në pjata. Një imazh shokues për perëndimorët, por që përfaqëson preferencat e orientalëve. Në Hanoi, kryeqytetin e Vietnamit, njerëzit entuziazmohen kur shohin t’u vijnë pjatat me trup qeni, apo vetëm me kokën e tij, nga ku shqiten veshët, e vetmja pjesë që hahet.

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar një reportazh që tregon sesi shërbehen qentë e skuqur në një festë tepër popullore të Hanoit, siç është Festa e Birrës, ku çdo ditë vijnë të paktën 30 mijë vizitues. Të gjithë entuziastë për të pirë dhe për të ngrënë ushqimet, mes të cilëve ndër më të pëlqyerit është edhe qeni në hell, sepse është i pasur me proteina. Me dhëmbët ende në gojë dhe këmbët të lidhura, ai që cilësohet si miku më i mirë për njeriun, bëhet kënaqësi për stomakun...e vietnamezëve.

Të paktën këtë konfirmojnë imazhet e publikuara nga “Bild”. Faktikisht, edhe pse mund të duket e çuditshme për Perëndimin, kjo është një traditë e zakonshme në Azi.

Për shembull, në Kinë, vriten çdo vit 20 milionë qen, ndërsa në Korenë e Jugut, pas polemikave të shumta, është anuluar së fundi një panair për shijimin e mishit të qenit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi