Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kamerieri derdh birrat mbi kancelaren Merkel Empty Kamerieri derdh birrat mbi kancelaren Merkel

Sun 26 Feb 2012 - 10:12
Kamerieri derdh birrat mbi kancelaren Merkel 51730DEMMIN - Videoja që do të shihni, ka vetëm pak orë që është postuar në youtube, por po bën xhiron e botës dhe ka marrë një numër të madh klikimesh e postimesh në rrjetet e tjera sociale.

Sitet që e kanë postuar këtë video, shpjegojnë se bëhet fjalë për një festë birre, ku kancelarja gjermane Angela Merkel shkoi për të pirë me disa persona të tjerë.

Kancelarja gjermane ishte e ftuar në darkën e shtruar nga Demokristianët e qytetit Demmin. Sic duket qartë në këtë video, gjatë darkës, ndërsa kamarieri që kushedi pse ishte i frustuar, (edhe pse sic pohoi, nuk ishte grek), e lau atë me disa gota të mbushura me birrë. Ai i afrohet Merkelit dhe mundohet t′i shërbejë birrën, por gotat e tjera që po i mbante në tabaka rrëzohen dhe derdhen mbi qafën dhe shpinën e kancelares.

Reagimi i saj është i admirueshëm por nuk duken aq të qetë bashkëpunëtorët e saj, të cilët nuk dinin si të dilnin nga situata.

Tashmë vecanërisht Greqia i sheh dhe flet për këto pamje të kancelares gjermane Angela Merkel. Sipas disa komenteve në sitet dhe rrjetet sociale greke, thuhet se duke parë atë gjithë grekët qeshin e gëzohen, pasi cdonjëri prej tyre e “ëndërronte” t’i bënte Merkelit një “dush” me birra.

http://www.balkanweb.com/TV/index.php?id_categoria=40&id_ansalive=13955
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi