Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Koha sipas grave - e paket por me endrra dhe projekte Empty Koha sipas grave - e paket por me endrra dhe projekte

Thu 8 Dec 2011 - 14:39
Koha? Per grate eshte nje tiran, duket sikur gjithmone nuk ka kohe. Ndoshta per kete arsye seksi xhentil e jeton cdo ore me intensitet te vecante, shume me teper sesa burrat: e dine gjithmone se c’dite eshte dhe ne kalendarin e muajve dhe te javeve kane nje program personal te kohes, me te rregullt ne krahasim me seksin mashkull.Raporti midis grave dhe kohes eshte studiuar nga nje sondazh i institutit Astra, per Rocca 1794, zinxhiri i dyqaneve te oreve dhe te bizhuterive, lider ne Itali dhe qe eshte pjese e Grupit Damiani. Studimi u thellua edhe me tej ne nivel emocional dhe social, jetesa femerore ne raport me oren e dores, duke pasur parasysh pranine femerore gjithnje e ne rritje ne vendimin per te blere ore, perfshire edhe ato luksozet.Kerkimi i quajtur pikerisht “Koha e grave” ka ndjekur me vemendje aktivitetet e ndryshme ditore te femrave ne krahasim me aktivitetet ditore te meshkujve. Grate jane shume te lidhura me kohen qe kane ne dispozicion, e karakterizuar nga nje axhende e ngjeshur por eshte shume e gjalle vetedija e tyre per te shfryetezuar dhe mbushur cdo moment te dites (81%). Raporti i tyre me kohen projektohen edhe ne te ardhmen dhe eshte e pasur me endrra dhe projekte (86.1%).

Grate e kane edhe me te veshtire se burrat te kalojne kohen ne qetesi (78.2% e femrave kundrejt 1.85% te meshkujve), duke pretenduar se kane nje dite plot me detyrime dhe aktivitete (78% kundrejt 65%), nuk kane kohe te mjaftueshme per te bere cdo gje qe do te deshironin (72.6% kundrejt 65.8%) dhe menduar shpesh se dita duhej te kishte 25 ore (69.1% kundrejt 51.1%).

Koha e lire “me te kuqe” eshte me e paket sesa ajo “me blu” (61.2% kundrejt 69%) dhe shpesh e pamjaftueshme per te menduar dhe reflektuar (74.8%). Megjithekete pjesa me e madhe arrin t’i beje te gjitha sepse eshte e organizuar, arrin t’i menaxhoje problemet ne kohen e paracaktuar (77.4%) dhe eshte korrekte ne takime. Pjesa tjeter qe vazhdimisht jane me vonese zene vetem 9.1% te te intervistuarave (gjithmone me shume sesa burrat te cilet zene vetem 6.4%).

Ora eshte nje nga kenaqesite e vogla te jetes: nje ne dy italiane ka te pakten nje ore dhe e mban rregullisht ne dore, duke u diferencuar dukshem ndaj meshkujve (49.4% kundrejt 43%). Pjesa tjeter (35.6%) nuk ka ore por edhe nese ka, nuk e mban ne dore ose e perdor ne raste te vecanta (kundrejt 40.8% te meshkujve). Ora eshte nje send i bukur per t’u marre si dhurate (40.4%) por edhe per t’u dhuruar me kenaqesi (e deklaron 28.8% e grave, te cilat jane me “bujare” ne krahasim me 24.6% te burrave).

Nga studimi i kryer dalin 5 lloj karaktere te grave:

Grate perkohesisht terheqese (15.5%)
Jane positive, kane nje marredhenie te relaksuar dhe te qete me kohen. Jane te matura (55-65 vjece), drejt pensionit apo ne pension. Banojne kryesisht ne veriperendim, ne komuna te vogla. Ato mbajne ore dore elegante, qe nuk del kurre nga moda dhe me nje stil original.

Grate e organizuara dhe te kenaqura (14.4%)
Jane grate qe jane gjithnje te zena, me nje jete me ndryshime te vazhdueshme. Jane te kenaqura sepse kane metode dhe aftesi organizimi. Jante te reja (25-35 vjece), kane nje klas mesatar, jane te lidhura ose bashkejetojne, jane te punesuara ose shtepiake, banojne ne qendra te banuara qe kane nje popullsi me nga 30 mije ne 250 mije banore. Jo gjithmone mbajne nje ore, por mbi te gjitha i adhurojne oret dhe konsiderohen si njohese te mira te tyre.

Grate e zena ne veshtiresi (21.8%)
Kane nje raport te furishem me kohen, me detyrime qe ndjekin njera-tjetren, kane veshtiresi per te ndjekur ritmin e jetes. Jane zemra e Italise qe punon: 35-55 vjec, te punesuara/zyrtare/mesimdhenese, banuese ne qendra te qyteteve me mbi 250 mije banore, te klasit te mesem, dhe te pozicionuara kryesisht ne veriun qendror. Mbajne rregullisht ore dore, shpesh e cojne disa minuta para per te evituar vonesat ne orare.

Grate nostalgjike (16.7%)
Kane nje raport pasiv me kohen dhe e jetojne jeten si nje vije te drejte, te gjate e te panderprere. Ditet e tyre jane shume te ngjashme me njera-tjetren, me nje monotoni qe shpesh i ben te mendojne te shkuaren. Jane gram bi 45 vjece, shtepiake, te vetepunesuara ose te reja, nen 24 vjece, studente e mbi te gjitha beqare. Banojne ne komuna qe kane me pak se 30 mije banore. Pjesa me e madhe nuk mbajne ore dore, edhe kur i mbajne, i vene vetem me raste.

Grate sezonale retro’ (31.5%)
Kane nje marredhenie me kohen qe karakterizohet nga sensi i humbjes se saj. Jetojne me shume stinet dhe muajt sesa oret, ne nje lloj cikli qe perseritet gjithmone ne te njejten menyre. Perfshijne moshat 25-34 vjece dhe 18-24 vjece, studente ose te papuna. Banojne ne rajonin qendror dhe jugor te Italise. Nuk kane ose nuk mbajne rregullisht ore dore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi