Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Pse majtakët janë të pakët? Empty Pse majtakët janë të pakët?

Sun 17 Jun 2012 - 12:17
Majtakët nuk janë aq të zakonshëm. Në parim, paraqesin vetëm rreth 10 për qind të popullatës njerëzore. Por studimi i ri sugjeron që arsyeja pse majtakët janë në pakicë ka të bëjë me faktin se si raca njerëzore është më shumë e prirë për bashkëpunim sesa për konkurrencë.Disa hulumtues nga Universiteti Northwestem për herë të parë kanë analizuar të dhënat e vërteta për të përcaktuar nëse hipoteza ekzistuese – që bashkëpunimi ka shkaktuar përdorimin e dorës së njëjtë – është e saktë. Daniel M. Abrams, një nga hulumtuesit shpjegon: “Sa më shumë të jenë të socializuara kafshët – ku bashkëpunimi vlerësohet shumë – popullata e përgjithshme më shumë do të ndjekë trendin ndaj një ane. Faktori më i rëndësishëm i shoqërisë efektive është shkalla e lartë e bashkëpunimit. Tek njerëzit, kjo ka rezultuar në shumicën e djathtakëve”.
Në fakt, në komunitetin plotësisht bashkëpunues, hipoteza sugjeron që çdokush do të kishte dorë të njëjtë dominuese. Analizat e Abramsit vërtetojnë kështu hamendësimet që 10 për qind e majtakëve të mbetur paraqesin dëshminë që raca njerëzore nuk është bashkëpunuese në tërësi.
Madje, modeli i ri i krijuar nga ana e hulumtuesve edhe mund të parashikojë përqindjen e majtakëve në çdo grup – njerëzit, zogjtë, madje edhe te lojtarët e bejsbollit – me marrjen e të dhënave për shkallën e bashkëpunimit dhe konkurrencën brenda strukturës shoqërore. Interesante është që studimi po ashtu vërteton pse ekziston numër kaq, joproporcional i majtakëve në disa sporte. Derisa bashkëpunimi shkakton përdorimin e dorës së njëjtë, konkurrencës dhe përparësive në sportet si bejsbolli, boksi ose skerma i përshtatet kjo gjë e pazakontë. Sido që të jetë, ende ka mbetur të shihet pse shumica e njerëzve kanë përfunduar si djathtakë dhe jo si majtakë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi