Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çizmet e gjata, trend i sezonit Empty Çizmet e gjata, trend i sezonit

Sat 10 Dec 2011 - 2:06
Çizmet e gjata deri në gjunjë duken bukur dhe janë të zjarrta. Ato përshtaten bukur me xhinse, bluza të gjera dhe ju bëjnë të ndiheni shumë praktike dhe gjithmonë në hap me kohën.

Me çka mund të kombinohen?

Me pantallona të ngushta: Është kombinimi më i preferuar, meqë i bën femrat që të duken më të holla dhe për shkak se u rrinë mirë shumicës së femrave, sidomos atyre që nuk u pëlqejnë fundet.

Me funde të shkurtra: Për gjallërimin e këtij kombinimi, mund të shërbejnë çorapet me ngjyra të gëzueshme, që përshtaten me ngjyrën e çizmeve. Ky kombinim preferohet për femrat me ndërtim të bukur të trupit.

Me funde të gjata: Më e mira gjatësi është ajo që mbulon majën e çizmeve të gjata. Këto çizme më së miri përshtaten me funde të gjatë e komodë, sidomos nëse stofi nuk është tepër i hollë.

Me pantallona të gjerë: Dikur çizmet e gjata barteshin vetëm me pantallona me bel të lartë dhe këmbë të gjera, por nëse çizmet janë tepër moderne dhe kanë shumë detaje, më mirë është që t’i kombinoni me pantallona të ngushtë. Me pantallona të gjerë shkojnë mirë çizmet klasike, retro, apo ‘kaubojset’ e famshme.

Kombinimet e lehta: Duke marrë parasysh se çizmet e gjata vetvetiu bien në sy, ato do të duken mirë në kombinim me rroba të thjeshta, sikur që janë veshjet e gjata dhe çorapet e trasha me dizajn interesant.

Versionet elegante: Me çorape të trasha të najlonit dhe me funde elegante të leshta, me çizme të gjata femrat do të duken shumë seksi, prandaj një pamje e tillë është e pëlqyer edhe për pritjen e Vitit të Ri.teleg..

Çizmet e gjata, trend i sezonit 2cizmetÇizmet e gjata, trend i sezonit 3cizmetÇizmet e gjata, trend i sezonit 4cizmetÇizmet e gjata, trend i sezonit F.1205010432845_m
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi