Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Arti që vjen nga burgu Empty Arti që vjen nga burgu

Sat 10 Dec 2011 - 16:08
Njëri po i jep ngjyrat e fundit një luleje, tjetri po pikturon një njeri të shtrirë pa jetë në tokë dhe i treti bojatis një tavell duhani. Ata e kanë mësuar pikturën atje ku askush nuk do të dëshironte, në burg. Të tre këta të mitur po vuajne dënimin e po ashtu po rehabilitohen në Institutin e Kavajës. Por këtë të premte ata i lanë këto ambiente për t’u bërë pjesë e aktivitetit ‘Përtej pendimit”, të organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Të tre ata kanë edhe dicka tjetër të përbashkët, druhen të dalin para kameras dhe të flasin për të kaluarën e tyre. Në ekspozitë nuk mungonin edhe punime të të dënuarve nga burgje të sigurisë së lartë sic është Peqini, nga ku të dënuarit më së shumti paraqesin xhami apo kisha, si dhe anije. Ndërsa burgu i grave 325, si gjithmonë është prezantuar me punimet e grave në grep dhe qëndistari. Në përfundim të aktivitetit të kthyer tashmë në një traditë për burgjet Drejtori i Përgjithshëm, Gazmend Dibra tha për mediat.

“Janë përpjekje për të rehabilituar veten e tyre, janë përpjekje nga ana jonë për t’i bërë ata sa më pak të dëmshëm për shoqërinë, në kuptimin që kur të dalin nesër, kur të mbarojnë dënimin, ata të mund të nisin një jetë të re”, tha zoti Dibra.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi