Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të gjithë policët që nuk dinë t’i japin makinës do t’i japin lamtumirën punës së tyre  Empty Të gjithë policët që nuk dinë t’i japin makinës do t’i japin lamtumirën punës së tyre

Sat 10 Dec 2011 - 16:57
Në rregulloren e miratuar me vendimin nr.804, datë 21.11.2007 të Këshillit të Ministrave parashikohet ky ndryshim që përfshin dokumentet që policët duhet të paraqesin. Ndër to është edhe fotokopja e dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B, e cila për gjininë më pak të përfaqësuar (femrat), mund të paraqitet në një afat kohor deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj pas fillimit të shkollës bazë të policisë. Nëse aplikantët nuk e paraqesin këtë dokument brenda 12 muajve, lirohen nga Policia e Shtetit.


Kështu ka vendosur së fundmi qeveria, e cila u ka lënë një afat uniformave blu për të paraqitur fotokopjen e patentës, pasi në të kundërt ata do të lirohen nga detyra. Mesa duket në këtë rast janë favorizuar gratë, të cilat kanë kohë plot një vit për ta sjellë fotokopjen e patentës, ndërsa burrat janë të detyruar ta sjellin sa më shpejt.


Gjithsesi afati i fundit për të gjithë aplikantët mbetet një vit. Një tjetër risi e këtij vendimi të fundit të qeverisë është edhe objektivi që i lihet policisë për të realizuar, ku parashikohet që 50 për qind e uniformave blu të jenë femra. Nëse kjo nuk arrihet do ndërmerret fushatë për ta plotësuar këtë kuotë të parashikuar. Rritja e pjesëmarrjes së grave në polici momentalisht mbetet një ndër synimet madhore të Ministrisë së Brendshme e Policisë së Shtetit, ku është vënë re angazhimi direkt i krerëve, të cilët kanë ndërmarrë disa fushata sensibiluzuese.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi