Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kukësi në lot për lamtumirën e Elanda Hazirajt, azilantes së pafat Empty Kukësi në lot për lamtumirën e Elanda Hazirajt, azilantes së pafat

Sun 23 Aug 2015 - 12:07
Kukësi në lot për lamtumirën e Elanda Hazirajt, azilantes së pafat Ela-haziraj-620x614
Nikoleta Kovaçi
nikoleta.kovaci@shekulli.com.al

Familjet Haziraj e Gjokpali dhe Kukësi i kanë dhënë lamtumirën Elandës, vajzës 23 vjeçe, që humbi jetën në rrethana ende të paqarta në Gjermani. Trupi i saj është sjellë paraditen e djeshme në Kukës dhe kanë qenë me qindra persona, të cilët janë bashkuar me dhimbjen e familjes Haziraj që ka humbur fëmijën e madh, ndër pesë fëmijët e saj, në një aksident fatal në Frankfurt të Gjermanisë, në zonën e Eustadt-it.

Bashkë me të fejuarin e saj dhe një grup personash të tjerë, nga i njëjti kamp azilantësh, ajo ka qenë në stacionin e trenit në pritje për të marrë tren dhe për të lëvizur për në Frankfurt. Ndërsa vajza ka ndërruar jetë në vend nga përplasja, djali mësohet se ka pësuar dëmtime të shumta dhe për më shumë se 24 orë ka qëndruar në koma, por sipas të dhënave nga Kukësi, nga personat që kanë shoqëruar trupin e pajetë të Elanda Hazirajt drejt Shqipërisë, ai vijon të jetë në gjendje të rëndë në spital, por ka arritur të dalë nga gjendja kritike.

Aksidenti

Nga të dhënat e para, që iu referohen personave të paktë që kanë dijeni mbi aksidentin e rëndë në Eustadt, bëhet me dije se vendi në të cilin ka ndodhur tragjedia e vajzës shqiptare është një stacion me të paktën 8 lëvizje trenash në njërin krah e 8 në krahun tjetër. Sipas të dhënave, mësohet se në momentin fatal, çifti i të rinjve shqiptar si dhe disa persona të tjerë janë ndodhur në mes të dy trenave që po lëviznin.

Presioni i fuqishëm i ka përplasur për trenin tjetër, ndërsa për fatin e saj të keq, Elanda, nuk ka arritur të dalë prej aty e gjallë. Sipas të dhënave bëhet me dije se përveç Saimirit janë plagosur edhe persona të tjerë, po jo aq rëndë sa shqiptari. Të gjithë personat që janë gjendur në mes të dy trenave, mësohet se kanë qenë azilantë të dalë nga i njëjti kamp dhe që të gjithëve atë ditë iu ishte refuzuar kërkesa e azilit.

Autoritetet gjermane mësohet se nuk kanë dhënë asnjë shpjegim publik mbi çfarë ka ndodhur vërtet në atë stacion, ndërsa shqiptarët të vendosur nëpër kampe të ndryshme në Gjermani, vijojnë të tregojnë se sa e vështirë është të jesh në ato kampe, ndonëse të gjitha autoritetet gjermane, bashkë me ambasadorin e tyre në vendin tonë prej muajsh, bëjnë apele publike që shqiptarët të mos gënjehen nga persona që i mashtrojnë për azil ekonomik në Gjermani. Por pavarësisht këtij fakti, numri i personave që marrin rrugën drejt Gjermanisë nga Shqipëria, sipas të dhënave të tyre, është më i lartë se sa i personave që vijnë nga Siria.

Kampi ku u strehuan Elanda me Saimirin

Eustadt mësohet se është një zonë në të cilën është i vendosur një prej kampeve më të mëdha të pritjes së refugjatëve. Sipas informacioneve që vijnë nga azilantët shqiptar atje, mësohet se ky kamp është i vendosur rreth një orë në periferi të Frankfurtit dhe në të numërohen me mijëra persona të strehuar. Mirëpo banorë të kësaj zonë prej kohësh kanë hapur një faqe në rrjetet sociale ku janë të vendosur kundër shtetit të tyre për strehimin e emigrantëve të huaj që vijnë në tokën e tyre.

Në këtë faqe, banorë të zonës por edhe shtetas gjerman i kërkojnë shtetit të tyre se me ato para që hidhen për emigrantët pse të mos përdoren për punët e tyre publike. Në një status të kësaj faqeje ku thuhet se Neustadt, i thotë ‘Jo’ pritjes së emigrantëve, një komentues saktëson: ‘ Paratë për azilkërkuesit, të paktën 500 milionë euro, vijnë nga rezervat për lehtësimin e përmbytjeve!’. Megjithatë, Gjermani, është bërë edhe epiqendra e pritjes së refugjatëve nga shumë vende të botës, përfshi edhe Shqipërinë, shtetasit e së cilës, nuk janë të mirëpritur në asnjë vend të BE-së, për status azilanti.

Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi