Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Aldino82
Aldino82
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 4586
<b>Hobi</b> Hobi : sporti,formula uno,moto GP
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ITALI
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 05/11/2011

13 vjecar baba Empty 13 vjecar baba

Sun 11 Dec 2011 - 13:08
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

13 vjecar baba Empty Re: 13 vjecar baba

Sun 11 Dec 2011 - 18:50
Tema Levize tek Kategoria Video,Nga Vipat e huaj.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

13 vjecar baba Empty Re: 13 vjecar baba

Sun 11 Dec 2011 - 18:53
Ku ka ndodh kjo kur e cfare informacione te tjera ka se me nje video skuptova shume gjera,e dashura e 13 vjecarit qe lindi cila eshte e cfare moshe ka...obobobob mos me thoni 13 vjece e ajo se do vras veten!!! Laughing
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

13 vjecar baba Empty Re: 13 vjecar baba

Sun 11 Dec 2011 - 18:59
Me duket se informacin eshte i muajt 2.11


Ja i shkrim rreth kesaj video....
Fëmija baba, Alfie Patten, dje pranoi se ai nuk e di se sa kushtojnë pelenat, por tha: "Mendoj se kushtojnë shumë".


Alfie, i cili është 13 vjeç, por që në fakt ka një fytyrë fëmije, e cila nuk e tregon më shumë se 8 vjeç, u bë baba 5 ditë më parë, kur e dashura e tij, Chantelle Steadman, solli në jetë Maisie Roxanne, një vajzë.
Ai tregoi se si ai dhe Chantelle, 15-vjeçare, vendosën të mos abortonte, pasi ata zbuluan se ajo ishte shtatzënë.


Djaloshi i turpshëm, zëri i të cilit nuk është maturuar ende, thotë: "Mendova se do të ishte bukur të kesh një fëmijë. Nuk mendova fare se si ne do ta përballonim këtë gjë. Unë nuk para kam shumë lekë në xhep. Babai im më jep ndonjëherë £10".
Alfie, i cili është vetëm 1 metër e 21 cm, shtoi: "Kur mamaja ime e zbuloi këtë fakt, mendova se do të përfundoja në telashe. Ne donim ta mbanin fëmijën, por ishim të tensionuar të dinim se si do të reagonin njerëzit.


Nuk e dija se si është të jesh baba. Mendova se ishte një ndjesi e mirë dhe do të kujdesesha për fëmijën".


Historia e Alfit ka shkaktuar një stuhi të madhe politike. David Cameron, një prej politikanëve të opozitës, thotë: "Kur pashë fotografitë në mëngjes, mendova se sa e tmerrshme është që në Britaninë e sotme, fëmijët po bëhen me fëmijë. Shpresoj që këta fëmijë të rriten si prindër të përgjegjshëm, por e vërteta është se të qenit prind, është diçka, për të cilën ata nuk duhet të mendojnë që tani".

Sekret

Kryeministri Gordon Brown refuzoi të komentonte direkt për këtë histori, por tha se ishte e rëndësishme që qeveria duhet të bëjë gjithçka për të parandaluar shtatzënitë tek adoleshentët.


I ati i Alfit, Dennis, dje tregoi se djaloshi nuk e kupton dot përgjegjësinë e kësaj situate, por në dukje u bë baba i devotshëm dhe i përgjegjshëm.
"Ai donte të ishte i pari që të mbante në krahë Maisien, pasi ajo lindi në spital. Ai e puthi fëmijën përzemërsisht dhe i dha asaj biberonin e saj".


Dhe Dennis, i cili është 45 vjeç, shton: "Ai mund të kishte mbledhur supet dhe të ulej në shtëpi para playstation-it të tij, por ai ka qenë në spital çdo ditë".
Maisie u ngjiz pasi Chantella dhe Alfie - i cili atë kohë ishte vetëm 12 vjeç - kryen marrëdhënie seksuale të pambrojtura.


Ata e morën vesh për fëmijën, kur Chantella ishte 12 javëshe shtatzënë.
Por ata e mbajtën sekret këtë, deri 6 javë më vonë, kur e ëma e Chantellës, Penny, 38-vjeçare, u bë dyshuese kur pesha e saj u shtua dhe e "vuri atë me shpatulla pas murit".


Pas kësaj, familja e Alfit ua tregoi këtë ngjarje vetëm njerëzve më të afërt, kjo sepse kishin frikë se fëmija e tyre do të tregohej me gisht në të gjithë shkollën.


Chantella e lindi Maisin të hënën në darkë, 5 orë pasi i kishin nisur dhimbjet e lindjes.
Të mërkurën ajo foli për gazetën "The Sun": "Jam e lodhur pas lindjes. Isha shumë nervoze, pasi më nisën dhimbjet e lindjes, por sapo më kaluan, isha shumë e emocionuar".


Chantella tregon se si ajo zbuloi se po priste një fëmijë, pasi shkoi tek gjinekologu me dhimbje stomaku shumë të këqija.
Ajo thotë: "Unë dhe Alfi shkuam tek mjeku. Ai na pyeti nëse ne kishim kryer marrëdhënie. Unë iu përgjigja po dhe ai më tha që duhet të bëja një test shtatzënie. Pasi ai më bëri testin, më tha se isha shtatzënë. Unë fillova të qaja dhe nuk dija se çfarë të bëja. Mjeku më tha që për këtë duhet t'i tregoja mamasë sime, por unë isha kaq e frikësuar. Ne nuk menduam se do të na duhej ndihmë nga prindërit tanë. Kur zbulon se je shtatzënë, as që të shkon në mend të mendosh për këtë. Ti mendon vetëm se prindërit e tu do të të vrasin".


Penny filloi të "nuhaste" diçka", pasi ajo po shkonte t'i blinte Chantellës një bluze, e cila pasi vajza e provoi, ia nxori më në pah barkun e saj të rrumbullakosur.
Chantelle pranoi që ajo dhe Alfi, të cilët, të dy u mbështetën nga prindërit, do të akuzoheshin për të qenit të papërgjegjshëm. Ajo tha: "Ne e dimë se kemi bërë një gabim, por unë nuk mund të ndryshoj asgjë tani. Ne do të bëhemi prindër të mirë dhe të dashur. Unë do të jem një mama e mrekullueshme dhe Alfi do të jetë një baba i mrekullueshëm".
Chantelle dhe vajza Maisie dolën nga spitali para dy ditësh. Ato po jetojnë me Pennin, mamanë e Chantellës, e cila është e papunë dhe me babain Stiv, 43-vjeçar, gjithashtu me 5 vëllezërit e saj, në një shtëpi të marrë me qira në Eastbourne. Familja jeton me asistencë. Ndërsa Alfi jeton në një shtëpi në anën tjetër të qytetit dhe kohën më të madhe e kalon në konviktin e shkollës.


Babai i Alfit, i cili është i ndarë nga Nikola, mendon që djaloshi është shumë i frikësuar, thellë-thellë. Ai tha: "Gjithsecili po i tregon atij gjëra dhe të gjitha këto po i vijnë vërdallë në kokë. Ai nuk është i qartë për asgjë. Nuk ka marrë informacione se çfarë do të thotë të kesh një bebe dhe nuk mund të shpjegojë se si ai ndihet. Gjithçka çfarë di ai, është se mamaja dhe babai do ta ndihmojnë. Kur ti përmend paratë, sytë e tij drejtohen vetëm nga ne. Ai ka siguri për këtë gjë vetëm tek ne, unë dhe ish-gruaja ime. Ata nuk e kanë fare idenë se si do t'ia dalin mbanë në të ardhmen".
Denisi, i cili punon në një firmë që riparon makina, e përshkruan Alfin si një "13-vjeçar tipik".


Ai shton: "Ai pëlqen lojërat e kompjuterit, boksin dhe Manchester United. Ai ishte i shokuar kur mësoi se do të bëhej baba. Kur unë nisa t'i flisja, ai filloi të qante. Ai më tregoi se ishte hera e parë që kryente marrëdhënie dhe nuk e dinte se çfarë ishte duke bërë dhe për pasojat që do të kishte më vonë. Unë do të flas sërish me të dhe do të jetë një situatë shumë e sikletshme. Disa mund të thonë që është shumë vonë, por ai duhet të kuptojë, që të mos bëhet baba edhe një herë tjetër".

E ëma e Chantellës thotë: "I tregova vajzës se ishte shumë bukur të kishe një bebe, por në rrethana të tjera. Ne kemi tashmë 5 fëmijë dhe kjo është një përgjegjësi e madhe financiare. Por ne jemi një familje dhe do t'ia dalim mbanë të bashkuar edhe kësaj radhe. Ajo është vajza ime. Unë e dua shumë dhe ajo nuk do të vuajë për asgjë".
Para dy ditësh, Michaela Aston, nga shoqata e anti-abortit Christian charity LIFE, tha: "Ne i përgëzojmë këta adoleshentë për kurajën që kanë për të sjellë fëmijët e tyre në jetë. Por, në të njëjtën kohë, kjo është dhe një shenjë e "mbi-seksualizmit" të adoleshentëve dhe kjo tregon se politika e seksit të lirë nuk po funksionon.
Britaniku më i ri që u bë baba është Sean Stewart. Ai u bë baba kur ishte vetëm 12 vjeç, kur komshija 15-vjeçare, Emma Webster, lindi në Sharnbrook, Bedford, në vitin 1998. Ata u ndanë 6 muaj më pas. /THE SUN/
Sponsored content

13 vjecar baba Empty Re: 13 vjecar baba

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi