Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Fjalët e duhura për t’u shpjeguar erosin fëmijëve Empty Fjalët e duhura për t’u shpjeguar erosin fëmijëve

Sun 11 Dec 2011 - 18:16
Erosi mbetet një tabu në shtëpi. Të bërit dashuri mësohet nga interneti, edhe pse 44% e fëmijëve pohojnë se duan të flasin me prindërit për këtë problem. Fëmijëve u duhen shpjeguar që në vegjëli këto gjëra. ...

Në moshën 5-vjeçare duhen shmangur monologët mbi pjesët intime, ndërkohë që kur mbush 8 vjeç, fëmija duhet paralajmëruar për ndryshimet që do të ndodhin në trupin e tij gjatë pubertetit. Akademia e pediatërve amerikanë jep disa këshilla për prindërit.Gjithmonë duket sikur është shumë shpejt, ose shumë vonë. Në fakt janë prindërit ata që mendojnë se fëmijët e tyre nuk kanë moshë, që janë të vegjël, ose të rritur për të folur rreth këtyre gjërave. Pavarësisht se kohët kanë ndryshuar, çështja e seksit mbetet tabu për prindërit. Për këtë arsye fëmijët janë të detyruar të mësojnë vetë, si atëherë, ashtu edhe tani, vetëm se sot ekziston interneti dhe kjo i ndryshon shumë gjërat nëse flasim për seksin, seksualitetin, e pse jo edhe për dashurinë. Në epokën e erosit virtual, seksi është një lëndë shumë e vështirë, ku 12-vjeçarët, të cilët ndoshta nuk kanë dhënë apo nuk kanë marrë kurrë një puthje, janë shumë kureshtarë dhe postojnë çdo ditë në internet fotografi çiftesh duke u puthur. Pikëpyetja më e madhe për ta është nëse këto puthje janë apo jo të vërteta... Cila është mosha e duhur e fëmijëve për të folur për seksin? Cilët janë termat, fjalët dhe shembujt e duhur për të folur mbi temën e seksit me këtë brez fëmijësh dhe adoleshentësh, të cilët që nga fëmijëria rrezikojnë të përballen me çdo lloj skene “të nxehtë”, apo çdo lloj imagjinate erotike?
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Fjalët e duhura për t’u shpjeguar erosin fëmijëve Empty Re: Fjalët e duhura për t’u shpjeguar erosin fëmijëve

Sun 11 Dec 2011 - 19:16
Rendesine me te madhe te sqarimit mbi kete, e mban situata e dashurise dhe jo e seksit!
Seksi si do qe te shpjegohet, mban nje seriozitet shume te vogel sidomos per moshat e reja!
Nuk ka kuptim seksi pa dashurine, bota sot ka krijuar vete kete gabim te madh ku njeriu e zbulon dashurine nga seksi (se prapthi) dhe jo seksin nga dashuria!
Kuptimi eshte shkurt dhe qarte, pjekuria sjell dashurine dhe dashuria sjell simbole te tjera!
Seksi eshte simboli i dashurise, nese nuk i pershtate dashurise atehere seksi tejkalon ne shperdorim!

Shperdorimi eshte kulture e ulet!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi