- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Mund te jete shpjeguar misteri i Oqeanit te Stuhive ne Hene
Fri 2 Nov 2012 - 15:06
Njolla me e madhe e erret e Henes, e njohur si Oqeani i Stuhive, mund te jete nje shenje e shkaktuar nga nje perplasje kozmike qe krijoi nje det me magma me shume se nje mije milje te gjere dhe disa milje te thelle. Te pakten kjo eshte hioteza me e fundit e hedhur nga shkencetaret.
"Keto zbulime mund te ndihmojne ne shpjegimin se pse ana me e afert e Henes dhe ajo me e larget jane kaq te ndryshme me njera tjetren."- tha nje prej kerkuesve.
Shkencetaret kane kohe qe jane interesuar dhe kane analizuar Oceanus Procellarum, ose Oqeanin e Stuhive, nje njolle te erret ne anen e afert te Henes qe eshte me shume se 3.000 kilometra e gjere.
Ana me e afert e Henes, ana qe eshte gjithmone me fytyre nga Toka, eshte ndryshe nga ana tjeter e Henes, ajo qe ndodhet larg Tokes; e cila shume shpesh quhet ne menyre te gabuar si ana e erret e Henes (ne fakt kjo ane i merr rrezet e Diellit, por thjesht nuk eshte ndonjehere me fytyre nga Toka).
Per shembull, pjese te medha guri vullkanik te quajtur 'maria' (fjala latine per detet) mbulojne pothuajse nje te treten e anes se afert te Henes, por shume pak maria jane pare ne anen e larget te Henes.
Kerkuesit kane hedhur nje sere hipotezash per te shpjeguar ndryshimin e madh ndermjet anes se afert dhe anes se larget te Henes. Disa kane sugjeruar qe nje here e nje kohe Hena mund te kete qene duke orbituar token perpara se te perplasej me nje Hene tjeter, duke i shperndare mbetjet e saj me se shumti ne pjesen me te larget te Henes. Te tjere kane propozuar se terheqja e Henes nga Toka ka shkaktoar ato ndryshime qe me vone jane ngrire ne vend ne anen me te afert te Henes.
Ne menyre te ngjashme gjysma veriore dhe jugore e Marsit jane shume te ndryshme nga njera tjetra, dhe kerkuesit sugjerojne qe nje perplasje e frikshme mund te kete qene arsyeja. Tani shkencetaret ne Japoni thone qe nje perplasje gjigande mundet te shpjegoje gjithashtu edhe natyren me 'dy fytyra' te Henes, nje perplasje qe ka qene zanafilla e Oqeanit te Stuhive.
Kerkuesit analizuan perberjen e siperfaqes se Henes. Te dhenat treguan qe nje varietet me nivele kalciumi te ulet i mineralit piroksen eshte i perqendruar rreth Oqeanit te Stuhive. Gjithashtu jane vene re kratere te impakteve te medha si Imbriumbasins. Ky lloj prokseni eshte i lidhur me shkrirjen dhe germimin e materialeve nga manteli i Henes, dhe sugjeron qe Oqeani i Stuhive eshte nje mbetje nga nje perplasje kataklizmike.
Kerkuesit thone qe perplasje mjaftueshem te medha per te krijuar Oqeanin e Stuhive dhe dhe shenja te tjera qe ka Hena do te kishin hequr totalisht koren origjinale ne anen e afert te Henes. Korja e formuar me pas aty nga ajo cfare kishte mbetur do te ishte shume e ndryshme nga ajo ne anen e larget te Henes, dhe kjo do te shpjegonte perse keto ngjysma jane aq te ndryshme.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi