Ja pse kafshet e parandjejne termetin
Tue 13 Dec 2011 - 0:43
Para tërmetit nëntoka gjallërohet, dhe pikërisht këto reaksione dhe ndryshimet kimike i ndiejnë kafshët, veçanërisht bretkosat dhe gjarpërinjtë, të cilët ikin para rrezikut kërcënues të tërmetit.
Kafshët mund të parashikojnë tërmetin ashtu që ndiejnë ndryshimet kimike në ujërat nëntokësore pak para goditjes, kanë zbuluar shkencëtarët nga Universiteti britanik Open dhe NASA. Pas tërmetit në qytetin italian L’Aquila në vitin 2009, shkencëtarët për herë të parë kanë filluar të hulumtojnë efektet e këtyre ndryshimeve sepse gati të gjitha bretkosat një ditë para tërmetit kishin braktisur pellgun, që njëkohësisht ishte edhe lokacioni i tërmetit.
Ata kanë zbuluar që kafshët të cilat jetojnë në afërsi të ujërave nëntokësore janë shumë të ndejshme ndaj ndryshimet kimike, të cilat krijohen për shkak të lirimit të grimcave të kores së tokës dhe reaksioneve të tyre me grimcat e ujit.
“Kafshët kanë sensorin e tyre sizmik dhe sapo e ndiejnë rrezikun fillojnë të sillen në mënyrë të pazakonshme dhe të ikin”, ka thënë udhëheqësi i studimit, Friedemann Freund nga NASA.
Sjellja e pazakonshme e kafshëve para tërmetit është paraqitur dhe vënë re edhe më herët. Kështu grumbuj të gjarpinjve kanë ikur para tërmetit të vitit 1975 në Haichengun kinez. Ky rast është veçanërisht i çuditshëm sepse tërmeti ka goditur gjatë kohës së dimrit, periudhë kjo gjatë së cilës gjarpinjtë janë në gjumin dimëror dhe dalja e tyre në sipërfaqe, në temperaturën rreth 0 gradë celsius, është vetëvrasëse.
Nëse shkëmbinjtë janë nën presion të madh, siç është rasti para tërmetit, ata lëshojnë shumë jone të ngarkuara në nëntokë. Nëse jonet reagojnë me ujin, krijohet peroksidi i hidrogjenit, kompozimi, për shkak të të cilit edhe ikin kafshët, kanë shpjeguar shkencëtarët.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi