- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Broka: Vitin e ardhshëm do realizojmë “Nëntorin e Tretë” për shqiptarët
Tue 13 Dec 2011 - 20:34
Shqiptarët në mënyra të ndryshme janë duke tentuar të bashkohen mes veti në të gjitha trevat ku jetojnë. Idenë më origjinale e ka dhënë “Kuvendi Civil” në Shqipëri i cili kërkon që për një moment të gjithë të harrojnë bindjet politike apo shtetësisë. Sipas të rinjve të “KC” me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë do të krijohet një bashkim pan-shqiptar ku do të kërkohet një përpjekje më e madhe për rritjen e rolit të faktorit shqiptar në Ballkan por dhe më gjerë. Për këtë na flet ideatori i kësaj nisme dhe kreu i “Kuvendit Civil” Dritan Broka. Në intervistë thotë se përpjekjet që paraardhësit kanë bërë për bashkimin e shqiptarëve mund të jetësohen në këto momente.
Pak ditë më parë keni prezantuar idenë e një bashkimi të gjithë trevave shqiptare, mund të na flisni pak për këtë nismë?
Po është e vërtetë, kemi folur për një bashkim të të gjithë trevave shqiptare por nuk kemi folur për një bashkim gjeografik por për një bashkim mbipolitik, për një bashkim shoqëror ku të gjithë shqiptarët do jenë nën një çati dhe të gjithë do luftojnë për rritjen dhe fuqizimin e faktorit Shqiptar në Ballkan por dhe më gjerë. Shqiptarët gjithnjë kanë qenë të bashkuar shpirtërisht por tashmë ne po krijojmë një këshill mbarëshqiptar ku do qëndroj mbi të gjitha palët dhe do synojmë të fuqizojmë çdo shqiptar në vendin e tij ku jeton. Gjithnjë na kanë përçarë, gjithnjë janë munduar të na ndajnë, por kësaj here të bashkohemi të gjithë jashtë krahëve politike, mbi interesat personale të shumëve nga ne, dhe të ndihmojmë njëri–tjetrin dhe veten tonë në rritjen e Shqiptarizmit. Kjo nisem është marrë nga ne si të rinj Shqiptarë dhe për ti dhënë një dimension të ri fjalës Shqiptar kudo që ndodhemi. Meqenëse m’u dha rasti ndërmjet gazetës suaj po ftoj dhe njëherë çdo person që e quan veten shqiptar të bashkohet me ne, dhe të gjithë së bashku le të realizojmë objektivat mbarë kombëtar. Jemi krenar qe jemi shqiptarë!
Si mund të arrihet kjo marrëveshje mes shqiptarëve kur dihet që të paktën ne jetojmë në katër shtete të ndryshme?
Po, sot shqiptarët jetojnë të ndarë, dhe prandaj për mendimin tonë lindi e domosdoshme çelja e një organizmi për t’i bashkuar të gjithë në një strukturë të vetme dhe të përbashkët këtu në Tiranë në qendrën e Shqiptarisë dhe Shqiptarëve. Ne po lidhim kontaktet dhe po i bëjmë ftese të gjithë partive politike, OJF-ve dhe njerëzve nga të gjithë trevat shqiptare të bashkohen me ne në këtë rrugë të gjatë që kemi nisur, të lënë për njëherë të vetme krahët e tyre politike apo interesat e tyre personale për të vënë në krye interesat mbarëkombëtare shqiptare, interesat tona të përbashkëta. Ne po organizojmë një forum të madh ose një organizëm i cili do mblidhet minimalisht një herë në dy muaj dhe do ketë delegatë nga të gjithë institucionet shqiptare që do bashkohen në këtë rrugë dhe jashtë interesave të tyre personale do bisedojnë dhe do i vënë vetes objektiva konkrete për të ndikuar në fuqizimin e rolit të shqiptarëve në arenën ballkanike, evropiane por dhe me gjerë. Është e drejta e gjithsecilit dhe e gjithkujt që të bashkohen në një rrugë të përbashkët kur kanë disa objektiva të njëjta, aq më tepër kur ato janë objektiva hyjnor dhe kaq të fortë.
Ju keni artikular dhe termin “Nëntor i Tretë”, mund të na thoni çfarë nënkuptoni me këtë?
Po është e vërtetë, ne e kemi përdorur këtë term, dhe gjatë gjithë vitit 2011-2012 do realizojmë shumë takime dhe aktivitete kombëtare në mbarë trevat shqiptare, për të shkuar të gjithë së bashku drejt nëntorit të tretë. Nëntori i tretë do jetë data 28 nëntor 2012 ku ne do ftojmë gjatë një viti të tërë të gjithë shqiptarët nga janë të bashkohen në Shqipëri për të festuar të gjithë së bashku nëntorin e tretë, të gjithë të bashkuar. Nëntori i parë ka qenë ai i Skënderbeut, nëntori i dytë ka qenë ai i Ismail Qemalit dhe nëntori i tretë le të jete nëntori i të gjithë Shqiptarëve. Gjatë këtij viti të rinjtë e Shqipes do firmosin një deklaratë mbarëshqiptare nga të gjithë Shqiptarët në të gjitha trevat tona, ku synojmë mbi një milion firma Shqiptarësh, kjo do jetë deklarata e nëntorit të tretë.
Kohët e fundit është parë një mobilizim i forcave të ndryshme që ngrenë zërin me patriotizmin, përveç “Kuvendit Civil” është dhe “Aleanca Kuqezi” por dhe lideri i opozitës Edi Rama është parë së fundmi në një turne në zonat ku jetojnë shqiptarë, çfarë ka ndodhur që pikërisht në këto momente kemi këtë ngjallje të patriotizmit?
Unë nuk mund të flas për forcat e tjera qofshin këto politike apo jo politike, dhe nuk i di qëllimet e tyre ose objektivat përkatëse, por shumë mirë mund të flas për këtë nisëm mbarëkombëtare që ne kemi nisur. Realisht me këshillin mbarëkombëtar ne nuk synojmë asgjë politike apo gjë tjetër, ne nuk synojmë asgjë të vogël, por synojmë atë ideal si bijë të shqipes dhe asgjë më shumë dhe asgjë më pak, kam dëshirë të shoh njëherë të gjithë shqiptarët bashkë për të fuqizuar veten e tyre dhe për të mirën e të gjithë Shqiptarëve që kanë nevojën tonë. Bashkimi i të gjithë Shqiptarëve përtej interesave të tyre personal për mua do jetë arritja e një objektivi jetësor, dhe një ideal shumë i madh dhe i rëndësishëm për tu realizuar.
Shumë veta kanë idenë se patriotizmi është i kaluar në kohë, mendoni se për shqiptarët ka ardhur koha të punojnë për integrimin në BE dhe të largohen nga folklorizmat e bashkimit mes tyre?
Shtëpia jonë e radhës është Evropa, dhe ne si “Kuvend Civil” dhe çdo organizëm serioz shqiptar për mendimin tim ka si qëllim dhe objektiv primar integrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në Bashkimin Europian. Por kjo nuk do të thotë që shqiptari të mos fuqizohet dhe ta meritoj Europën dhe jo ta fusin për lëmoshë në këtë strukturë të madhe. Folëm shumë për bashkim, por po e theksoj askush deri tani nuk ka cituar bashkim gjeografik por një tjetër lloj bashkimi, synimi ynë është më i madh se kaq, është një synim real dhe i prekshëm, një synim i cili është i mirë për të gjithë shqiptarët por dhe për vetë Europa, ne duam të fuqizojmë çdo shqiptar në vendin e tij ku jeton. Kështu që le ti përvishemi të gjithë punës dhe mos te ngelemi në llafe të kota apo në fjalime mediatike, në qoftë se duam të bëjmë diçka konkrete për veten tonë dhe për të gjithë shqiptarët hajde e bëjmë, Këshilli Mbarëshqiptar është ajo strukturë ku asnjëri nuk do jetë për të qenë protagonist por të gjithë ne do jemi për të bërë protagonist shqiptarinë dhe shqiptarët. Unë dhe të gjithë të tjerët që deri më sot janë bashkuar me ne, ju sigurojmë që do punojmë shumë fortë, me dëshirë dhe përkushtim jetësor për të fuqizuar shqiptarinë dhe për ta vënë në jetë këtë ideal të bukur për të gjithë ne! Me punë dhe dëshirë gjithçka është e mundur!
/ama-news/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi