Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Mbetet Presidente deri vitin e ardhshëm Empty Mbetet Presidente deri vitin e ardhshëm

Sat 10 Mar 2012 - 23:28
Marrëveshja mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit, për zgjedhjet presidenciale, tashmë është shkelur. Arsim Bajrami thotë se ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit nuk pritet të shkojnë në Parlament para muajit qershor. Kjo pamundëson që Shefi i ri i Shtetit të zgjidhet këtë vit, pasi që, sipas marrëveshjes, zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen gjashtë muaj pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese.
Afati nëntëmujor që ishte përcaktuar me marrëveshjen mes Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli, për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e Presidentit, tashmë është shkelur, shkruan “Express”.
Por, jo edhe afati i ndryshimeve ligjore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Sipas marrëveshjes mes liderëve të PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, e arritur me presionin e ambasadorit Christopher Dell në muajin prill të vitit 2011, muaji janar i këtij viti do të duhej të shënonte edhe përfundimin e ndryshimeve kushtetuese, që do të hapte rrugën për shpalljen e zgjedhjeve për kreun e shtetit.
Në marrëveshjen e nënshkruar nga tre liderët dhe e miratuar në Kuvend, është paraparë që Komisioni të përfundojë mandatin jo më shumë se nëntë muaj (prill 2011 – janar 2012) prej votimit në Kuvend.
Por, ndryshimet nuk pritet të përfundojnë së paku deri në muajin qershor të 2012. Tek pastaj mund të votohen në Kuvend dhe të shpallen zgjedhjet presidenciale.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi