Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Jahjaga, presidente deri në 2016-n Empty Jahjaga, presidente deri në 2016-n

Fri 28 Feb 2014 - 18:54
Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Jacobson, ka porositur partitë politike që mos të llogarisin pozitën e Atifete Jahjagës, kur të diskutojnë për koalicione.
“Shpesh në media e shoh këtë idenë që koalicioni do të jetë me një udhëheqës si kryeministër e tjetri si president. Ata harrojnë faktin se presidentja e ka mandatin deri në 2016-n, diçka që e ka konfirmuar edhe Gjykata Kushtetuese. Nuk besoj që Kushtetua le hapësirë që presidentja të lë mandatin që të bëhet pjesë e marrëveshjes”, ka deklaruar Jacobson në një intervistë për “Info Magazine” në “Klan Kosova”.
Ajo ka thënë se zgjedhjet e fundit lokale japin shpresë se spektri politik ka arritur një pjekuri për të organizuar zgjedhje fer dhe korrekte.
Duke komentuar lidhur me marrëdhëniet me liderët politikë, Jacobson foli edhe për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. “Nëse Albin Kurti thotë se Vetëvendosje! nuk do të angazhohet më me konfrontime fizike siç ishte vitin e kaluar. Nëse ata publikisht do ta thoshin një gjë të tillë, atëherë nesër do të takohesha me ta”, është shprehur Jacobson.
Gjatë kësaj interviste, ambasadorja amerikane ka thënë se Kosova ka nevojë për EULEX-in, derisa bëri thirrje që shndërrimi i FSK-së në ushtri të ketë edhe pajtimin e NATO-s.
Jacobson ka folur edhe për protestat para rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të cilat sipas saj, kishin prapavijë politike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi