Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

1 muaj punë e viktimave të Kanunit, vlen sa për 2 pula Empty 1 muaj punë e viktimave të Kanunit, vlen sa për 2 pula

Wed 14 Dec 2011 - 20:14
1 muaj punë e viktimave të Kanunit, vlen sa për 2 pula 49397ROME - Gazeta italiane “La Repubblica” i ka kushtuar një reportazh të veçantë fenomenit të gjakmarrjes dhe pasojave të tij, në veri të Shqipërisë. Shkrimi i kushtohet veçanërisht grave shqiptare dhe përpjekjeve të tyre për të mbajtur familjen, duke pranuar të paguhen shumë pak, për një punë që kushton 300 herë më shumë.

Sipas “La Repubblica”, gratë e ngujuara në Shqipëri realizojnë me dorë objekte të mrekullueshme fetare, për të cilat marrin një shpërblim qesharak. Rrëfimi përqëndrohet kryesisht në Shkodër, ku “Kodi i Nderit” vazhdon të zbatohet përditë, duke shkaktuar gjithnjë e më shumë viktima.

“Në veri të Shqipërisë , në Shkodër, një qytet me rreth 100 mijë banorë, ku shiu bëhet gjithnjë padron i zonës dhe shpesh përmbyt shtëpitë e vogla gri e rrugët e prishura, vazhdon të ruhet Kodi i Vjetër i Nderit, Kanuni.” – theksohet në reportazhin e “La Repubblica”.

Në Shkodër ekzistojnë rreth 90 familje që i janë nënshtruar ligjeve të Kanunit dhe vuajnë prej vitesh frikën e hakmarrjes dhe ngujimin, në të shumtën e rasteve vetëm sepse kanë gjakun e një vrasësi.

Shumë gra të ngujuara në Shkodër punojnë me dorë për muaj të tërë objekte fetare, që shiten më pas në Vatikan.

Shpesh nuk janë katolike dhe nuk dinë asgjë për rozaret me kryq dhe rruaza që përdorën nga të krishterët, por i punojnë ato me dashuri për t’u siguruar fëmijëve bukën e përditshme.
Ato falenderojnë firmën italiane që u ka dhënë mundësi të bëjnë një punë të tillë, me të ardhurat e së cilës mund të blejnë vetëm 2 pula. Ato nuk dinë se këto objekte shiten 300 herë më shtrenjtë në shtetin fqinj.

“La Repubblica” zbuloi se rozaret e prodhuara në Shqipëri blihen për 7 cent, por shiten në San Giovani në Laterano, afër Vatikanit për 20 euro.

(Përshtati Erjola Nurcelli/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi